Shtëpia Botuese “ADA” publikon Vëllimin Poetik ” STINËT E DASHURISË” të autores DAVA NIKOLLI dhe me parathënie të autores Vjollca Shurdha.

 

10922827_10204791686464693_8196435022321253922_n

Shtëpia Botuese “ADA” publikon Vëllimin Poetik ” STINËT E DASHURISË” të autores DAVA NIKOLLI dhe me  parathënie të autores Vjollca  Shurdha.

 

STINËT E DASHURISË, poezi
Autore :DAVA NIKOLLI

 

Vjollca Shurdha

Redaktore & Korrektimi
VJOLLCA SHURDHA
NB/. Redaktimi e korrektimi i këtij libri është bërë në bazë të liçencës poetike.
Kopertina: Alfred Gjoka

Botim i parë, 2015
ISBN: 978-9928-193-49-0
Përgatiti për botim: Roland Lushi
© Të gjitha të drejtat janë të autores

Shtëpia Botuese “ADA”
Rruga: Nasi Pavllo Nr.20
E-mail: rlushi@yahoo.it
Cel: +3554 68 221 9016
Tiranë, 2015

 

Parathënie!

Në librin ”STINËT E DASHURISË“ të 4 (katërtin) e saj: Poetja Dava Nikolli vjen para publikut krejtësisht ndryshe nga si jemi mësuar ta lexojmë deri më sot. Nëse në librat e saj të botuar në preçedencë, ka patur si epiqëndër tema; Atdhedashurie -Patriotike – Historike, apo Social-Kulturore; në këtë libër…poezitë shpalosin njëra mbas tjetrës ndjenjën e pastër, sublimen, dashurinë. Sigurisht kjo ndjenjë ka forma e sfumatura të ndryshme, (prindërore, shoqërore), por në këto lirika poetja i përmbahet ekskluzivisht marrëdhënies së dy personave. Duke zgjedhur me disiplinë artistike formën e dialogut, opera e saj ndjek rrugën drejt ndjenjave dhe impulseve, për t’i trasformuar ato në vlera kulturore. Heroina e poezive përfaqëson zërin e gruas; të një gruaje të dashuruar që për pudore ka lënë shumë fjalë të pashprehura, ka shfletuar faqe boshe për të nxjerrë disa prej këtyre fjalëve. Kështu duke vepruar, krijon rreth vetes një “shtet” të heshtur, ku shpesh arrin ta pushtoje e shpesh i shpëton kontrollit e pushtohet si në…-ERDHE PRANE MEJE -që e mbyll me këtë strofë;
“Erdhe pranë meje me plot vargje flladike,
lehtas hape derën e ndjenjës së harruar.
U binjakëzove me këngët e mia mitike,
si binjak i yllit të dritës erdhe stinës së praruar.
Me guxim e hape atë derë parajse,
që mua…vet shpirti im ma kishte ndaluar!”
Poetja kërkon vazhdimisht një gjuhë të re poetike me pretendim elitist, që shërben për të sjellë lexuesit zërin plot pasion a dhimbje, kur gëzohet e kur hidhërohet. Flet për vete, për të tjerët, dëshiron të kuptojë e të kuptohet. Në fakt në poezitë e saj gjejmë një gradë të lartë tasti komunikimi. Gjejmë një origjinalitet mendimesh të kthjellta e krijime me stofë artistike, jo të arnuara aty-këtu. Figuracionet e metaforat e përdorura gjatë gjithë përmbajtjes së librit, janë të goditura e të gërshetuara mrekullisht me njëra-tjetrën, pa rrëshkitur në pakuptimësi që e çorientojnë lexuesin. Duke qënë se poezia nuk është qëllim në vetvete dhe as testim i verbër, si konseguencë nuk mund të lindë nga asgjëja. Ka gjithmonë diçka që shkakton shkëndijën, që ve në moto, ndez e bëhet fenotesto.

 

dava Nikolli

                  Dava  Nikolla

 

 

Poetja në poezinë -FLAKA E SHPIRTIT- vihet në qendër të skenës duke u çfaqur e treguar me sinqeritetin e atyre që rrëfejnë, edhe pse ky objekt është fshehur nën tylin e purpurtë të vargjeve metaforë!
Falma atë shkëndi prej zjarri!
Ta mbaj duarve si fëmijë.
Të lutem mos më shih se si skuqem,
se si dridhen duar e gishtërinj.
S’ka ujvarë në kët’ botë,
që e shuan zjarrin përmbi buzë.
mos më shih se si ndizem flakë,
me eshkën e shpirtin tënd shpuzë..

Lermë të rri pakëz me ty!
Të bëjmë garë vargjesh, deri në mesnatë.
Lermë të ndizem mes tyre për pak!
Ndezur t’i mbajmë shpirtrat tanë,
me atë shkëndijë të zjarrtë.
Të ndizem siç ndizet veç druri.
Deri atëherë…
kur të dy shpirtrat të na ngurtësohen si guri.
Përdorimi i gjithë këtyre kontejnerëve në drejtim të fjalës, kontrasti midis mbulimit e trasparencës na jep të kuptojmë që kemi të bëjmë me një krijuese të pjekur artistikisht, të emancipuar e qytetëruar shoqërisht. Me qetësi ekstreme e qartësi na fut në botën e brëndëshme të gruas së fortë e luftarake por; njëkohësisht dhe një grua që dashuron me gjithë fuqinë e shpirtit edhe përtej limitetit klasik.
Në poezinë “LOJTARËT E DASHURISË” sikur thotë; më jep në ëndrra të ëndërruarën lojë. Poezia bashkëvepron e mendon më vete. Kemi të bëjmë me besimin, me ndjenjën e pacënuar e të ngelur ashtu…e pafajshme, edhe kur historia e dashurisë tashmë ka lindur e zjarri i pasionit është ndezur. Në këtë poezi disi deludente në konkluzion, pafajësia frymon gjithsesi nga një erë e ngrohtë që vjen butësisht në vargje, edhe kur ndeshet në ngjyrat trupore që shndërrojnë tinguj melodiozë në jehonë. Poetja nuk epet por përcjell megjithatë aromën e mirë të arsyes.
Dashuritë qënkan mistere!
Zor të hysh nëpër labirinthet e tyre.
Në ato shpirtra që dashurinë e kanë lojë,
luajnë me ndjenjat gjithë hile…
Mbretëreshën…me kalë e ndërrojnë,
lojtarët-shahistë- SKILE…
Kundër fenomenit-kredos së dashurisë me gjymtim – të cilin e dënon kategorikisht shkruan kështu në –SAKRIFICË DASHURIE-
Piktori jetoi ashtu me veshin e gjymtuar.
Thonë: Dashuria do sakrifica,
pse kërkon njerëz të përçunduar?
U bë bashkëvuajtës dhe ai, i dashurisë me të tjerë.
Përse s’beson dashuria….Përseee?
Po dashka vesh të prerë apo sy të nxjerrë?!
Duke mos dëshiruar të mërzisë lexuesin me elaborati plot trishtim e mllef (që nuk është aspak art) shoqëron poezitë e saj me një botë drite e shprese! Lindur e rritur bijë e Mirditës kreshnike vargjet e saj edhe pse flet me detin, përqafojnë e lumturojnë me…
”Kur shkëmbit pret vala valën/ buzëve të mia më vjen një simfoni.”.
Gjejmë aty këtu edhe deluzione në poezitë e këtij libri, ndër të cilat heroina me shpirtin e saj njerëzor fal por…pa ulur kurrë dinjitetin e saj-
”Sot si dy të huaj, i përplasemi fytyrës së rastësisë, përballë njëri-tjetrit gojëkyçur./ Flasim me kode që, as literaturat e Frojdit s’i zbërthejnë./I flasim përmallshëm kësaj bote, e njëri-tjetrin në heshtje zhgënjejmë.”
Protagoniste e një realitetit të dyfishtë që e ka jetuar në lëkurën e saj, autorja këmbëngulëse trasformohet në perëndeshë të WALHALLA duke shpalosur të gjitha ngjyrat e ndritëshme të ylberit, për t’i dhënë jetës koloritin e merituar. Shpesh shndërrohet në një hyjni olimpike me gjakftohtësinë e saj të pashoqe. Poetja Dava Nikolli është autore në gjëndje t’i këndojë të gjitha trevave pa asnjë dallim. Krijon vargje historike me origjinalitet nëse bëhet fjala dhe vargje sentimentale me vërtetësi ndjesie, me delikatesë, pa vulgaritet, tamam ashtu si i ka hije një zonje. Në këtë libër të saj të radhës, poetja përshkruan ndjenjën sublime në të gjitha aspektet e saj, kështu që lexuesi të përjetojë gjithçka autorja dëshiron të trasmetojë, mbasi dihet; publiku është Sovran dhe vlerësimi i tij…i patundshëm. Duke lexuar të gjitha poezitë në “Stinët e Dashurisë” kompozojmë e shijojmë një simfoni të plotë dashurie, sjellë me origjinalitet e harmonizuar me të gjitha sfumaturat e saj. Libër që të bën t’i rikthehesh me entuziazmin e leximit të parë. Do të shkruaja faqe e faqe të tëra për përmbajtjen e poezive që nga e para që mban dhe vetë titullin e librit dhe deri tek e fundit -PERËNDOJNË DASHURITË
“E prap mëngjeseve,
lindin si të marra marrëzitë!”/…
por, po ja lë fjalën lexuesit artdashës e me shpirt poetik. Gjithmonë buzgaze e fjal’ëmbël poetja vazhdon të ëndërrojë, të imagjinojë, të krijojë e të dashurojë përjetësisht…jetën dhe njerëzit.

VJOLLCA SHURDHA.
Poete dhe Shkrimtare -ITALI-

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s