Poezi nga Fatbardha Sulaj

 

fatbardha sulaj 1

Poezi nga Fatbardha Sulaj

 

 

***

 

në sonatë humba

me hënën kapur për dore

prej shekujsh

vdes dhe ringjallem sonatë

me hënën, për hënën,

që mbytet me mua

në ëndërrime,

që zgjohet buzë mbrëmje

krejt e heshtur

mbështjellë me shallin blu,

që fsheh sytë e zgavërta,

prej universit

vdes dhe rilind sonatë

me hënën, për hënën..

 

 

***

 

krahë hapur,

duke prekur rrathët e diellit

muzika e një fyelli

derdhet mbi shtat

mbi sy rrathë teminash

thyejnë shikimin

sa e bekuar

më duket toka

nën këmbët e mia.

 

 

***

 

Ekspozitë pa vizitor

të varura qëndrojnë në mure të vjetër

rrobë grisura, nudo

të dehura dhe të trishra prej opiumit kohë

të palëvizshme

në ekspozitën pa vizitor…

 

 

***

 

vjeshtë

ngjan sikur shkund gjethe

kur e them,

kur e thua:

Vjeshtë,

nuk të ngjan si stinë e thatë

pa mua…

 

 

***

 

jehonë qielli

shpërndare me natën

lidhur me erën

tranzit në destinacione

pa emër..

Jehonë qielli

në shkrepëtima faresh

shpërndare horizontit

si lutje nate..

 

 

***

 

mungesë,

mungesë e gjatë, ndoshta e përjetshme…

mungesë që shkon me shiun,

që shkon me tokën e lagur

me gjethet e lëshuara

mungesë.

mungese pa ngjyrë

stampuar mbi qenie pa emër,

që ledhaton errësirat

në frymarrjen e një harmonike

të lënë…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s