sh 1

 

Në 95-vjetorin e lindjes:

KONFERENCË SHKENCORE, NË  NDERIM  TË AKADEMIKUT SHABAN DEMIRAJ

 

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

 

Sot paradite, në mjediset e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, në kryeqytet,  Akademia Shqiptare e Shkencave dhe Arteve & Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare, organizuan Konferncën përkujtimore, “Shaban Demiraj, figurë e shquar e shkencave albanologjike dhe e arsimit tonë kombëtar”, me rastin e 95-vjetorit të lindjes së tij. Merrnin pjesë akademikë e profesorë, studiues të fushave të ndryshme, përfaqësues të institucioneve kërkimore e studimore, nga media e shkruar dhe ajo elektronike etj. Ishin të pranishëm edhe studiues të njohur nga Kosova e Maqedonia.

 

sh 2

Duke hapur tubimin, Limos Dizdari

 

Në emër të organizatorëve, fjalën e rastit e mbajti kryetari i Akademisë  Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, Limos Dizdari. Në përgjithësi, ai evidentoi vlerat shumëplanshe të Akademikut të ndjerë, prof. Shaban Demiraj, “Nderi i Kombit” e “Mësues i Popullit”, personalitet shumë i njohur në fushën e arsimit të lartë dhe të shkencave albanologjike shqiptare.

Pastaj, sipas programit të hartuar, i paraqitën punimet e tyre disa studiues, të cilët kishin në qendër te temave të tyre, studimet dhe botimet e shumta të prof. Shaban Demiraj, një pjesë e mirë e të cilave kanë qenë e mbeten pasuri e vyer edhe për brazat e studentëve dhe pedagogëve tanë të shkollave të larta.  Kështu, prof. Emil Lafe lexoi temën e  përgatitur në bashkëpunim me Remzi Nesimin (nga Shkupi), “Akademiku Shaban Demiraj, dijetar i shquar dhe me ndikim të gjerë, për zhvillimin e gjuhësisë shqiptare”. Përveç mjaft librave, me autorësinë e tij, vetëm në revistëne “Studime filologjike” ai publikoi 50 punime shkencore, të cilët janë me mjaft interes.

Studiuesit nga Vlora, prof. Nexhip Mërkuri e prof. Bardhosh Gaçe paraqitën para të pranishmëve temat e tyre: “Gjuhësia e përgjithshme dhe këndvështrimet bashkëkohore, për Epirin e Mesapët” dhe “Ndihmesa e Shaban Demirajt në studimin e letërsisë shqipe”. Më tej, Viktor Bakillari lexoi punimin e hartuar me Kujtim Kapllanin, “Nderimi i prof. Shaban Demirajt për albanologët e ndryshëm evropianë” dhe prof. Rami Memushaj, “Ndihmesa e prof. Shaban Demirajt për ilirësinë e Epirit”.

 

sh 3

Pamje nga salla, ku u zhvillua veprimtaria…

 

Të ftuarit e kësaj Konference ndoqën me interes të posaçëm temat e lexuara nga studiuesit, që kishin ardhur nga Shkupi: “Ndihmesa e prof. Shaban Demirajt për afirmimin e letërsisë arbëreshe”(nga Zeqirja Neziri) dhe “Vepra e prof. Sbaban Demirajt “Gjuhësia Ballkanike”, një shembull për ballkanistikën”(nga Zeqirja Ibrahimi).  Gjithashtu, u paraqitën tema të tjera,  nga studiuesit e Universitetitë të Shkupit: Mirushe Hoxha “Rreth trajtimit të mënyrës dëshirore, në studimet e prof. Shaban Demirajt, për morfologjinë historike të shqipes”; Valbona Toska, “Çështja e rimarrjes së kundrinës, në veprën “Gjuhësia ballkanike”, të prof. Shaban Demirajt” dhe Asllan Hamiti, “Ndihmesa e prof. Shaban Demirajt për ballkanologjinë”. Ndërsa nga Universiteti i Tetovës, Mustafa Ibrahimi lexoi punimin e tij, “Shaban Demiraj, për eposin arbëresh dhe për rëndësinë e gjuhës arbëreshe”.

Vëmendjen e të pranishmëve në këtë Konferencë, e cila u shoqërua me pamje filmike nga jeta dhe veprimtaria e begatë shkencore e pedagogjike e Akademikut Shaban Demiraj, e tërhoqi edhe punimi, që paraqiti Mario de Matteis, nga Universiteti i Bohumit, në Gjemani.

Pjesëmarrësit e kësaj Konference, në nderim të jetës dhe veprimtarisë së prof. Shaban Demirajt-Akademik,  i vazhduan bisedat e tyre në koktejin e shtruar me këtë rast.  Tërë veprimtaria ishte mbështetur nga MAS dhe Shtëpia Botuese “Albas”.

Në fund, dëshirojmë të shtojmë se botimi në një libër të veçantë i këtyre punimeve, që u lexuan në këtë Konferencë përkujtimore, do të pritej me interes nga studiues të ndryshëm, pedagogë e studentë dhe njerëz tjerë të interesuar, si brenda e jashtë vendit tonë.

 

(Fotot nga: M.Gecaj)

Tiranë, 24 janar 2015

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,308 hits

February 2015
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List