Shtëpia Botuese “ADA” publikon Vëllimin Poetik ”Figurat e ndritura ” të autorit DENILU dhe me parathënie të Flora Luca .

10968328_10204791661064058_7358906829721487183_n

Shtëpia Botuese “ADA” publikon Vëllimin Poetik ”Figurat e ndritura ” të autorit DENILU dhe me parathënie të  Flora Luca .

 

Autori : DENILU
Titulli : Figurat e ndritura
ndriçojnë vargun tim

Redaktor: Dorjana Sterkaj

Botimi i parë, 2015

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, shkurt 2015

Një kuriozitet – thotë Deda në një nga bashkëbisedim që kemi pasur,- kam 1111 miq pra të gjithë janë njësha dhe i dua shumë .Dhe shtëpia botuese “ADA” që i pëlqen kuriozitetet, njofton se Ded N.Luca ka shkruar epigrame 40 vjet me radhë dhe rasti I bukur e solli që këto epigrame ti botojë tek ne. Bindja e Denilu është se ai nuk e nderron shtëpinë botuese “Ada” me asnjë shtëpi tjeter botuese. Miqtë e mi janë njësha shprehet ai si dhe “ADA” është njësh. Kuriozitet i madh çfarë thonë lexuesit për Denilu kjo është kryesore. Po zbulojmë edhe një kuriozitet tjetër, që parathënien e këtij libri e ka shkruar bashkëshortja e aurotit.

 


Parathënia

Të shkruash një parathënie libri, pak a shumë, gati si të shkruash një poezi. Parathënien duhet ta shkruash me ndjenjë dhe jo shkel e shko. E mora përsipër t’ia shkruaj një parathënie bashkëshortit tim, Denilu, në një libër jashtëzakonisht të veçantë. DED NIKOLL LUCA i merr me rradhë të gjithë poetët, shkrimtarët dhe artistët shqiptarë. I merr dhe i fut në zemër, dhe aty, me vargjet që ua kushton, kemi një enciklopedi të vogël me vargje poetikë nga zemra e tij e madhe. U shkruan poezi atyre që lanë gjurmë në letërsinë shqiptare. Denilu çdo ditë më pyeste:”Hë moj grua, si po ecën me parathënien që po shkruan për librin tim? Padurimi i tij më gëzonte dhe njëkohësisht më mërziste. Prit, more Denilu, se dua t’a shkruaj kur të jem e qetë dhe jo shkel e shko. Ded Nikoll Luca, që kurrë nuk dorëzohet, nisi të më sqarojë se si do i pëlqente ta shkruaja parathënien. -Po të jap një shembull që ndoshta të duket jo i përshtatshëm, më tha ai, me shakanë e përhershme që nuk i ndahet asnjëherë. Kur ti moj zemra ime kërkon të dalësh në foto në vend që të qeshësh, zgërdhihesh, pra bëhesh qesharake sepse po e kërkon të qeshurën kur nuk të vjen. Nëse je duke qeshur dhe dikush shkrep aparatin forografik, kjo është e qeshura më origjinale. Ti të qeshurën moj Flora e ke në shpirt dhe nga shpirti të kalon në shkrime. Ulu fillo e shkruaj sepse ke lindur për të më dashuruar mua dhe familjen. Pjestarë të familjes po bëhen dhe librat që shtohen çdo muaj. Më mirë se më njeh ti, nuk më njeh askush. Shkruaj çfarë të duash sepse lexuesi nuk ndikohet nga parathëniet. Kështu më tha im shoq, Denilu, dhe më në fund fillova të shkruaj për herë të parë në jetën time, pasi unë jam kuzhiniere dhe jo poete, (edhe kuzhina është art, thotë Deda dhe ashtu është). Vij përpara jush të respektuar lexues me një parathënie libri për njeriun që më lumturon me humorin e tij.
– Flora shkruaje si ta thotë zemra, i thashë.
– Më mërzite more njeri, i thashë, dhe në vetvete ndihesha e lumtur që ma besoi mua ta shkruaj.
Kur e përfundova e pyeta me gjysëm zëri nëse i pëlqeu. Deda nisi të qeshë me të madhe. Qeshi sepse e di që sot lexuesit janë të pakët. Më shikoi me ëmbësi dhe më tha:”E shoh që ti do të shkruash një parathënie të veçantë”. Kur mundohesh të shkruash parathënie të veçantë, normalisht, nis e shkruan diçka të ndërlikuar. E ndërlikuara nuk më ka pëlqyer asnjëherë moj Flora. Dhe kështu, vendosa të shkruaj një parathënie të mbushur me bisedat tona. Dua të jem e thjeshtë, me njeriun e thjeshtë që jemi të martuar prej afro 30 vjetësh dhe kemi 5 fëmijë të mrekullueshëm. Ded Nikoll Luca jo vetëm me këtë libër, por me të gjitha veprat e tij që janë të shumta, e ka treguar thjeshtësinë dhe rëndësinë e tij, ku shkruan për penat shqiptare që nga i madhi Konica, Fishta, Migjeni dhe me rradhë. Që të jem e thjeshtë, siç dëshiron Denilu, e kam të vështirë, të shkruaj gjëra të thjeshta që nuk kanë një kuptim. Një ditë, ai më tha, se parathënia është një copë mish i huaj, që i vendoset artificialisht librit. Një burokraci e panevojshme. Unë kam përpara veprën tënde, i thashë, është lexuesi që nuk ndikohet. Për një diçka që nuk i pëlqen lexuesit, reklamo sa të duash për veten dhe të tjerët, asgjë nuk ke në terezi. Jo vetëm unë, po të gjithë e dimë se sot me futjen e internetit në mënyrë masive, lexuesit janë të pakët. Më mirë pak se aspak dhe duhet të shkruajmë sikur e lexojnë me mijera persona, më tha im shoq. Natyrisht se unë e shkrova me zemer dhe ndihem mirë që ma besoi mua këtë punë. Përderisa eshtë në modë parathënia po e bëjmë, ia ktheva atij dhe po shkruaj diçka që nuk e di as vetë se çfarë kam shkruar. Çfarëdo që të shkruaj, as nuk e errëson dhe as nuk e ndriçon më shumë librin e Denilu. Në poezitë e poetit Ded Nikoll Luca, (DENILU), gjen të ndërthurura: përmasat e emocionit, zbërthimin e gjëndjes shpirtërore, përplasje emocionesh në momente të kundërta. Më shumë se tek çdo autor tjetër, gjen tek poezia e tij, gjuhën e ironisë në përshkrimin emocionues të dashurisë, mbi të gjitha, ndërthurjen e dhembshurisë dhe himnizimit të figurës së artistave shqiptar, si qënia më hyjnore në këtë botë.

Flora Luca, bashkëshortja e autorit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s