Libri më i fundit i Shtëpisë Botuese “ADA” është “Klithmë fryme”
i Lumturi Ymeri Bersava
112 faqe
ISBN: 978-9928-193-38-4
Çmimi 500 leke
PASTHËNIE
Në poezinë e sotme shqipe poetja Lumturi Ymeri Bersava përbën një zë të veçantë, me vendosmërinë e rritjes së profilit të saj poetik, tashmë të afirmuar me tre librat e parë. Poezia e saj është jetë dhe frymë, dhimbje dhe dashuri, klithmë dhe protestë, konfirmim i një bote të pasur shpirtërore e të një feminiliteti delikat, i ekzigjencës dhe seriozitetit krijues, i forcës së fjalës së shprehur artistikisht bukur nëpërmjet një mozaiku të pasur metaforash e figurash të tjera letrare, i një larmie të rafinuar e të lakmueshme në teknikat e vargut. Poezia dhe gruaja shkrihen natyrshëm në njëra-tjetrën, duke krijuar një profil artistik intrigues e imponues.
Ndue Lazri – gazetar, Bolonjë, Itali
Libër tronditës, shkruar me urdhër të shpirtit dhe kjo e ngre poezinë në fronin e vet!
Demir Gjergji
Sot shkruhet shumë poezi, por jo të gjitha poezitë kanë shpirt. Kush lexon poezitë e Lumturi Ymerit, do të ndjejë në çdo varg, pëshpërimën e saj, që duket sikur thotë: Ky është shpirt im! Kur fletë shpirti, ai fletë veç bukur. Lumturi Ymeri në poezinë e saj, i ka dhënë vargut një nur të bukur, një tis fluid femëror, dhe kjo nuk bëhet pa art, në fund të fundit, nuk bëhet pa dhimbje, e duke lexuar poezinë e saj, lexoni jo vetëm artin e saj, por edhe dhimbjen e saj.
Sokrat Habilaj
“Si mund t’i them: “Sa e lumtur jam”, kësaj bote?! Kur qiejt,dhimbjen e grumbulluar, ia përplasin furishëm kësaj Toke?! ”Duke lexuar poezitë e Lumturisë dy cilësitë që më vijnë shpesh në mendje dhe përsëris në(n)zë janë: “Fuqishëm dhe bukur”. Përpos të gjithave, mua më mjafton të them se ajo ështe një krater i hapur, llava e të cilit ështe në rrjedhë të vazhdueshme dhe do të vazhdojë të na befasojë me ngjyrësimin e saj poetik.
Drita Lushi
Poezia e Bersavës është një univers më vete, pa galaktika misteri sepse ato pushtohen shumë lehtë me ndjenjën e mrekullueshme të pasionit letrar mjafton të dish të lexosh poezi dhe e shijon atë si pije të lakmueshme deri në pikën e fundit. Është art më vete leximi i poezive, madje elitar të thuhet nuk është gabim. Ashtu siç është aftësi të shkruash poezi të vërtet po aq aftësi duhet për të bërë pjesë të shpirtit një poezi, një krijim shpirtror. Bersava shkruan me ndjenjë, pa sforco artistike për t’i dhënë vargut llak artificial. Lexon vargjet e saj dhe të duket sikur janë shkëputur nga ndjesia jote. Poetja nuk shkruan për ëndrra, por për të vërtetat që kthehen në trase ëndrrash. Poetja Lumturi Bersava bënë pjesë në formacionet e pararojës të poezisë shqipe. Ajo të bind me motivin, me dimensionet e tij abstrakte dhe konkrete ashtu siç edhe të grish dëshirën për t’u kthyer herë pas here në kopshtin e saj letrar, atje ku blerimi njeh vetëm një stinë, atë të pranverës poetike!
Myrteza Mara
Lumturi Ymeri Bersava, e ndërton poezine mbi një metaforë të shkëlqyer, me një ritëm të brendëshëm, të fshehur thellë në zërin shpirtëror, ku ajo që të bie në sy është pikërisht atmosfera shpirtërore poetike dhe bota e madhe femërore. E gjithëpushteteshme është drita që buron së brendëshmi. Ai shpërthim i magjishëm ngjyrash që e vënë fjalën poetike të autores në universin e poezisë shqipe, në vendin e saj të merituar. Me zë orgjinal dhe impresionues, i cili gjithësesi e pasuron poezinë bashkëkohore dhe i jep asaj edhe një zë më tepër sa unikal, femëror, njerzor, dinjitoz dhe befasues.
Vasil Tabaku
Vlerat e jetës kanë horizontale e vertikale, nga thellësitë e lartësitë etike, njerëzore, shpirtërore. Në mikrokozmosin e makrokozmosin e pasur lirik të poetes, këndohen përshpirtshëm vargjet.
Prend Buzhala
Në poezinë e Lumturi Bersaves, shkrihet në një të vetme bota e saj me natyrën përreth, me të gjitha ngjyrat, shpërthimet, rezatimet e tingujt, duket sikur mbi shpatullat e brishta që ajo ka, qëndron e tërë pesha e GLOBIT..
Miho Gjini




























Leave a Reply