DED GJOMARKAJ HERO I QENDRËSËS KUNDËR DIKTATURËS KOMUNISTE / Nga Lek Pervizi

L 1

DED GJOMARKAJ

1921-2015

 

DED GJOMARKAJ HERO I QENDRËSËS KUNDËR DIKTATURËS KOMUNISTE

 

 

lek pervizi

Nga Lek Pervizi

 

 

 

 

Ky lajm solli një  trishtim te madh në të gjitë ata që e kanë njohur Dedën në konditat e burgjeve e kampeve të internimit,j  ku ai kaloi gjithë jetën. Pavarësiht nga mosha e madhe 94 vjeç,  figura e  tij mbetet gjitmonë ajo e atyne rrethanave të vështira në të cilat  na kishin bashkuar dënimet e njepasnjeshme të regjimit komunist.  Deda i pëtkiste asaj familje të madhe e të nderuar të Gjomarkajve, Kapidanave të Mirditës, që edhe Turqia  ia kishte njohun titullin e lartë princor dhe, ku siç dihet, Mirdita është e vetmja krahinë e mbetur krejtësisht katolike, ku perandoria osmane nuk ndikoi.

Nuk ka dyshim se ky trashëgim historik pëshonte edhe mbi shpatullat e Dedës, si pinjoll i asaj familje. Kjo do të thoshte, se ai duhej t’i përgjigjej situatës së rëndë që e kishte përfshi. Dhe koha do të tregonte se ai kurrë  nuk ia lejoi vetës të mposhtët  sado që konditat të ishin të vështira e pothuejse të padurueshme.

Si bashkëvuejtës dhe i afërt i tij, nip e dajë, jemi gjetur ne te njejtat rrethana, jo vetëm si familje të destinuara nga diktatura që të asgjësohën, por edhe ne rrethana vetjake, ku  kërkohej qëndresë e vendosmëri për të mos u përkulur para dhunës e joshjëve.  Diktatuira komuniste pëdorte të gjithë mënyrat e mjetët për të thye qëndresën e disa përsonave që vinin nga familje të mira e të mëdha për t’i denigruar e përulur.

Kemi shumë raste ish te burgosurish e të internuarish që e kanë paraqitur veten si flamurtarë të qëndresës duke rreshtue dënimet e tyre e duke u vetquajtur Mandela, në kurriz te atyne që ua kishin kalue sa herë mandelave. Deda ishte nje nga ata, që nuk doli të rrahë gjoksin, as të ngrejë zanin. Ai ishte tepër fisnik e nuk mund ta ulte veten aq poshtë sa me e reklamue veten si burrë i mirë.  Sot, në këtë ditë të zezë të vdekjës e gjithë reklama e tij shpaloset me madhështinë e saj si njeriu që për 46 vjet rresht i tha diktaturës, ndal, me mue nuk ia del, as me forcë as me të mirë (dinakeri).

Lindur më 1921, në moshën 22 vjeç arrestoët dënohët 5 vjet burg.  Përveç burgut njohu tmerrin e kampëve të punës, Maliq, Vloçisht, Beden  e Lekaj deri 1950.  Këtu Deda lirohet për plotësim dënimi e vjen në Tiranë e bashkohët me ne dajat e kushërij të tij Ku të shkonte ? E gjithë familja në internim në Tepelenë. Vllazznit e malit, Marku dhe Lleshi ishin vra. I ati me dy vllaznit e tjerë ishin arratisë jashtë shtetit e nuk kishin asnjë lidhje me familjhën ertyne. Aq ma pak me Dedën.   Shtëpia në Shkodër konfiskue. Sarajet e Oroshit, djegur. Menjëherë u kuptue se lirimi tij ishte ba me qëllim. Spiunët u dyfishuan në vigjilencë ekstreme ditë e natë. Ky qëllim rrinte mbi skrivanitë  e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut. Kjo dyshe e tmerrshme po sajonte një lojë për asgjësimin e gjithë të arratisurve, sidomos të veriut, ku kishte fillue hedhja  e diversantëve nga ajri dhe hyrja nga kufiri jugosllav. Duhej gjetur njeriu që mund ta realizonte atë punë. E kush mund ta bante më mirë se  Ded Gjomarkaj, ky pinjoll i Kapidanëve të Mirditës ? Arretestohëmi në dy vllazni. Deda paraqitet se u paskej shpëtue e dale në mal. Ndërkohë unë e Valentini mbyllemi në Kalanë e Portopalermos. U hap fjala se Ded Gjomarkaj ishte arratisur dhe djemte e Prenk Pervizit i kishin zhdukur. Kjo fjalë shkoi në veri, Mirditë, Kurbin, Krujë Lezhë, Pukë. U shpall me fjalë, se  Ded  Gjomarkaj,  djal’i Kapidan Gjonit, i ftonte  të gjithë të arratisurit të mblidhëshin në një vend në Zall Herr  për të krijuar   bashkiminj e gjithë të arratisurve për organizimin  e  qenresës së armatosur kundër komunistëve, me ndihmën e jashtme. Sigurimi me në krye Kadri Hazbiun, krijuen gjoja grype të arratisur (sigurimca) për me ra në kontakt me të arratisurit e malit. Po Deda ku ishte ? Duke kujtuar se Deda do ta pranonte atë lojë, me premtimet shumë joshëse, pra me të mira, krenët e Sigurimit, si Mehmeti ashtu  Kadriu u gjeten para nje refuzimi kategorik. Deda mbahej në izolim të plotë. Askush nuk dinte gjë për të. Kështu që pralla se ka dalë në mal bahej e besueshme. Në Portopalermo sollën do Mirditorë, Të pyetur prej nesh mos dinin gjë. Ata e besonin daljen e Dedës ne mal dhe u çuditën kur  na gjetët aty. Sepse ne quhëshim të zhdukur. Duke mos ia dale as me të mire as me të keq me Dedën,  Kadri Hazbiu e ndryshoi lojën. Gjetën një të burgosun  (tiranas) të cilin e kurdisën të paraqitej si Ded Gjomarkaj në atë mbledhjën e Zall Herrit. Një si sosi e tij. Në këtë plan, Kadri Hazbiu   u bë si arratisur e me disa njerëz të sigurimit shkoj në Kurbin, drejt në Skuraj. Me anë të disa spiunëve arrin të këtë një takim nga larg me Ndue Gjergjin, kushëri i Dedës dhe yni. Ndou ishte i arratisuri më i rëndësishëm për krahinat veriore, Kurbin, Mirditë, Pukë e Lezhë. Gëzonte dhe reputacionin si nip i Gjeneral Prenk Pervizit.  Takimi bëhët. Kadriu lëshon zërin nga larg, duke i bërë te fala nga Ded Gjomarkaj i cili e ftonte  në Zall Herr ku do të mbahej një mbledhje e të gjithë të arratisurve. Ndou ishte përgjigjur, se në qoftë se Deda është arratiur e ka vendin këtu në Skuraj e jo në Zall Herr. Loja e Kadriut dështoi dhe ai u kufizue me shti në kllapa të arratisur  të Krujës, Durrësit, Kavajës, Elbasanit etj.  ku Dedën nuk mund ta njihte kush si pamje. Tani diçka e çuditshme.  Si shkoi mbledhja. Kam dëshminë e dy të arratisurve kruetanë pa ndonjë rëndësi që i internuan ne Tepelenë. Ata tregonin. Kur ishin mbledhur në një si barake të madhe, ç’të shihje, mbushur  plotpërplot me t’arratisur, ulur grupe grupe me armët në prehër.

 

l 2

 Deda u kthye me familjën në Shkodërc më 1991 dhe u vendos në banesën  e tij që e kishin kthyer në shtëpi pionieri, pa 46 vjet ndarje prej saj.

 

Kur ja doli një njeri që qëndroi pas një tavolinë e dikush foli. U njohim  me kapidanin e Mirditës Ded Gjomarkajn. Duartrokitje.  Deda i rremë qendisi nje fjalim te bukur, sa na u bë zemra mal. Kur mbaroi, ne nisëm të duartrtokasim e brohorasim. Kur befasuisht na i vunë nga tri gryka pushkësh në bri. Prangat dhe shqelmat e drejt e në birucat e Sigurimit. Disa  u pushkatuen te tjerë kalbën në burg. Ne shpëtuem kot.  Kështu mbaroi ajo lojë që Mehmeti e Kadriu kishin nisë me të madhe, po ama disa të arratisur i zunë.  Po Deda ? Nga izolimi i madh në një qeli të ngushtë e  t’errtë, ushqye vetëm me buk e ujë, Deda ishte dobësuar shumë,  pas tre vjet izolimi të plotë. Atij i kishin ba presione të mëdha, vetë Mehmet Shehu bashkë me Kadriuin, me premtime e privilegje. Donin ta detyronin t’i shkruente t’atit, Kapidan Gjonit,  me ra në marrëveshje me ta, etjera punë.  Një ditë sollën aty një mjek. Kur e pa ashtu Dedën të katandisur aq keq, u kishte thanë oficerëve që e shoqëronin, shpejt shkoni e blini mollë, portokalle, pemë.  Nuk e shihni se e ka zene skortbuti ?  Ky po vdes per mungesë vitaminash. Deda i shpëtoi asaj gjëndje. Për të justifikuar atë lojë e nxorën në gjyq ku, për ta denuar,  e akuzuan për arratisje  ne marrëveshje me ne. Deda ishte përgjigjë, që mi nxirrni këtu përpara ato kushërijtë. Nuk u bë gjë. . Ky ishte një sebep i kotë. Gjyqë formal. E denuan shtatë vjet, dhe e izoluen ne kalanë e Gjirokastrës, pa mundësi kontakti me askënd. Ne dhe familja në internim në Tepelenë nuk dinim asgjë. Unë e Valentini e kishim kuptuar se me Dedën po luhej një lojë. Arratisja ishte një prallë e sajueme. Ngjarjet u rrotulluan, dhe unë e Valentini përfunduem në kampin e Kuçit të Vlorës, ku më 1957 sollën edhe Dedën. Atëhere u muer vesh e  gjithë historia e përpjekjeve të shtetit për ta thyer.  Siç treguem më sipër. Deda na e kishte thanë, unë vendosa me dek, po në asnjëmenyrë me u dorëzue. Ky nuk asht një tregim për me rrëfy torturat e diktaturës. Asht një tregim me tregue vullnetin e pathyeshëm të këtij njeriu, që si  Gjomarkaj i vërtetë, e ka treguar me fakte  se i përkiste një familje nga më fisniket të Shqipërisë. Një familje me dinasti princore shekullore dhe e përfshirë në historinë e Shqipërisë.   Këtë qëndrim të vendosur, nuk ia fali pushteti komuniste, sepse e arrestoi përsëri megjithëse ishte i internuar në Gjazë,  duke e denuar 10 vjet te tjerë, që gjithsejt iu bënë 22 vjet burg e 24 vjet internim, 46 vjet.

Në dënimin e tretë në Lushnje, ku nuk kishte pranuar në asnjë menyrë të firmoste proces-verbalin e hetuesve, kur doli në gjyq, pas fjalës së akuzës e pyesin se ç’kishte përt të thënë. Me bini një letër dhe një pen, ishte përgjigje. .Kur ia sollën, vuri firmën në fund të letrë së bardhë, tani u tha, shkrueni ç’të doni. Hetuesi i drejtohet,  a e di se ç’të pret nga kjo  firmë. Deda ia kthen, pse e di e kam firmosë.  Kjo ngjarje beri që ai hetuesi pas do kohë të jepte  dorëheqje, sepse Deda i kishte dhanë atë mësim që nuk mund të ia jepte askush.  Pse, ai e kuptoi se si hetues  ishte kthye në një vegël qorre të regjimit, për të  denuar njerëzi të pafajshëm kot.

U shtyva në këtë  tregim  ku përfhsihet Deda, për të nxierrë ne dritë se ky njeri, që pësoj aq dënime dhe u tregue aq i pamposhtur, e kishte ne natyrën e genit nga i cili rridhte që të qendronte sypatrembur e ballë hapur ndaj atyre që nuk kishin lenë krim pa kryer dhe poshtërësi pa bërë në Shqipëri. Deda dhe familja e tij nuk e përfillën fare atë diktaturë çnjerëzore në çdo sjellje e qëndrim të tyre,  lartësisht fisnikë dhe të pathyeshëm, qoftë burraq ashtu dhe femra.  Motrat e Dedës, edhe ato  janë heroina të vërteta po aq të vendosura, te pamposhtura e trimëresha.

Për këtë hero të vërtetë .që i qëndroi burrërrisht  i pamposhtur  diktaturës me t’egër që kishte sunduar mbi shqiptarët,  asnjë nga gjashtë Presidentet, dukefilluar nga i pari,   dhe një radhë e gjatë kryeministrash  nuk u denjuan të venë ujin në zjarr (popullorçe) që ta nderojnë me dekoratën me të lartë që mund të meritojë një njeri, e këtë njeri e kanë pasur aty para syve tash 25 vjet, pa u kujtuar për  një herë. Po se mos ua vari ai atyre !

Nuk ka më turp për një shtet që të mos njohë e mos vlerësojë qytetarët e tij, sipas meritave reale dhe jo sipas thashethemve e prallave me mbret qe kohët e fundit qendisin në Shqipëri, për heroj te paqenë e histori të paqena. Jo qe kanë arritur te dekorojne kriminelë që kanë derdh gjak shqiptari.

Ded Gjiomùarkaj, për ata që e kanë njohur nga afër, mbetët një njeri shëmbëll, edhe për sjelljën e tij jatëzakonisht njerëzore dhe të afrueshme. Ai kurrë nuk impohej me autoritetin që i vinte nga origjinëna, si pinjoll i derës  së lartë së cilës  i përkiste. Fisnikeria e tij imponohej pra me një qëndrim si të thuesh popullor, gjithë urtësi mirditore, ku fjala që thuhej merr vlerë për mesazhin që jep. Deda ishte mjeshtër i bisedës, ku dallohej sgjuarsia tradicionale e trashiguar nga shekuj në familjën e tij.  Me urtësinë, me fjalën e ambël dhe kuptimplote, me marrjen me te qeshur edhe sitautat ma të vështira,   Deda  fitonte simpatinë e e respektin shoqërisë e imponohej vërtetësisht si një bir i denjë i asaj familje që i qëndron e pandame dhe  bashkangjitur historisë shqiptare. Deda nëqoftëse nuk përmendet si një përsonazh historik,  patjetër se do të përmendet, të kujtohët  e të nderohet si një hero dhe martir i lirisë dhe demokracisë,  Do të ishhte mirë që ky shkrilm të shkonte në veshët e kërij presidenti  ose pasardhësit, (më që paraardhësit s’benë gjë)  të  kishin miresinë me u perul para të tillë figurave madhore të qendresës së pamposhtur  ndaj diktaturës komuniste. Dedë Gjomarkaj është ai shqiptar, ai i përdjekur politik, i burgosur e internuar 46 vjet, simbol i një qëndrese jashtëzakonisht burrëror, fisnike që e meriton të quhët e të shpallet Hero i qëndresë kundër diktaturë komuniste, Hero i Lirisë e Demokracisë dhe përçues i virtytëve me të larta shqiptare.

 

l 3

Ded Gjomarkaj  midis dy kushërijve ose dajave

Valentin e Lek Pervizi, në Kuiç të Vlorës, 1957.

 

 

l 4

Deda e Lek Pervizi në foton  e fundit në Shkodër shkurt 2014.

 Siç dihet Deda ishte nip te Pervizët e Lekën me gjithë ndryshimin   e moshës, 10 vjet, e thërriste  dajë.

 

 

l 5

Bashkëvuejtës burgjësh :

Ded Gjomarkaj, Thabit Rusi e Mitat Araniti

në kampin e Kuçit të Vlorës, vizatim nga Lek Pervizi 1958.

 

l 6

Ded Gjomarkaj i pari ulur në këtë foto me bashkëvuejtë të tjerë, në Kuç të Kurveleshit të Vlorës, 1957.

Ulur : Deda, Skënder Qyteza, Nikoll Paluca, Ernest Dosti, Thabit Rusi.

Në këmbë : Lek Pervizi, Viktor Dosti, Mitat Araniti, Valentin Pervizi, Fatbardh Kupi, Tomorr Dine.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s