Poezi nga Berkinalieva Sagynbubu Abdusamatovna (Republika e Kyrgystanit) / Shqipëroi: Alfred Kola

 
Poezi nga Berkinalieva Sagynbubu Abdusamatovna (Republika e Kyrgystanit)
 
 
***
 
Marr sot k’to hapa plot rrezik –
Kush do më japë kujdesi?
A do gjej prehje te lulëkuqet
Çelur te zànat në liri?
 
E ndiej po thahen dhe lulëkuqet –
Që bien shpatit kuturu.
E kur fillon të bjerë dhe qielli,
Shpresën zemrës ia thyen qashtu.
 
Dhe vërtet s’mund të ketë shmangie
Nga çfarë fati e ka treguar.
Çdo sakrificë është e kotë
Kur poshtë gurit është i shkruar.
 
Çdo hap më tej është mëkat
Dhe pse i vogël në çapim,
Ditët pa faj e pa mëkat
Zemrës m’i sjellin pikëllim.
 
Lërmë të jem vajza e borës
Te përrallë e hershme prej shumë kohësh.
 
 
***
 
Such dangerous steps I take today –
And who will look after me?
Will I find comfort in the poppies
That in fairyland grow free?
 
Yet it seems even the poppies wither –
They’re tumbling down the slope.
And when the sky starts falling too,
It smashes my heart’s hope.
 
There’s really no eluding
What destiny has shown.
Any sacrifice is useless
When it’s written down in stone.
 
Every further step’s a sin
Even though it’s brief,
But guiltless, sinless days
Bring my heart such grief.
 
Let me be a girl of snow
In a fairy tale from long ago.
 
 
Note : Në poezinë e Sagynbubu ndeshesh me ornamentin, harmoninë dhe njëhësimin në një të natyrës me botën shpirtërore. Lulëkuqet në këtë poezi janë thjesht ajo vajza e borës që udhëton thëllimit, për të treguar fatin e rënë nga qielli, shkelur nën gur dhe mbjellur sakrificës së shpresës. Çdo hap i hedhur është si një udhëtim nëpër erë, parrim i kurmit dhe luleve, ditëve të pafaj, ashtu në përkorje dhe lulëzim për të shpalosur ngjyrat e kohës.
 
Agron Shele
 
 
22549821_493872800982523_2540650118735494747_n
 
Shqipëroi: Alfred Kola
Korçë, 16 prill 2022
 
 
 

One thought on “Poezi nga Berkinalieva Sagynbubu Abdusamatovna (Republika e Kyrgystanit) / Shqipëroi: Alfred Kola

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s