Poezi nga Sofia Doko Arapaj
Vajtimi i motrës së Attidhos
Nëna ime nënë, pranverën nuk më lë ajo t’ a shoh
Më kullon pikë -pikë zemra mbi lulëkuqet e para
Shigjetat e helmëta po kalben o nëno,
Nëna ime nënë, që s’ më la t’ ju dua…
Nëna ime, nënë dëgjoje të vetminë tim vëlla
Attidhon e bukur që vajton edhe për mua
Ajo, po m’ a shkel gjakun pa mëshirë, o nëno
Nëna ime nënë, që s’ më la t’ ju dua…
N’ a mungojnë shumë poetët që ndërruan qiell
Të duket sikur se planiti ka ndaluar,
Dhe thjesht bëjmë një përpjekje mos ata janë ringjallur përsëri.
Po tani për kë shkruajmë
Ata që n’ a botuan u fshehën përsëri
Po tani për kë shkruajmë…
Zgavrave të stërgjatura
Unë dua t’ i mëkoj ata
T’ u jap mishin e zemrës
Që t’ i dëgjoj ata
Kur të zbrazin vetëtima për mua…
Se pse më ikën mëndja,
Se pse kam shumë etje,
Se pse më ngjaj me fantazmë…
T’ u tund këmborën për tek shpella
T’ i deh me kushtin e shejtanes
T’ u pikturoj dhe një sy në ballë
Se pse jam bërë e mirë
Se pse jam bërë e logjikshme
Se pse jam bërë …, e largët…
O teta, n’ a jep një bukë gruri
Të japim një fshesë
Se po afron nata e n’ a kafshojnë qentë…
Pa tituj
Kur të vrasin me fjalë
E bie rëndë në tokë
Lufton egër me shpirtin
I cili, përpiqet të dalë…
I dyllos, të gjithë shtigjet
E dhe pse përtokë
Po ai, edhe pse i vrarë
Fluturon për në zot…
Dhe, më sheh nga lartësia
Pa dritare e pa dyer
Të mpirë e të zhgënjyer
Ndaj nis një ulërimë
Sheh se kam uri e më çon një cicërimë
Sheh se kam mërzi
Më mbulon trëndelinë
Më sheh ashtu përdhe
E nis një ulërimë…