Irena

Poezi nga Irena Gjoni

AUTOPORTRET 

Ngjitur shtyllave të rrugëve…

Si në kohët e lashta,
lajmërimet e vdekjeve, – pëshpëris.

(Ej, bukuroshe, kjo erë vjeshte
ta zhbën nocionin kohë?)

Fletës së letrës,
në këmbë i ka ngelur vetëm një gisht.
I mjafton balerinës virtuoze
për vallëzimin e vdekjes
nën ritmin e erës.

Fryma pikëlon çikë e nga një çikë:

Ekspozitë…fotografike,
Modele…- Biondia…e…Detit,
Fo…to…graf…-me…ndjet… …e… …
a…dh…u…r…u…e…s…v…e…
…t…ë… …s…a…j…

Shpirti fluturon
rrathëve të ferrit – rrugicave vjeshtake,
Për t’u bastarduar
Nënkëmbëve të kushedi kujt.
Fotograf – Mendjet e adhuruesve të saj.
E fiksuar fotografive nga mendjet
në çastet më fatlume a fatkeqe
sjellë adhuruesve të saj:

Një dilemë e rrënjosur në përjetësi,
hënë njëzetekatërshe që ha e rilind vetveten,
ëndërrim flakërues qiellit
që turfullon si kalë i harbuar,

melankoli e muzgut,
demon i zbutur e hiç në krijim fytyrash,
prekje e realitetit me shqisat e të verbrit,
një psherëtimë galaktike,
një jehonë e saj në shpellat Ciklopike,

dashuri e mallkuar në mëkate epshi,
perlë princesash e nimfë e pavdekshme,
mallkim i vendosur në altar martese,
mjegull e djegur në hapësirë të plakur,
tradhëti shkretëtire në oaze makthesh,
Një vetull perfekte në ironi të dashurisë,
e vjedhur një fije floku e verdhë
e mbajtur fatsjellës,
një arkivol sysh – guackë perle kënaqësi,
një buzëqeshje vrasëse pa pagesë,

buzë të kopjuara me karbon të kuq buzësh
për t’u risjellë pranë netëve ogurzeza,
një gjoks ngacmues, përtej dekoldeve
dhe bluzave të ngushta,
mantel të kuq gëzofësh – mburojë shigjetash,

një lot i zi,
përzier me helmin e dhimbjes e rimelit,
duar të sikletshme
përherë në mbajtje të shanseve,
engjëll misteresh i dalë prej ferrmendjeve,
një lot shumëngjyrësh i theksuar nga koha,
imazh i rilindur prej hirit që predikon,
tatuazh në shpirt të detit.

Ëndrra të mëdhaja,
pa ditur ditën e lindjes e vdekjes,
mendje në lojëra fantazie,
hipnotizuese për të tjerë…
E gjitha e ndarë
në një labirinth mendjesh,
e ngelur në të njëjtin vend,
e ngelur në të njëjtën moshë,
e gjendur në të njëjtën bukuri Beatriçase…

Ekspozitë e parë me shpirt të rrënuar,
e paçuar gjer në fund,
e trembur nga bukuria e dikurshme,
nga adhuruesit e shumtë gati mitikë,
nga ëndrrat të ëndërruara dikur fatlume.

Me shëmtimin krijuar prej zhgënjimit,
me çmendurinë prapë pinjoll të zhgënjimit,
eci rrugëve duke mbledhur
gjethet e vjeshtës,
me përfytyrime – fotografitë
e mendjeve të adhuruesve,
pa i parë,
vetëm duke iu trembur
bastardimit nga nënkëmbët
e kushedi kujt…

Ende vazhdoj të eci
duke mbledhur gjethet e vjeshtës…

P.s. Vjen kjo poezi si një falenderim për gjithë miqtë e mi që më kanë uruar për ditëlindje (në pamundësi për t’i falenderuar veçmas, apo për tua bërë tag të gjithëve)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,190 hits

February 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
29  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List