Mia Lecomte
Kalendari poetik: Mia Lecomte 1966
U lind më 27 prill në Milano, Mia Lacomte, poete italiane, tregimtare, autore librash për fëmijë, etj., me baba francez dhe nënë italiane. Ka përkthyer edhe nga frëngjishtja në italisht autorë të ndryshëm. Ja një poezi prej saj:
PEHLIVANËT
Kur të ecni si dykëmbshat
duhet të rimendoni formulat
për t’u përputhur në rrugët e ndërsjellta
dhe për t’u rikthyer te vetvetja
vlerësohuni në dy hipoteza të ngjashme
dy nga të gjitha
sy dhe duar
dhe gjithçka tjetër,
nëse këtu poshtë
çka është veç dështim
bën si bën atje nbi telin e varur
por sa zbret në tokë ecën kuturù
sepse ka humbur në tjetër drejtpeshim
rrëfen njëri.

© shqipëroi Maksim Rakipaj