SOKOL DEMAKU: DHURON TRE LIBRA TË RINJ, PËR SHKOLLAT NË SHQIPËRI…

 

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

 

 

 

s 1

 

Ndërmjet kolegëve e miqëve, në Tiranë…Nga e majta: V.Kona, M.Gecaj, S.Demaku, V.Spaho, A.Andoni e S.Harka

 

 

1.

Nuk ishte i pari udhëtimi, që bëri arsimtari, publicisti e shkrimtari Sokol Demaku, nga qyteti Boras i Suedisë, për në Shqipëri. Ai ka disa vjet që e bën këtë gjë me “misione” të bukura, që lidhen me shkollën shqipe, letërsinë e kulturën tonë kombëtare. Kushtet e jetës e hodhën atë në shtetin verior skandinav, vite më parë, por ashtu si mijëra bashkatdhetarë të tjerë, me mendje e me zemër është në rojet tona amtare, në vendlindjen e tij, Kosovë, por dhe në truallin mëmë, pra në Shqipëri.

Një lexues i vëmendshëm ka lexuar se ai ka qenë disa herë në qytetin e Durrësit, bashkë me mësues shqiptarë dhe suedezë, ndërmjet kolektivit të shkollës 9-vjeçare “Demokracia”, por dhe në shkolla tjera të atij qyteti, si dhe në të kryeqytetit tonë. Së bashku, kanë zhvilluar veprimtari të bukura dhe kanë shkëmbyer prvojat në fushën mësimore educative. Por dhe ka qenë mikpritës në qytetet Boras e Goteborg dhe më larg, kur atje kanë shkuar mësues e nxënës, si nga shkollat tona, por dhe në ato të Kosovës e Maqedonisë.

Gjithashtu, të papaharruara kanë qenë për ne edhe festimi bashkë me miq nga Suedia,  i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe përurimi, në Tiranë e Durrës,  i librit “Thesar Kombëtar”, botim i Shoqatës së Shkrimtaravë e Artistëve Shqiptarë në Suedi, “Papa Klementi XI-Albani”, me kryetar Hysen Ibrahimin.

 

 

s 2

 

S.Demaku, nënshkruan librat e dhuruar…

 

2.

Tirana është bërë vend i pëlqyer për krijuesit tanë, që janë emigrantë në shtete të ndryshme të botës. Kjo jo vetëm për mundësinë më të lehtë financiare, por edhe për mbështetjen që ata gjejnë këtu për redaktimin dhe përurimin e librave të tyre, sin ë poezi e prozë. Prandaj mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, të Ministrisë së Kulturës ose të Bibliotekës Kombëtare shpesh herë gumëzhijnë nga pjedsëmarrësit, që përurojnë librat e rinj të bashkatdhetarëve tanë, me banime në shtete të ndryshme të Europës e Amerikës. Nuk do të përmend shumë emra, se lista e tyre është e gjatë. Por po kujtoj vetëm përurimin më të fundit, që bëri këtu të dy librave të saj, poetja e talentuar PranveraGjoni, me banim në Belgjikë.

Ndërsa Sokol Demaku ka ardhur më parë, por dhe këto ditë në Tiranë, Krujë e Durrës, për të dhuruar libra të tij e miqëve suedezë për shkolla të ndryshme, sidomos 9-vjeçare, sin ë Tiranë, Durrës e Krujë. Ja, para pak ditëve, unë e shkrimtari i njohur Viron Kona e shoqëruam atë për në Bashkinë e Fushë-Krujës, ku n a priti përgjegjësi i sektorit të marrëdhënieve me publikun, Mehmet Deliu, me mikun e tij, Seit Vuçaj. Sokoli la aty një sasi të konsiderushme të tre librave, njërin ku është autor me dr. Rovena Vatën e dy të tjerë, që i ka përkthyer nga gjuha suedeze. Titujt e tyre janë:”Vështrim antropologjik dhe kulturor magjepës, në Veriun e largët”(R.Vata e S.Demaku) dhe “Gjueti diamantësh”(Mats Venblad)e “Kujtime nga Diaspora-4”(biseda nga Sokol Demaku).

 

 

s 3

 

Nxënës të shkollës 9-vjeçare jopublike “Sarina”, në Tiranë, dëgjonë me vëmendje fjalët e mikut nga Borasi i Suedisë…

 

Përmes këtyre librave, nxënësit e mësuesit, por dhe prindërit, mund të njihen më nga afër me jetën e popullit mik të atij vendi të largët skandinav, me arsimin e kulturën, por dhe në përgjithësi me mjedisin, historinë e kulturën e tij të lashtë. Në një koktej të organizuar për miqtë, recitoi edhe rapsodi i njohur popullor, Halim Laçi.

Bashkë me këta libra, që sillte Sokol Demaku, ne u ndodhëm edhe në mjediset e shkollës 9-vjeçare “Gjergj Fishta”, me drejtor Faik Maqellarën dhe ndihmëse të tij, Violeta Totën e Lina Gjocin. Më parë, ai kishte dhuruar aty librin për fëmijë të autorit Lars Vestman, “Djali e Tigri” dhe tani do të dëgjonim mendime të lexuesve të vegjël për të. Por kësaj here “diskutimet” e tyre nxënësit i kishin përgatitur në formën e një shfaqjeje të bukur, me recitime e valle popullore, përgatitur nga mësueset Gjinovefa Gega e Dëshira Haklaj. Me atë rast, ata i përshëndetën edhe këngëtari i njohur Haxhi Maqellara, me banim në Nju Jork dhe drejtoresha e një shkolle,  në Vushtri të Kosovës, Dije Mëniqi-Fazliu, e cila e ka vizituar Suedinë. Dashamirësi përjetuam pak çaste ndërmjet nxënësve të klasës me mësuese të gjuhë-letërsisë, Sonila Toprakun.

 

 

s 4

 

Mysafirët i presin me këngë e valle, në shkollën 9-vjeçare “Gjergj Fishta” të kryeqytetit…

 

Organizim mjaft të bukur na bënë,  me librat e mësipërm si dhuratë, edhe në shkollën jopublike 9-vjeçare “Sarina-2002”, ku është administrator Liman Hoxha e drejtor didaktik, Qazim Karaj. Pasi i morën librat, me nënshkrimin e S.Demakut, nxënësit e falënderuan atë përzemërsisht dhe premtuan që përmes tyre do të njihen më mirë me jetën e bashkëmoshtarëve sudezë, por dhe të mësuesve e prindërve të tyre,  në Veriun  e Largët.

Gjatë vizitave në kryeqytetin tonë, miku nga Suedia, Sokol Demaku shkëmbeu mendime dhe bisedoi përzemërsisht edhe me disa kolegë e miq të fushës së botimeve, arsimit e shtypit.Ndër ta, ishin  edhe Sejdo Harka, Vjollca Spaho e Andon Andoni, Jaho Margjeka e Kozeta Hoxha, prof. Zyhdi Dervishi, Avdyl Buçpapaj e Ibrahim Hajdarmatj,  Eduard Vathi e Bujar Koroshi etj.

3.

Tanimë, kolegu e miku yën Sokol Demaku është kthyer në qytetin Boras të Suedisë. Atje ai është mësimdhënës në shkollën”Fjordinskolan”, me drejtor Per Ketissen. Aty vijojnë mësimet shumë fëmijë, të cilët flasin 32 gjuhë, në familjet e tyre. Po, ndërmjet tyre, ka edhe disa nxënës shqiptarë, të cilëve, me siguri, ai u tregon për bukuritë e vendlindjes, por dhe për udhëtimet e tij në Shqipëri e Kosovë. Ndërsa, pas punës së tij kryesore, flet për këtë gjë edhe në radion e TV lokal, në gjuhën shqipe dhe shkruan në revistën “Dituria”, të cilën e boton në gjuhën tonë amtare, në atë qytet suedez. Por, me siguri, nesër ai do të botojë libra të tjerë dhe me ta do të udhëtojë përsëri në trojet shqiptare, për t’ua dhuruar lexuesve tanë të vegjël. Prandaj, natyrshëm, atë e përgëzojmë dhe e falënderojmë përzemërsisht, për këtë punë me vlera të shumta, si atdhetare, por dhe arsimore e kulturore!

 

 

(Fotot nga: M.Gecaj)

Tiranë, 5 nëntor 2014

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,330 hits

November 2014
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List