Cikël poezish nga libri “Epitaf Lirie” ,2001 / nga Nehat Jahiu

 

Cikël  poezish  nga  libri  “Epitaf  Lirie”, 2001

 

 

 

portreti  1 i Nehatit

 

Nga Nehat  Jahiu

 

 

 

 
LISIN

 

E prenë lisin në degë
trung e rrënjë mbet
rrënjët në tokë i shtrëngoi
thellë në dhe i lëshoi.

Sa herë gjaku pikoi mbi lis
u mbush trungu me degë e pip
sa herë degën e shkurtuan
rrënjët trungut iu forcuan.

E prenë lisin e na e shpuan
po për tokë s, mund e shtruan
u mbush lisi plot me degë
trupin lart e lëshoi përpjetë

 

 

 

 
GJAKU I LIRISË

 

Thellë nga zemra buron
shumë shtrenjtë kushton
i ruhet atdheut trimrisë
i dhurohet vetëm lirisë.

Nga trupi gurron si gurra
e dhurojnë gra e burra
e falin pleq e të ri
gjaku jepet vetëm për liri.

Për gjakun e lirisë dot
nuk qahet,nuk derdhet lot
si duan lotët trimat dëshmorë
gjaki i lirisë thurrë kurorë

 

 

 

 

ËNDRRA E VRARË

 

Tej Sharrit një zë dëgjohet
zë i një të riu që nga sytë verbohet
jo, Kosovë, ti këshut nuk ke qenë kurr
për ty, foshnja sot bëhet burrë.

Nusja sot na mbetet pa dhëndërr
fëmijës i mbeti e ngrirë një ëndërr
djali shkruan një letër gjaku
e plaku nuk është ta lexoj te oxhaku.

Dashuria e dy të rinjve sot mori fund
ndër atë bli që rrinin atje në katund
me lule lirie vasha rri si kandjell
të dashurin e saj për në luftë përcjell

 

 

 
LIRIA

 

E bukur me dhembje e trishtime
qëndisur me pika gjaku
e qëndisur nga vashat trime
me gjak të njomë- të riu e plaku.

Po më dukesh si mali me borë
sa hije të paska rrezja kurorë
sa e bukur si nuse kreshnike
në duar të trimave ti na u rrite.

Hije të paska gjerdani i dëshmorëve
trimat të thurrën malin e kurorëve
të thurrën vashat,vashat trime
ty, Kosovë, një rreze me shumë gëzime.

 

 

 

 
JA KËTU

 

Ja, kët ndër shekuj me radhë
në arat tona ne mbjellëm farë
ja, këtu bukës i thonë bukë
edhe ujit i thonë ujë ,mu këtu.

Ja, këtu ne gjithmonë jemi
edhe eshtrat këtu i kemi
këtu ishim gjithmonë
me djersë e gjak, në tokën tonë mu këtu.

Ja, këtu nën tokë në rrasa guri
themelet e thella  i ka muri
vatra, konaqe ,mbushur lisa e trima
në këto djerrina mu këtu.

Ja, këtu janë rrënjët e mia
i njeh toka i njeh historia
ja ,këtu nndër shekuj fise Ilire
më njohu kultura ,gjuha ime…

 

 

 

 

 
TEK KJO TOKË

 

Tek kjo tokë,tokë e kuqe
kanë mbirë shumë lulëkuqe
kanë rënë në varr shumë nuse
shumë trima lulëkuqe nëpër varre.

Tek kjo tokë me lisa
janë aty buka dhe rrita
gjakëra të ngjizur në rrasa guri
shkaba qëndisur tek flamuri.

Tek kjo tokë- tokë e fortë
arat mbjellur me eshtra dje e sot
lule skuqur me gjak  Kosove
tek kjo nënë me shumë morte.

Tek kjo tokë ka varre shumë
u derdh gjaku,u derdh lumë
e të bleruara janë mal e fushë
dasëm bëjnë dasmorët me krushq.

Tek kjo tokë,tokë shqiptare
mbijnë lulëkuqet përmbi varre

 

 

 

 

 
NË BALLË TË OXHAKUT

 

Në ballë të oxhakut
ti hoqën plagët, ti hoqën rrudhat
ta ruajtën sofrën, ta ruajtën pragun
ta mbrojtën nderin, ta mbrojtën konakun.

Në ballë të oxhakut ngritur nga vdekja
O, nuk falet kjo tokë, o kurrë, o kurrë
nuk falet nderi e nuk turpërohet fisi
rrënjët  e thella i ka lisi.

Shumëherë në oxhak
u ruajt trungu,u ruajt foleja
harruan se me shekuj këtu ka një prag
shumëherë vdiset për një oxhak

 

 

 

 

 

DO TË BËHET DASËM

 

Do të bëhet dasëm-dasëm në Kosovë
vallen do ta udhëheqin shumë dasmorë
vallja do të niset mu aty në Drenicë
do të vallëzojnë dasmorët e lirisë.

Do të bëjmë dasëm të madhe
le të gëzohen fusha e male
konakun do ta hapim,do ta hapim derën
nuse do ta bëjmë të bukurën pranverën.

Nusen do ta stolisin me kurorë
Adem Jashari me shumë shokë
nusja e bukur,nusja Ilire
me duvak të kuq, duvak lirie.

Do të bëjmë dasëm, dasëm në Kosovë
kemi ftuar shumë krushq e dasmorë
konaku është hapur në Drenicë
në ballë të oxhakut Azem Bejta e Baca Isë.

 

Në maje të Kullës valon flamuri
krushqve para u del Bajram Curri
në ballë të oxhakut Hasan Prishtina
mirë se vini na thotë tërë Drenica.

Do të bëjë dasëm tërë Kosova
sofrën do ta shtrojnë Xheva e Shota
do të gëzohet sot Kosova e kuqe
dasëm do të bëj- do të bëhet nuse.

 

 

 

 
ARBËRISË

 

Sa herë të kapi ty fortuna
e ti prekën oxhaqet në kulla
sofrën shtruar nuk deshën ta lënë
e gjallë u mbajte ti ,o nënë.

Kur të mbuloi mjegulla
kur deshën edhe emrin për ta shly
kur tu shtuan shumë brenga e halle
e fortë u mbajte ,o nënë e madhe.

Mbahu nënë,ngrite kokën përpjetë
nuk të lënë bijtë e tu kurr për të vdekë
nuk do të numërohen ,nënë kurr këto varre
rritu nënë, në këto troje, ti oj nënë e madhe.

 

 

 

 

PO TË SHOH

 

Një fjalë amaneti në pranverë
ti lule sa bukur çelë
të shoh, pra aty buzë Drinit
lulja e bukur, kënga e Dugagjinit.

Po të shoh lulëkuqe
kur sot Drenica po bëhet nuse
të shoh lule, lule e bardhë
se pranvera tek ti ka ardhë.
Po të shoh moj lule,ty lulëshqerrë
të shoh në pranverë, mu në pranverë
të shoh moj lule si rreze ne prag
po të shoh bashkë me shqipen në Çabrat.

Po të shoh moj lule mjegull gjaku
ju shoh të lulëzuara në ato varre
po ju shoh, ju shoh atje diku në Junik
ju shoh në Kosovë, ju shoh në Pashtrik.

Po ju shoh juve lule,lule të bukura
Ju shoh në pranverë s,bashku me flutura
Po ju shoh gjithëkun në  Gjakovë
Ju shoh atje, ju shoh në Kosovë.

 

 

 

 
HEU, KOSOVË

 

Heu ,Kosovë çerdhe e lashtë
një vdekje
tokë Ilire
Drenicë ti fole martire.

Heu ,Kosovë lulëkuqe në kullë
e përgjakur me flamur
fole në shkrepa
nuk të lanë të vdisësh shota e Azem Bejta.

Heu, Kosovë djep prej druri
në ty u përkund Bajram Curri
ti shqipe mali
me gjak të ujiti Adem Jashari.

Heu, Ksovë kështjellë e vjetër
sa herë të është nxirë oxhaku
kurorë të thurrën ditët nga gjaku.

Heu, Kosovë ti djep plak
kurr nuk u dridhe u lave me gjak
që ndjell lotë guri
kur për tokë nuk të ra flamuri.

 

Kosovë, o ti Kosovë ,nënë e madhe
Kosovë e mbuluar me varre
manushaqe prilli
Kosovë, Kosovë ti lule Dugagjini.

Heu ,Kosovë ti e lashta tokë
gjitmonë u rrite në barot
sa herë që të mbuloi errësira
ti ndezi qirinjtë Hasan Prishtina.

Heu, Kosovë rritur në histori
e përgjakur në luftëra gjithkund për liri
mbushur mbushur me plagë
e ruajtur shekuj me radhë.

Heu,Kosovë ti loke fisnike
shumë pranvera në kullë i prite
kala mur mbi mur
themelet askush nuk mundi për ti shkulë.
Heu, Kosovë korbat nuk të lanë të qetë të flesh
të dhanë plagë të plagosën shpesh
dëshmorët të qofshin lavdi
që me varre të stolisën lirinë.

Heu, Kosovë sa herë ti thirre në kushtrim
në ballë të oxhakut të doli nga një trim
për ty u dha besa- besë
i gjallë pa ty Kosovë askush nuk deshi të mbesë.

 

 

 

 

 

EJANI DALLËNDYSHE

 

Ejani dallëndyshe pse më flisni ndryshe
vendlindja ju thërret- këtu të ktheheni
ejani dallëndyshe mos harroni kurrë
unë krahëhapur ju pres në kullë.

Ejani dallëndyshe se erdhë pranvera
ju prêt vendi juaj- ju prêt foleja
ejani dallëndyshe, ejani në Gjakovë
ejani gjthëkund në Kosovë…

Ejani dallëndyshe- ejani fluturim
ju thërret i juaji Dugagjin
ejani dallëndyshe mos u vononi
atdheun tuaj të dashur mos e harroni.

Ejani dallëndyshe pse më flisni ndryshe
ejani ti shihni të dashurat varre
ejani dallëndyshe ejani në }içavicë
ejani gjithëkund ejani në Drenicë.

 

 

 

 

 

KTHEVA

 

Ktheva me mallin tënd në sy
me dashurinë tënde të ruajtur në gji
dheun që në grusht ta ruajta prap ta solla.

Juve fusha e male të bukura
gurë, ferra e varre me rend ju putha
të përqafova ty, o , i dashuri vendi im
të përkëdhela ty, o ,i imi Dugagjin.

Ktheva tek ti legjendë tek ti Drenicë
tek ti rreze drite rreze e lirisë
ktheva tek ti o e dashura Gjakovë
e përqafova dheun tënd Kosovë.

Ktheva aty ku mu çelën sytë
ku i lava me ujë kujtimet në Bistricë
ku i pashë lulëkuqet mbi varre
dëshmorët e lirisë që mbetën në anale.

 

 

 

 

 

 

TI ERDHE PRANVERË

 

E pritur shumë
e skuqur shumë lagur, gjak
e vonuar shumëherë
ti erdhe, erdhe pranverë.

E plagosur
e dashur një ngrohje midis nesh
e harruar
ti erdhe erdhe pranverë.
E lodhur shumë
e në zemrat e dëshmorëve kurr e fikur
e dashur në tokën tënde përherë
ti erdhe ,erdhe e dashura pranverë.

E kërkuar në male
e dashur nga gratë fëmijët e burrat
e përgjakur në prag e në derë
ti erdhe, erdhe e bukura pranverë.

 
E buzëqeshur
e përqafuar
e shtrënguar në gji nga ata që dhanë jetë
ti erdhe, erdhe e pritura pranverë.

E shpuar me thikë
e kurr e kurr e pa epur
e ndalur e  humbur
ti erdhe, erdhe pranverë.

Të deshëm shumë
e të sollëm ty në Kosovë
të sollëm ty dhe brengën e ndjerë
ti erdhe, erdhe e dashura pranverë.

 

 

 

 

 

PRANVERË E VONUAR

 

Pranverë, pranverë e vonuar
këngë e ëmbël me vlerë
e plagosur gjithmonë pranverë.

Eh,pranverë e ngujuar
eh ti këngë e paharruar
pranverë që more fusha e male
e lulet e bukura i dhe në livadhe.

Eh pranverë e strukur
edhe nga zogjtë ti kurr e humbur
pranverë ti lule ti ditë e vlerë
lule që lëshon të këndshmën erë.

Eh pranverë ,pranverë e harruar
pranverë të përqafoftë ty gëzimi.

Eh pranverë pranverë e ndrydhur
as nga varret e të parëve e harruar
pranverë zonjë e dashur krenare
zonjë e bukur ti moj lozonjare.

 

 

 
SA JAM PËRMALLUAR

 

Sa jam përmalluar për ty
lotë të patharë më kanë mbetur në sy
në zemër e ruaj një grusht dhe
ty shqipe dëshiroj të të gjej aty në fole.

Sa jam përmalluar për fusha e male
për gurë për ferra për të dashurat varre
për bukurinë të ëmblin vendin tim
që duket si uji i krroit në shkëlqim.

Do të kthehem po, po betohem
në atë ujë të krroit tim nga gjaku të pastrohem…

 

 

 

 

 

TË KËRKOJ

(poetit Ymer Elshanit)

 

Si nuk të gjeta o mik shpat më shpat
si nuk të gjeta o vëlla vargjet me gjak
ta kërkoj fjalën aty ku mbet
në botën e gjakut do te gjej o poet.

Të kërkoj në vargun e poezisë
në rrezen e heshtjes në rrezen e zisë
do të kërkoj në gjethin e lagur me vesë
ti o gur i dashur ti o varr  e besë.

Të kërkoj pranë oxhakut në kullë
në zemër të fëmiut e në flamur
të kërkoj aty
në vargun e gdhendur të fatit të ngrirë.

Të kërkoj në vendlindje  ku më nuk je
aty ku gjakun dhe jetën ti i dhe
të kërkoj aty aty në Drenicë
do të gjej o poet aty në vargun e poezisë.

Të kërkoj poet në çdo pranverë
gjëmën tënde ta nuhas
vargu yt gjithmonë në poezi do të mbesë
jo vdekja nuk është në ty se ti nuk vdes.

 

 

 

 

 

 

TË KUJTOJ ME MALL

(Poetit dhe mikut tim Agim Spahiut)

 

Bora  dhe akulli u shkri
vargu yt shpërtheu në poezi
Drini i Zi e Drini i Bardhë
Shumë kohë na kishin ndarë.

Të kujtoj me mall  ty unë
nuk të harroj o mik kurrë
nuk i harroj netët pa gjumë
deri natën vonë ti dhe unë
mbi brenga mbi varg.

U çmallëm nën lotë me shikime
më dhe një fjalë the do të vij
nuk do të na ndalin dhe do ti shkelim stuhitë
një trung një gjak Kumanovë e ujë lumi.

Eh takimi i parë takim me lot
vargu idhembjes o vëlla na bashkoi
tani fjalë zemre të them më shumë
eh për ëndrrat tona të bëra shkrumb.

Heu miku im u mik në kujtesë më mbetet
kur më thoje- vëllai për vëlla tretet
një nga deti në mal një jemi ne
kurr nuk do ti harroj dhembjet që mi le.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s