100_5785

DAVA MARKU

 

 

Fotoreportazh:

MËSUESJA DAVA MARKU, PO “RRITET” BASHKË  ME NXËNËSIT E SAJ…

 

Nga: Murat Gecaj

 

 

1.

Tashmë, është e njohur se gjithësecili mund të shkruajë e të shprehet lirisht, nëpër faqe të ndryshme Interneti. Sigurisht, këtë gjë e di mirë edhe mësuesja e klasës I-b, në shkollën me emrin simbolik “7 Marsi” të kryeqytetit tonë, Dava Marku. Por, ndoshta, me radhët e pakta, që i shoqëroi fotografitë, nga puna mësimore në klasën e saj, nuk i shkonte ndërmend se, me këtë rast, do të kishte aq shumë fjalë miratimi, nxitjeje dhe përkrahjeje, nga mjaft lexues të tyre.

Pa u zgjatur, po shënoj fjalët e Davës dhe më poshtë po tregoj se si e mbështesin lexuesit, ndër ta dhe dhe prindër, këtë mësuese të njohur e të talentuar. Ja, pra, çfarë ka shkruar ajo, në FB:

“Jemi rritur, ne nxënesit e klasës I-b. Sa shumë përpiqemi, që në testet javore të marrim: “ARRITJE TE SHKELQYERA”.Suksese pafund, për ju të mrekullueshëm,nxënës të mi!”

 

2.

Sapo u njohën lexuesit me fjalët e mësuese Davës dhe panë fotografitë, nga jeta në klasën I-b, përveç atyre që bënë “Like”, nisën të shprehen shumë të tjerë. Pra, po i renditi mendimet e shprehura prej tyre, duke kërkuar ndjesë nëqoftëse jo qëllimisht kam harruar ndonjërin. Ja, pra, çfarë thonë ata:

-Violeta Tota: Ju lumtë, nxënës! Me mësuesen tuaj, normale që arritjet do të jenë shumë të kënaqshme!

-Maria Loka: Forca, nxënës, që të shënoni sa më shumë “Arritje të shkelqyera”!

-Dedë Shkurti: Ju jeni një “Mësuese e merituar”, Dava.

Çudi, që “modernët” e kanë hequr këtë titull të nderuar!?

-Jorida Xhelili: “Arritje të shkelqyera” marrin nga një mësuese e përkushtuar, për t’i mësuar fëmijët tanë. Personalisht, të fëlenderoj, se je “e shkelqyer”!

-Leke Lleshi: Urime, Dava!

Arjola Zoto: Mënyra, se si ju komunikoni dhe e përcillni informacionin me nxenesit dhe, gjithashtu, me ne prindërit, për të arritur nivelin dhe rezultatin e shkëlqyer, është për t’u përgëzuar. Prandaj, të faleminderoj!

Klodi Besholli: E, si mund të jetë ndryshe, me të mrekullueshmen dhe të urtën, Dava? Të kënaqet shpirti, kur shkon që t’i shikosh këta fëmijë: secili unik në llojin e vet, njëri më i bukur se tjetri…siç duken dhe në këto foto.

Robert Citozi:  Kur të rriten dhe të bëhen të gjithë të suksesshëm, do t’i pyesin: “Ku i ka fillimet suksesi juaj?” E, ata, njëzëri do të përgjigjen: “Te mësuesja e klasës sonë të parë”.

Nasip Gashi: Poetje e mirënjohur, Adelina Mamaqi, është shprehur kështu, për mësuesen e saj:

“Dhe sot ia degjoj zërin e ëmbël,

dhe sot ia vështroj sytë zjarr.

E desha, o miq, me gjithë zemër,

mësuesen e klasës së parë”!

-Albert Gjoka: Mësuese Dava! Fantastike këto fotot. Të falënderojmë shumë. Më duket një “akademi e vërtetë”. Çmojmë tej mase përkushtimin tuaj. Suksese për secilin nga dijetarët e vegjël te klasës I-b!

-Zamira Dema-Muça: Këta fëmijë janë me fat, që mësohen dhe  edukohen nga ti, Dava. Je e palodhur dhe e dashur!

 

3.

Me dashamirësinë dhe respektin, që e dallon ndaj të tjerëve mësuese Davën, ajo i është përgjigjur secilit nga këta miq, me fjalë falënderuese e miratuese. Duke kërkuar mirëkuptim nga ju, po shënoj këtu se si jam shprehur unë dhe çfarë ka shkruar ajo, poshtë fjalëve të mia:

“Po, mësuese Dava! Kur prindi, por dhe mësuesi, e sheh fëmijën që rritet para syve të vet, e ndjen se dhe ai po rritet. Kështu, natyrshëm,  gëzohet dhe lumturohet bashke me të…Për ty, është pasioni e përkushtimi në këtë  profesion, që të bën ta ndjesh e ta kuptosh thellë këtë të vërtetë jetësore…Të lumtë!”

Ndërsa mësuese Dava përgjigjet: “Profesor Murati, të falënderoj shumë! Po, vërtet, më falin kënaqësi këta “dijetarët e vegjël”, siç i quan Aberti…Mirënjohje për ju…”!

Mirënjohje edhe për ty, mësuesja e nderuar dhe e pasionuar, Dava Marku!

…Tani, le të kënaqemi duke shikuar fotografitë, që ka publikuar kjo mësuese e klasës I-b, në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” të kryeqytetit tonë.

 

Nr.1

 

Foto nr.1

Të përqendruar, në detyrën e dhënë nga mësuasja…

 

 

Nr.2

 

Foto nr.2

 

Tiranë, 2 nëntor 2014

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,308 hits

November 2014
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List