Kalendari poetik: Kingsley Amis (1922-1995) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Kingsley Amis
 
Kalendari poetik: Kingsley Amis (1922-1995)
 
Sot, më 16 prill, është dita e lindjes së Kingsley William Amis, shkrimtar, poet dhe kritik letrar britanik. Edhe Prindët e tij, Martin Amis dhe Elizabeth Jane Howard, ishin shkrimtarë. Studioi në St John’s College, Oxford dhe pastaj u emërua profesor në Universitetin Cambridge. Në vitet e pasluftës, komunizmi ishte i modës në Angli dhe Evropë, por pas ngjarjeve të përgjakshme në Hungari, poeti u shkëput përfundimisht nga ato ide. Në 100 vjetorin e lindjes së poetit, ja një poezi prej tij, që më bëri shumë përshtypje:
 
 
ZËRI I PUSHTETIT (THE VOICE OF AUTHORITY)
 
Këtë bëj. Mos lëviz. O’Grady* thotë kështu bëj,
Lëviz pak, kupton, bëj çka të them.
Gjallërohu kur të them ç’thotë O’Grady.
 
Thuaj këtë. Qepe. O’Grady thotë këto thuaj,
Fol shpejt e shpejt, pa menduar çka thua.
Çka lejohet është të thuash çka O’Grady thotë.
 
Më mirë po ta them më çkoqur:
O’Grady thotë se lejohet çka them unë
E tha O’Grady, ja ç’thotë O’Grady.
 
Duke zëvendsuar mund të flasësh më shkurt,
Me që çdo Zot që të pëlqen do të të bënte të thoshe
Çka të pëlqen, ja ç’thotë O’Grady.
 
S’është këtu e keqja, por në atë që
E para dhe e fundit që them për Përparimin
Është O’Grady thotë, jo vetëm çka thotë O’Grady.
 
Megjithatë, ta lemë O’Gradyn
Pra se çka themi të lejohet, jo çka themi ne
Thotë O’Grady. Ose thjesht, kështu thotë O’Grady.
 
shënimi im: O’Grady* është një seri televizive vizatimore që jepet në TV amerikane për adoleshentët, e krijuar nga Tom Snyder, Carl W. Adams dhe Holly Schlesinger
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s