Poezi nga Anila Qirjazi Mihali

 
Poezi nga Anila Qirjazi Mihali
 
 
E shkruar në Prill
(Ish-mësuesit tim Lliko Nano)
 
Edhe pak kishte mbetur nga shkolla,
Mbi bangë hapur një libër,
Zëri në shpjegimin e orës së fundit
Boshësisë derdhej ëmbël.
 
Vështrim nxënësi
Varur në zemrën tënde.
Fletushka poezish
Prisnin pëlqimin tënd .
 
Ti s’munde
Ti s’munde t’i shihje të gjitha.
 
Ishte Prill
Rrugët gjatë pritën atë mbrëmje.
Pranverat pritën vargun tënd
Dhe hodhën buqeta mbi mermer.
Ti s’ munde ato t’i thurje vargje.
 
Një dorë gjithandej i shpërndau pa koment
Irena që çeli shteg zemrën për ty,
Por aty frymuan veç kujtimet,
Ishte Prill, si tani…
 
 
Dëshira e lules së këputur
 
Më këpute në stinë dëshirash.
Doje të më kishe ndër buzë,
Doja të ndieja trokitje zemre nën frymë.
 
Mbeta bukuri e këputur ndër gishtat e tu.
Dicka të them kur ti bie në gjumë.
Dicka më thua kur vetmisë të shfaqem unë.
 
E gjatë kjo pritje kur digjet imja dëshirë
O më hap vend të mbillem në ty,
O hidhmë të vyshkem mē mirë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s