I mirënjohuri Jani Duri dhe Shtëpia Botuese “ADA” publikojnë librin me satira “Diamante dhe Gjela” (Seria e satires 7) .
Një libër i bukur me satira që të bën të qeshësh por edhe të mendosh. Pa të biblioteka juaj do të ishte e varfër.
Titulli: Diamantë dhe gjela
Autor: Jani Duri
Redaktore: Juvelta Duri
Botues: Roland Lushi
Formati: 14 X 20
Të gjitha të drejtat të autorit
ISBN:978-9928-193-40-7
Shtëpia Botuese “ADA”
Adresa: Rr.Nasi Pavllo Nr. 20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, dhjetor 2014
Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese “ADA”
Përse “Diamantë dhe gjela”?
Sepse Gjelat nuk i duan, nuk i çmojnë, sepse nuk kanë nevojë për diamantë; ato që preferojnë më shumë gjelat, menjëherë pas krimbave të plehut, janë kokrrat e misrit.
Në këtë vendin tonë,të cilin mund ta quash edhe Mbretëri të Gjelava, veprat me vlera të vërteta, shumë të paktë janë ata që dinë t’i vlersojnë. Por e keqja më e madhe është se as këta pak vlerësues nuk i çmon kush. Ngaqë ata nuk janë Gjela.
Në Mbretërinë e Gjelave ndershmëria merret për budallallëk, ndërsa talenti për çmenduri.
Dhe, duke pritur me durim që Koha e Gjelave të mbarojë ,talentet e vërteta, të dekurajuar, nisin të shuhen njeri pas tjetrit duke e zgjatur pa mbarim Kohën e Gjelave.
AUTORI




























Leave a Reply