Lauren Mendinueta
Kalendari poetik: Lauren Mendinueta 1977
U lind më 14 prill, 45 vite më parë Lauren Mendinueta, poete, eseiste dhe përkthyese kolombiane. Poezi të saj janë përkthyer në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, portugalisht e italisht. Ja një poezi e saj në shqip:
TJETRA QË JAM
Kam ca fotografi ku nuk e njoh veten.
Uni im mburravec kur i vështroj
më detyron të mendoj se jam vetëm te njëra
dhe jo në shumicën e të gjithave ku jam
ajo tjetra që më zëvendson atje.
E kam vështirë ta pranoj se ajo e panjohura qenkam unë
ajo femër e shëmtuar
me atë fytyrë, që edhe pa qënë unë, më është e huaj.
Të kuptosh botën u dashka dhe kjo:
të pranoj me qënë ajo që nuk njoh.

© shqipèroi Maksim Rakipaj