Eruditi dhe Polihedriku Fan Stilian Noli: Patriot, Poet dhe Pionier… / Nga At Artur Liolin

 

Fan Noli

 

 

Eruditi dhe Polihedriku Fan Stilian Noli: Patriot, Poet dhe Pionier…

 

 

Nga At Artur Liolin 

 


   Adhuruar nga pasuesit dhe respektuar nga shoket, Noli eshte pare si nje personalitet i shquar qe kryesisht ndihmoi te restaurohej identiteti kombetar i shqiptareve, i cili ishte shtypur per rreth 5 shekuj. Si kishtar, burre shteti dhe studiues, Noli u shqua ne shume fusha dhe beri qe atdheu i tij te njihet ne aspektin nderkombetar, i dha dinjitet atij dhe e pasuroi gjuhen e popullit te vet. Shkurtimisht, ai ishte instrumenti per te siguruar qendrueshmeri dhe besim per levizjen shqiptare ne rritje te ketij shekulli. Ndonese te tjere e paraprine ate ne zgjimin kombetar, ai e pa ate te marre forme dhe emri i tij u be nje pike bashkimi, kryesisht ne Amerike, me teper se kudo, ku komuniteti shqiptar ishte ne gjendje te lulezonte dhe te zhvillohej lirisht.
Ashtu si Tomas Jeffersoni, ai ishte nje humanist i shquar dhe nje reformator energjik; i logjikshem, i perpikte dhe plot ankth per te ruajtur ate qe besonte te ishte e drejta e patjetersueshme e popullit te tij. Ne nje interviste te vitit 1958, qe ruhet ne arkivin e Kryepeshkopates shqiptare ne Amerike, ai pohonte: “Arritja ime me e madhe politike ishte pranimi i Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve… Ky themeloi, nje here e pergjithmone, kufijte e Shqiperise dhe i dha asaj njohjen nga e gjithe bota”. Ndonese Shqiperia e kish shpallur pavaresine qysh me 1912, eshte e mundshme qe pa perpjekjen dinamike te Fan Nolit ne Gjeneve me 1920, kombi shqiptar zor te kish mundur te ekzistonte si nje entitet koheziv ne ate fillim ogurzi.
Ne nje editorial te gazetes se njohur angleze “The Manchester Guardian” po te atij viti shkruhet: “Fan Noli eshte nje njeri qe do te ishte i shquar ne cdo shtet. Nje diplomat i persosur, nje ekspert ne politiken nderkombetare, nje debatues i talentuar, qysh prej fillimit beri nje pershtypje te thelle ne Gjeneve. Ai i hodhi poshte kundershtaret e tij ballkanike ne nje menyre mjeshterore, por gjithmone me rrje buzeqeshje. Ai eshte nje njeri me nje kulture te gjere qe ka lexuar cdo gje te vlefshme per t’u lexuar ne anglisht dhe frengjisht”. Lordi anglez Cecil i shkroi atij: “Si perfaqesuesi kryesor i mbroj’tjes se vendit tuaj, eshte e mjaftueshnie te thoni vetem qe jeni shqiptar…”
Megali Elliniqi Enkiklopedia, botuar ne Athine ne 1933, shkruan per te: “Fan Noli eshte nje nga shqiptaret me te shquar ne fushen e letrave… dhe nje nga personalitetet me te fuqishme politike te Shqiperise… Aneksimi i “Epirit te Veriut” nga Shqiperia ishte result i politikes se mencur te tij. Ne saj te kultures se tij, njohjes se shume gjuheve dhe aftesise se tij gazetareske ai eshte bere udheheqje dhe mendja frymezuese e Rilindjes Shqiptare dhe kampioni kryesor i saj neper bote.” I shkruar ne nje vend qe e shikonte ate si nje nga kundershtaret me te medhenj, ishte ky nje vleresim i madh per figuren e Fan Nolit.
Misteri i njeriut
Megjithe faktin qe Fan Noli ishte nje personalitet shume i njohur, mendimet e tij te brendshme dhe emocionet e tij mbeten edhe sot e kesaj dite nje enigme. Ai ishte nje njeri me nje paraqitje dhe karizme te madhe, i cili ishte shpesh nje kombinim i shumefishte edhe i paradokseve. Ai mund te magjepste, te qortonte, te kercenonte dhe te keshillonte me nje fjali, gje qe shpesh i hutonte miqte e tij. Ai mund te ishte zemerak, i terhequr dhe sentimental, deri ne lot ne te njejtin bashkebisedim. Sensi i tij i humorit, buruar nga tregimet tradicionale te vendlindjes se tij, e bente ate te dashur ne shoqeri, por gjithashtu ishte edhe grace per ndjenjat e tij personale si njeri.
Ne menyra te ndryshme ai e beri veten e tij te thelle, te padepertueshem, ndoshta si pasoje pjeserisht e adhurimit qe ai ngjallte tek pasuesit e tij, dhe pjeserisht si pasoje e nje fare hezitimi per t’u lidhur me njerezit ne nje menyre intime.
Megjithate ai ishte jashte mase besnik, sidomos tek ata qe e ndihmuan gjate kohes se mergimit mbas 1924, dhe mbajti nje korrespondence te ethshme me qindra njerez, ndermjet tyre: politikane, kishtare, anetare te famullive, shoke klase te Harvardit, muzikante, autore, femije dhe madje edhe me te burgosur. “Sepse une isha ne burg dhe erdhet te me shihnit” (Mateu 25).
Ishte gjithmone nje ndjenje nostalgjie, malli dhe kerkimi te panderprere ne rrugen qe ai perpiqej te gjente per rolin dhe vendin e tij ne jete. Eshte domethenese qe ne autobiografine e tij ai i kushton me teper vend femijerise se tij se sa punes per ceshtjen kombetare. Larg nga vendi i tij qysh prej moshes se njome, ai jetoi ne varferi ne pjesen me te madhe te jetes se tij. Ai ishte gjithmone shqiponja e vetmuar: shume e njohen ate, te gjithe e njohin ate, por ai ishte kryesisht vetem me Krishtin dhe Ungjijte dhe harxhoi pjesen me te madhe te jetes se tij ne kete bote ne perkthimet e Shkrimit te Shenjte dhe te Liturgjise.
Eshte e veshtire te thuash nese arritjet e tij te shumta jane te lidhura me natyren e tij te vetmuar. Eshte e mjaftueshme te thuhet qe nga ana sociologjike, shoqeria shqiptare u ka dhene gjithmone individeve dy role per te luajtur: nje jete publike dhe nje jete private, te cilat jane pare si dy sfera te ndryshme. Nje njeri kishte nje rol ne familje dhe nje rol tjeter (shpesh kontradiktor) ne shoqeri, dhe cdo pjese mbetej e padhunueshme.
Kisha ishte shtepia e tij
Edhe pse shpesh pranohet si ne vitet e para Noli e shihte Kishen Ortodokse Shqiptare si rruge shpetimi per Shqiperine, mund te thuhet edhe ne Kisha e shpetoi Fan Nolin edhe si sherbetor te popullit edhe si njeri. Ne te njejtin dokument qe iu referuam me siper dhe qe gjendet ne biblioteken e Fan Nolit, ai shkruan; “E gjithe veprimtaria ime, dashuria ime e pare eshte kisha…” dhe “Hyrja ime e pare ne Levizjen Shqiptare ishte leximi i Dhjates se Re perkthyer ne shqip nga Kostandin Kristoforidhi kur isha dhjete vjec”. Ne njohim gjithashtu qe ai e konsideronte perkthimin dhe hartimin qe kishte bere per librin me te rendesishem te sherbesave te kishes: Kremtore, nje liber qe perbehet nga psalme, kenge, oda dhe tropare nga te ritit liturgjikal ortodoks, si arritjen e tij me te madhe dhe me te rendesishme .

Si njeri i letrave, ai ishte thellesisht i ndjeshem ndaj letersie, muzikes dhe artit dhe i dashuruar mbas tyre. Si njeri i Zotit, nuk njihte letersi me te madhe se Shkrimet e Shenjta, asnje muzike me te fuqishme se sa zeri qe del ne lutjet drejtuar Zotit dhe asnje art me te bukur se arti i lutjes.
Kisha Ortodokse Shqiptare u be shtepia dhe familja e tij dhe e mundesoi t’i jepte shprehje instikteve prej udheheqesi dhe siguroi nje shtrat per devocionin e thelle qe buronte nga vetmia e tij mistike.
Ne nje teme universitare qe shkrojti me 1939 kur po perfundonte punen per Ph.D . doctor ne filozofl, ai e mbyllte vleresimin per vepren e e Makiavelit Princi me keto fjale, qe te kujtojne vleresimin e vete Nolit per karrieren e tij politike: “Tragjedia e Makiavelit qendron ne faktin qe gjate gjithe jetes, pavaresisht nga njohurite e shumta dhe intelekti i jashtezakonshem, atij nuk ju dha asnje mundesi per te realizuar disa nga enderrat e medha per te miren e vendit te tij. Dhe ai di si ta shprehe kete ankese: “Nuk jam i kenaqur me natyren, sepse ajo ose duhet te me mbante fshehur njohuri si keto, ose te me jepte forcen per t’i plotesuar”. Ne se historia e largoj Nolit nga plotesimi i ambicieve politike, Zoti do ta perdorte per qellim me te larte.
Ndoshta deshmia me befasuese e gjenise se tij ishte fakti se nuk lejoi kurre qe nacionalizmi i fuqishem t’i verbonte vizionin per Kishen dhe te ardhmen e saj. Kush do te mendonte se njeriu qe luajti nje rol aq vendimtar ne ringjalljen e identitetit shqiptar, do te kishte patur largpamesine, qendrueshmerine dhe forcen e brendshme per te pare aq larg ne te ardhmen dhe te pergatiste besimtaret e tij per ardhshmerine e nje Kishe Ortodokse Amerikane per te bashkuar te gjithe Ortodokset ne kontinentin ketushme. Ne shume drejtime ai ishte nje njeri qe qendronte gjithmone ne udhekryq dhe kishte aftesine te ndihmonte popullin e tij te bente ndryshime pa i bere faktikisht ai per ata. Njesoj si Mojsiu, patriarku dhe profeti i Dhjates se vjeter, ai ndihmoi ne udheheqjen e tyre dhe u tregoi rrugen drejt tokes se premtuar, por fuqi me te madhe gjykuan se ai vete nuk mund te shkonte atje.
Detyra e fatit
Ndermjet sendeve personale qe u gjeten ne tryezen e punes se te ndjerit Mitropolit diten e vdekjes se tij, ishte nje vellim i holle me poezi franceze dhe disa letra me perkthimin e tij te fundit ne Anglisht – kapitullin e pare te Dhjetes e Vjeter: Gjenese.) Libri i vogel permban nje elegji romantike te titulluar “Vdekja e ujkut” (La Mort de Loup) nga De Vinji (De Vigney). Mitropolitin sodites e kishte terhequr vecanerisht kjo poezi e essell (e qete, e permbajtur) qe dukej sikur meshironte nje ndjenje te madhe angazhimi dhe fisnikerie te heshtur.
Ishin nenvizuar vargjet e fundit te poezise, te cilat duket ta kene prekur thelle Nolin ne betejen e gjate te jetes:
“Te renkosh, te qash, te lutesh esbte njesoj si frika.
Kryeje me zjarr detyren e gfate e te veshtire
qe te ka caktuar fati:
Dhe pastaj, si une vuaj e vdes
pa asnje fjale.
Vec librit me poema, fleteve te letres me doreshkrimin e tij ishte edhe kjo lutje drejtuar Zotit:
“Kur ti do te vish ne toke, mbreti i te gjithe qiejve, me fuqi dhe shkelqim, gjithe bota do te dridhet nga frika, lumenj zjarri do te derdhen perpara vendit tend gjykates i tmerrshem, librat atehere do te hapen gjeresisht, sekretet do te dalin. Oh, me sbpeto nga zjarri i perjetshem i pashuar dhe me vendos me doren tende te drejte ne Parajse, gjykates i drejte dhe i meshirshem”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s