10850055_10204367162451858_2172889919337230345_n

 

Romani “Iluzion optik” i (Hamdi ) Erjon Muça është libri tjetër i botuar këtë javë nga Shtëpia Botuese “ADA”
Redaktor: Fatmir Minguli
Recensent: Petraq Bubari
Kopertina: Bledar Muca
Numri i faqeve: 248
ISBN: 978-9928-193-35-3
Çmimi: 800 leke

 

 

Fatmir-Minguli

Parathënie nga Fatmir Minguli

 


Të lexosh romanin “ Iluzione optike ” të shkrimtarit ( Hamdi ) Erjon Muça do të thotë të hysh në botën e kristaleve që reflektojnë iluzionet më të habitshmet të kohës sonë. Por nuk kemi të bëjmë me iluzion optik, as me një roman fiksion. Thjeshtë kemi të bëjmë me jetën e njerëzve të kohëve tona. Për më tepër kemi një nëntitull që vetë autori i romanit “ Iluzione optike ” na sugjeron: – Thuajse ditari i një prostitute luksi!-
Eshtë një roman ku shpërthimet e shpirtit ecin bashkërisht me ngjarjet e romanit, ku personazhet kryesorë janë midis njerëzve të zakonshëm dhe njëkohësisht të duken krejt transparent, pothuajse janë prej ajri.

 

erjon

Erjon.  Hamdi  Muça

 

Eshtë një roman me tre personazhe kryesorë ku e para spikat Blerina, vajza shqiptare që e zhvillon aktivitetin e saj të prostitucionit në Itali. I dyti është Bledi, një djalë i ri shqiptar që i futur në kthetrat e narkotrafikut ka karakteristika të veçanta si njeri plot mend dhe që është i dashuruar marrëzisht me Blerinën. Personazhi i tretë i planit të parë është patjetër doktor Klaudio , drejtor i zyrës kriminalistike shkencore pranë kuesturës, është dhe narratori i romanit.
Tre personazhe te veçantë që përbëjnë një personazh të vetëm duke plotësuar njeri tjetrin sado e çuditshme të duket. Por pena e Erjon Muçës me alkiminë e tij arrin të na sjellë këta tre personazhe të spikatur si rrallë herë në letërsinë shqiptare.
Të bëshë analizën psiqike, do të thotë të studjosh shpirtin e njeriut. Këtë Erjon Muça e arrin nëpërmjet një ditari që nuk është thjeshtë ditar, shkruar nga Blerina dhe komentuar nga doktor Klaudio. Duket pak e çuditshme? Si, një doktor i kriminalistikës në Itali arrin të mësojë pak shqip e të vi të vizitojë Durrësin, i impresionuar nga ditari i heroinës Blerinë?
Eshtë kjo artificë të dashur lexues që e bën këtë roman shumë tërheqës. Një gjuhë tjetërlloj nga narracioni klasik i shumë shkrimtarëve, një frazë plot ndjenja që të trondit thjeshtë nga muzikaliteti i saj.
Ky roman është një monolog impresionues jo vetëm i Blerinës por dhe i doktor Klaudios dhe indirekt dhe i djalit inteligjent Bledi. Dialogu ekziston brenda monologut duke mos ja prishur magjinë e tij.
Rrjedhshmëria e ngjarjeve e plotësuar me shume saktësi me meditimet dhe hamëndësimet e Blerinës na japin skena të jashtëzakonëshme të jetës italiane dhe asaj shqiptare. Skena që në lexim të parë janë tronditëse por në vazhdim të leximit papritur ndodhesh para një realiteti.
Kështu kuptohet fare mirë dhe “ iluzioni optik” jo vetëm si titull i romanit por si thelbi i narracionit sugjestionues.
Dëshira për të bërë krahasime me vepra të autorëve të tjerë zbehet gradualisht nga faqja në faqe të këtij romani krejt origjinal.
Përroi i ndërgjegjes zëvëndësohet nga vërshimi i ndjenjave, nga analiza tepër e imët e ngjarjve dhe karakterit të personazheve. Erjon Muça sugjestionon në çdo moment. Magjia e zgjidhjes jo të zakontë të subjekteve është pjesë e pandarë e stilit dhe autorësisë së tij. Eshtë një vazhdimësi e stilit që nga romani i tij i parë “ Vrasësi i shpirtrave”, roman që pati një sukses të admirueshëm.
Romani “ Iluzion optik ” është një roman që dallon në reflekset që shkakton tek lexuesi. Edhe në se do ketë mendime të ndryshme kjo do të ishte gjithmonë në favor të idesë së autorit. Iluzionet janë pjesë e pandarë e jetës.

One response to “Romani “Iluzion optik” i (Hamdi ) Erjon Muça është libri tjetër i botuar këtë javë nga Shtëpia Botuese “ADA””

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,822 hits

December 2014
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List