Kalendari poetik: Veronica Micle  (1850-1889) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Veronica Micle
 
Kalendari poetik: Veronica Micle  (1850-1889)
 
Poete dhe shkrimtare rumune, u lind më 22 prill 1850. Përveç veprës së saj poetike, kujtohet edhe për historinë e dashurisë së trazuar, tragjike me poetin Mihai Eminesku, që është poeti kombëtar rumun.
Përmbledhjen e parë poetike e botoi në vitin 1872; po atë vit u njoh me Emineskun ndërsa ndodheshin të dy në Vienë. Filloi menjëherë një lidhje e fuqishme mes të dyve që do t’i shoqëronte gjithë jetën. Kjo lidhje u shndërrua në dashuri, në vitin 1875, megjithëse Veronika ishte e martuar. Në vitin 1879 i vdiq i shoqi duke e lënë në varfëri. Në vitin 1883 Eminesku u sëmur rëndë, pas pak kohësh Veronika shkoi pranë tij për ta ndihmuar poetin. Pas vdekjes së Emineskut, më 15 qershor 1889, Veronika u tërhoq në manastirin Văratec ku shkroi një përmbledhjen poetike “Dashuri dhe Poezi”. Tre muaj pas vdekjes së të dashurit të saj, u helmua me arsenik.
Ja një poezi e saj:
 
 
JANË LOTË QË…
 
Janë lotë që si lule çelën
Dhe kur i vështroj me dhëmshuri
Mendja më shkon vetëm tek ti, zemër,
Kujtoj ato kohë përsëri
 
Kur lotët më pikonin mbi lulet
Që m’i dhurove me dashuri,
Çdo pikë loti mbi ato lule,
Qe shenjë ndjenje, qe dashuri.
 
Ah! lulet që më dhe atë herë,
Prej tyre as edhe një nuk mbeti
U shpërndanë të gjitha në erë
Me ndjenjën tënde, që koha treti.
 
 
maks
 
© shqipèroi Maksim Rakipaj

2 thoughts on “Kalendari poetik: Veronica Micle  (1850-1889) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s