Njoftim
Thirrje për Propozime 2015 – Foundation Schüler Helfen Leben
Të nderuar kolegë,
Fondacioni Gjerman Schüler Helfen Leben (SHL) njofton çeljen e Thirrjes për Propozime 2015, duke ftuar organizatat jo-fitimprurëse nga Shqipëria, Bosnjë-Herzegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të aplikojnë për financim projektesh. Qëllimi kryesor i thirrjes është fuqizimi i zhvillimit social të fëmijëve dhe i të rinjve në vendet e sipërpërmendura duke vënë theksin tek mbështetja e punës edukative dhe integrimit social. Qëllimi final është forcimi i shoqërisë civile, ku të rinjtë të mund të operojnë dhe të marrin përgjegjësi.
Dokumentet e thirrjes që përmbajnë informacion të hollësishëm rreth mënyrës së propozimit dhe procesit përzgjedhës mund të gjenden në faqen www.callforproposals.de
Thirrja është e hapur deri në 5, Dhjetor 2014. Aplikimet duhen bërë ekskluzivisht sipas formës online te aplikimit.
Për informacion të mëtejshëm mbi Schüler Helfen Leben, mund të vizitoni faqen e internetitit (www.schueler-helfen-leben.de)
Këtë informacion mund ta gjeni gjithashtu në faqen e internetit të projektit TACSO në linqet e mëposhtme:
EN: http://tacso.org/news/events/default.aspx?id=11154&template_id=73&langTag=en-US
AL: http://tacso.org/news/events/default.aspx?id=11155&template_id=73&langTag=sq-AL
Pune te mbare,
TACSO Albania Office
___________________________________________
Kotoni Business Centre, Rr. “Donika Kastrioti”, Ndertesa 3,
H.2, Ap.6, Tirana, ALBANIA
Tel: 00355 422 59 597
E-mail: info.al@tacso.org
Website: www.tacso.org
This project is funded by European Union.


























Leave a Reply