Poezi nga Ollga Selmani

 

Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani

 

 

Mbi mendime të thyera

 

Në hapësirat e mbyllura, thyhen mendimet .

Era e ndryshkut, më hyn në shpirt .

Përballë kësaj shije metalike,

dukem  si e mbyllur,  në një burg enigmë .

 

Nuhas, përtej ndryshkut, andej nga vijnë shirat .

Zgjeroj bronket, për më tej .

Shkel, mbi qelqe mendimesh të thyera,

duke lënë shenja gjaku, gjithandej .

 

 

Prandaj nxitojnë

 

U këput filli . Po zgjidhen litarët .

U liruan meridianët dhe paralelet, gjithashtu .

Nuk di ç’po ndadh me globin tonë,

ç’po ndodh kështu ?!

 

Na nxë a s’na nxë, kjo tokë të gjithëve ?!

Bëj llogari, i shumëzoj, i pjesëtoj .

Ata, më të mënçurit, dinë më shumë se unë,

prandaj, nxitojnë .

 

 

Arenë duhmash

 

Nën verbëri ditësh, s’bëhemi robër .

Kryengritës jemi, n’arrati .

Luhatemi mes gjësë dhe asgjësë .

Me lëngje pishash, pagëzojmë çdo ditë .

 

Ditë të mbledhura përmallimesh,

sa nuk i numërojmë dot,

shndërruar në arenë duhmash,

ku luan, një mezo soprano dhe një bariton .

 

 

Më mirë

 

Në indiferencën e vet, fle atomi .

Flemë dhe ne, në indiferencë, të gjithë .

Zhurmat, kyçen,  me dryna heshtjesh .

Nuk i dihet, kur ndahet atomi, në dysh .

 

Ka një elekrtik aorte, në të dhjetën e sekondës,

që bëhet shkak, në pavetëdijë .

Kur të ndieni gjëmime brënda,

largohuni, nga ky planet, më mirë !

 

 

E përkohëshme

 

Mbas trembjeve të ajrit, vijnë ulërimat,

shtërngime frymëmarjesh, pa oksigjen .

Nën jastëk, ca mendime fshihen .

As rrinë dot poshtë, as dalin  në shesh .

 

Trëmben hera herës, krejtë pa arësye,

nga  erërat  që  rrëzojnë  gjethet  përposh,

nga  humbjet e këngëve, nga ikja e zogjëve,

nga ardhjet dhe ikjet, e përkohëshme .

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s