Samuel Beckett
Kalendari poetik: Samuel Beckett (1906-1989)
U lind më 13 prill 1906 Samuel Barclay Beckett, dramaturg, shkrimtar, poet, përkthyes e skenarist irlandez. Për studiuesit dhe kritikët letrarë mbetet njëri nga shkrimtarët më me ndikim të shekullit të kaluar. Njëri nga etërit e teatrit absurd. Në vitin 1969 fitoi çmimin Nobel për veprën e tij letrare.
SKIFTERI
Duke tërhequr urinë e vet nëpër qiell
prej kafkës sime që qiell e dhé ngërthen
poshtë drejt të brishtëve bie me vërtik
e kthehet sa t’u marrë jetën
e përqeshur me një lëkurë që s’u hyn në punë
kur ka uri në qiell e në tokë.
© shqipëroi Maksim Rakipaj