ErjoniKopertina

 

Tendenca të stilit modern në tregimet e Erjon Muçës

(Shënime kritike për vëllimin me tregime “Çanta e mistershme” të shkrimtarit Erjon Muça)

 

 

Fatmir-Minguli

 

Nga Fatmir Minguli

 

 

“Fol mirë për atë që mungon sa herë të kesh rastin!”

                                                                              Gëte

 

 

Për këdo që njeh sado pak krijimtarinë letrare të shkrimtarit Erjon Muça, libri i ri i tij me tregime do të kosiderohet pa tjetër si një risi jo vetëm e shkrimtarit por edhe në sfondin e letrave të reja shqipe. Për atë që nuk e ka lexuar akoma ndonjë vepër të tij mjafton të lexojë parathënien e shkrimtarit dhe studjuesit të njohur Anton Nikë Berisha që përcjell librin me tregime”Çanta e mistershme” ku shtjellohen qartazi realitetet krijuese të këtij vëllimi.
Me këtë libër, Erjon Muça vulosi përfundimisht atë çka e nisi vrullshëm në romanin e tij të parë “Vrasësi i shpirtrave”, as më shumë e as më pak, formësoi më dukshëm stilin e tij vetjak të të rrëfyerit. Ndryshe do të perifrazoj atë çka thotë prof. Anton Berisha për këto tregime: “Rrëfime sa të natyrshme aq dhe poetikisht të ngritura.”

 

10849899_850350981674128_4054052565672417763_n

              Gazeta Bulevard

 

Në tregimet e këtij vëllimi, Erjon Muça sjell jetën e sotme shqiptare, jo vetëm nëpërmjet narracionit, larmisë së subjekteve, por më tepër me stilin e tij të zhdërvjellët, të lirshëm, të kthjellët si ajri mëngjezor i detit Adriatik.
Ai qëmton atë që mungon dhe kësisoj rreket për t’a sjellë atë në jetë, ta bëjë të dukshme, ta bëjë të njohur tek lexuesi. Kjo është meritë e veçantë e këtij shkrimtari. Tek shkruan për një burrë që ecën me një çantë në dorë çdo ditë, lexuesi e di se të tillë njerëz ka plot nëpër rrugët e Shqipërisë, por të japë me skanerin e rrëfimit artistik, të vërtetën e padukshme që mbart ky personazh, këtë e bën vetëm Erjon Muça. Grotesku bëhet palë me njeriun me çantë dhe kuptohet se kemi të bëjmë më një arrivist që ruan gazetat me fjalimet e udhëheqësit të një kohe që ka perënduar në vitin 1990.
Pak a shumë kështu ndodh dhe në tregimin “Dekorata e fundit”.
Tregimet e Erjon Muçës, në ndryshim me tregimet e botuara në vëllimin e tij të mëparshëm “Besimi Komunist” janë më të shkurtra, kanë në thelbin e tyre një binjakëzim të esesë me tregimin e shkurtër, pse jo edhe të skicës letrare. Por ajo që më bën më shumë përshtypje është mënyra krejt e natyrshme e rrëfimit, një mënyrë që ngërthen në vetvete poezinë, ku njerzit dhe ngjarjet duken sikur kalojnë kalimthi por në fakt lënë gjurmë në mendjen e lexuesit.

 

erjon

(Hamdi ) Erjon  Muça

 

Në disa tregime të këtij vëllimi ka një këndvështrim kritik ndaj fenomeneve te shëmtuara që shfaqen në disa të ashtuquajtur shkrimtarë, poetë apo studjues. Eshtë një fenomen që pak a shumë po bën skifo në shoqërinë shqiptare, ku kushdo dhe kurdo bëhet menjëherë shkrimtar, poet, studjues e çdo gjë tjetër, ndoshta me mendime të vetat edhe për president.
Duke përdorur stilin e tij tashmë të personalizuar, Erjon Muça, e ndërthur atë edhe me fije shumëngjyrëshe të humorit që shihet te tregimet e bukura: “Sa hanë këta njerëz”, “Pula me pilaf “, “Gjela deti” etj. Në këtë mënyrë tregimet e Erjonit janë një lloj udhërrëfyesi që ashtu të kujtojnë thënien e Çajupit të madh ; “S’ka pra m’i lehtë zanat se politika o vëllezër shqipëtarë. Përkundër letëratura është një punë fort e rëndë; shkronjëtor, vjershëtor s’bëhet kushdo.”
Ky është mesazhi i parë që japin tregimet e vëllimit me tregime “Çanta e mistershme”.
Disa tregime të tjera sjellin jetën e qytetit shqiptar të cilat Erjon Muça i pikturon me mjeshtrinë e një peisazhisti urban. Në to gëlon jeta edhe e një kanaçembledhësi, edhe nostalgjia për shtëpinë e vjetër dhe si gjithmonë do “ngrejë krye” dhe një hipokrit midis faqeve plot alegori dhe parabola të bukura të këtij libri. Klasiçizmi elegant te tregimi “Shtëpia mbi kodër ” përballet me stilin kapriçioz te tregimi “Mbledhësi i kanaçeve”.
Në këto tregime bën sy një zhvillim i veçantë i stilit narrativ, ku me një lloj goditje autori gjuan me kujdes, pavarësisht se frazat janë të shkurtra dhe vetë subjektet janë të thjeshta.
Këtu qëndron edhe mesazhi i dytë që jep Erjon Muça me këtë vëllim.
Në fund të fundit, shkrimtari në çdo vëllim të tij do të jetë pak ndryshe por njëkohësisht edhe i njejti në origjinalitetin e të shkruarit, gjë që tregon se ai punon me stilin e tij, e studjon, e përshtat sipas temave duke ruajtur po atë shpirt të krijuesit.
Ndërsa në tregimet “Rrëfimi i gomarit” dhe “Tregimi i pelës plakë” lexuesi surprizohet me një formë tjetër të narracionit, me atë të artificës me role të kafshëve si aktorë të jetës sonë. Këtu Erjon Muça sillet krejt i papritur për sa i përket mënyrës së trajtimit të subjekteve. Duke përdorur gjuhën ourrelliane ai me elasticitetin që e karakterizon flet me gjuhën e të tjerëve e ku këta të tjerë nuk janë njerëz. Kështu parabolat janë dyfish të fuqishme.
Në “ Tregimi i pelës plakë” ndeshemi me këtë frazë :” Ah moj Pela ime naïve! Kur do t`i kuptosh njerëzit do e marrësh vesh përse vepron kështu. Për njerëzit ndjenjat s’kanë vlerë, mbi të gjitha kur kanë të bëjnë me kafshët. Për ta ne jemi vetëm mjet fitimi dhe asgjë më shumë.”
A është ky konstatim i saktë? Le ta kuptojë vetë lexuesi. Autori ka zgjedhur gjuhën tjetër, atë të kafshëve duke sjellë ide, përcaktime për jetën e njerëzve për të cilët ai edhe i kushton letërsinë e tij. Jo më kot trajtimi i tregimit me Pelën plakë është një dramë me personazhe kafshë, është një lloj sistemi i letërsisë absurde për të sjellë artistikisht, jo me forma të stërthëna, mediokre, vetitë e njerëzve.
“Tregimi i Pelës plakë” cilësohet si tregimi më i bukur dhe më i rëndësishmi i gjithë vëllimit “Çanta e mistershme”. Jo më kot ai është edhe tregimi më i gjatë i librit. Për mendimin tim, ky tregim është një surprizë jo vetëm për mua që e kam lexuar pothuaj gjithçka ka botuar Erjon Muça në gjininë e tregimit, duke përfshirë edhe ato të postuara në Facebook e së fundmi në grupin virtual “ Klubi letrar Oscar Wilde, Durrës”.
Stili i këtyre dy tregimeve me kafshë, pra “Rrëfimi i gomarit” dhe “Tregimi i pelës plakë” është një stil më vete ku ndjehet aroma e dramës, ku dialogjet dhe monologu përbëjnë shpërthime psikologjike dhe çdo veprim merr ngjyrat e skenave të teatrove dramatikë.
Ky është mesazhi i tretë i tendencës narrative të Erjon Muçës.
Evolucioni i krijimtarisë në gjininë e tregimit është tepër i dukshëm në këtë libër. Puna këmbëngulëse e autorit për të qenë origjinal është dhe suksesi i tij. Prandaj është më se i vërtetë konstatimi i përgjithshëm se ai kërkon të jetë sa më afër jetës së shqiptarëve, herë duke marrë subjekte pak a shumë të ndodhura, e herë duke krijuar subjekte që janë po aq të bukura sa dhe ato që burojnë nga ngjarje apo njerëz realë.
Në” Çantën e mistershme” të Erjon Muçës do të gjejmë plot tregime të bukura që me thjeshtësinë e tyre, do të lexojmë jo vetëm letërsi por edhe do të reagojmë për sa shkruhet në to.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,323 hits

December 2014
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List