Poezi nga Khalil Gibran (1883-1931)
Një Komb!
Për një komb t’ju vij keq
që vesh rroba dhe akoma nuk janë endë
që ha bukë, por jo nga të korrat e veta
që pi verë, por jo nga gota e tij.
Për një komb t’ju vij keq
që nuk ngre zërin, por dëgjohet në rrjeshtin e funeralit të mortit
që nuk pērputhet, por vetëm me rrënojat brenda vetes
që nuk reagon, por ngrihet atëherë , kur gjendet zverku I tij mes shpatës e gurit.
Për një komb t’ju vij keq
që ka për politikan një dhelpër
njē filozof mashtrues, që di për art arnësa e kopjim.
Për një komb t’ju vij keq
që ka njerëz të mençur, por për shumë vite qëndrojnë të heshtur.

Përktheu nga greqishtja Ermira Saraçi Osmani