Kalendari poetik: Tasos Livadhitis (1922-1988) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Tasos Livadhitis
 
Kalendari poetik: Tasos Livadhitis (1922-1988)
 
U lind më 20 prill 1922 në Athinë (prejardhjen e kishte nga Peloponezi), poeti i njohur grek Livadhitis. Shumë prej poezive të tij janë tekste këngësh në bashkëpunim me kompozitorin e njohur M. Theodhoraqis. Me bindje të majta, bëri disa vite burg më 1947 dhe pas mbarimit të luftës civile pas vitit 1949. Nuk pati fatin të lindej në Shqipëri, se do të njihej më mirë me komunizmin dhe komunistët…Sjell këtë shqipërim nga poeti grek në 100 vjetorin e lindjes së stij:
 
NËSE DO TË QUHESH NJERI
(Αν θέλεις να λέγεσαι άνθρωπος)
 
Nëse do të quhesh njeri
kurrë mos rresht së luftuari për paqe dhe drejtësi.
Dil në rrugë, sa goja të përgjaket nga thirrjet,
fytyra të përgjaket nga plumbat, por mos u tërhiq.
Çdo britmë qoftë një gur në dritaret e luftënxitësve
çdo gjest qoftë kundër padrejtësisë.
Dhe kujto: mos humb torruan asnjë çast.
Sikur edhe një çast të kujtosh fëmininë tënde,
do të lejosh që mijra fëmijë të flijohen
ndërsa të çkujdesur lodrojnë në vendet e tyre.
Sikur për një çast të mahnitesh pas perëndimit të diellit
nesër mijra njerëz do të humbasin në natën e luftës,
në u përhumbsh një çast ndër ëndërrime
mijra ëndrra njerëzore do të bëhen hi nën bombardime.
S’ke kohë,
kohë për veten s’ke
nëse do të quhesh njeri.
 
Nëse do të quhesh njeri
mund të jetë e nevojshme të largohesh nga nëna,
e dashura, bijtë.
Mos ngurro.
Mund të mbetesh pa dritë, pa bukë, pa pushimin e natës
në shtëpi dhe të marrësh rrugën e vështirë drejt së nesërmes.
E di, është bukur të dëgjosh fizarmonikën mbrëmjeve,
të kundrosh yjet, të ëndërrosh buzët e kuqe të së dashurës,
të dëgjosh ëndrrat e saj për të ardhmen.
Por duhet t’u thuash lamtumirë të gjithave dhe t’ia nisësh
nga e para, prej teje varen të gjitha fizarmonikat,
yjet, të gjitha ëndrrat
nëse dëshiron të quhesh njeri.
 
Nëse dëshiron të quhesh njeri
mund të vijë puna të hash njëzet a më tepër vite burg,
por ti edhe në burg do t’i kujtosh pranverat e tua,
të nënës dhe të botës.
Dhe nga ajo birucë e ngushtë
ke për të vazhduar rrugën tënde mbi tokë.
Dhe kur në heshtjen e pafundme të natës, me gisht
të trokasësh, nga ana tjetër e murit Spanja do të përgjigjet.
Dhe sado vite të kalojnë dhe flokët do të të zbardhen,
ti s’ke për t’u plakur.
Ti edhe brenda burgut, çdo mëngjez më i ri ke për t’u zgjuar,
sepse luftëra të reja do të kesh në botë
nëse do të quhesh njeri.
 
Nëse do të quhesh njeri
duhet të jesh gati të vdesësh çdo ditë.
Një natë para, në vetmi, shkruaji nënës një letër të gjatë,
të dhëmshur, shkruaj mbi mur datën, gërmat e para
të emrit tënd dhe fjalën Paqe,
sikur të shkruash historinë e jetës tënde.
Të jesh i gatshëm të vdesësh çdo mëngjez
para gjashtë pushkësh të qëndrosh
sikur të jesh para së ardhmes.
Dhe kur të shkrepen pushkët që po të vrasin,
miliona njerëz të dëgjosh që për paqen
luftojnë dhe këndojnë.
Nëse do të quhesh njeri.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s