Poezi nga Tyran Prizren Spahiu
DERA E HAPUR
Rrëmbyer nga epshi i ekstazës
Dridhërimet e trupit ftojnë
Nga Brënda zjarri përvëlues
Pëshpërisin trupat valsin e mesnatës.
Ofshamat pjesë e lojës së zjarrtë
Zbarkojnë në fundin e rrugës
Lodhur djersitur buzët flakërojnë
Trupi lëngon për freski ujë të ftohtë.
Hesht trupi ndjenjat vallëzojnë
Qetësia lulëzon nën dritat e pishinës
Vazhdon odiseada e ëndrrimtarëve të natës
Ftojnë derën e hapur kthjellim ofrojnë .
MË SHKRUAJ
Qëndron e heshtur
Nga koha e zverdhur
Vajton vera për shkronjat e hedhura
Fletët gjysmë të shkruara.
Vazhdo të më komponojsh
Epshin të shuajsh
Për zeshkanen të pashuarën yll
Derdhe epshin në të shenjtin pyll .
Unë do qëndroj e lagur
Nga pikëverat e derdhur
E uritur të pres deri në amshim
Dhimbjen të ndajmë deri në ri-bashkim .
Ndiej hijen e penduar
Në shkronjat blu të shkruar
Frymon keqardhja për fjalët në mërzi
Në germat e thurura në poezi.
Më vesh më bukuri hyjnore
Dhe me krahët e qëndisura lajmëtare
Në botën tëndë zhgëndër të ftoj
Zeshkanen ëndërr të përqafoj.
ZBUKUROVE TURPIN
Mos më ndjek
Me shikjim të djallosur
Ti natyrë e verbër
Shtëpi e rrënuar.
Atje mbi në kazamatë
Shfryve epshin si fundërrinë
Në bërllogun e ndjenjave
Ti shpirt zbrazur.
Vulose fatin
Me gënjeshtra
Zbukurove turpin
Me të prekura.
Ndihem i shkelur
Shumë i dhunuar
I pushkatuar
Ti vetëkënaqësi.
Marrëzitë e çmendura
Lojërat e ndyta
Ti e palarë natyrë
E veshur me gjemba.
Nga çorapet e pista
Trupi të kundërmon
Lëkura e fëlliqur
Qiejt vajtojnë.
Ik largohu
Futu në vetmi
Pendohu pendohu
Mos rastësisht gjen qetësinë.
Një ditë një ditë
Ndoshta
Tmerri i trupit
Gjysmë-dritëzohet
SHQIPTAR-ia
…duron egërsirën e urryer
Thonjtë e pistë të ngulitur
Mashtruar dhe e grabitur
Mijëra e mijëra vjet e ndyer.
Kanë shkruar kokat e ndritshëm
Në atdhe në mërgim
Pergamentet amanet janë lënë
Për Atdheun të dashurën Mëmëdhe.
Në errësirë si nuse e rrëmbyer
Futur në vrimën e zezë të gjithësisë
Në margjina të Europës hedhur
Dashurinë shpirtin të kanë sakatosur.
Feniksi i urritur u zgjua
Nga kështjella diellore shekullore
Kultura mileniumëshe ngritur
Zbriti në Shqypni.
E Pavdekshme je Zonjë e Vjetër
Elegante dhe Gracioze
Me gur të çmuar qëndisur
Bukuroshja ynë Arbëresha e Arbërve
Si Merimanga në Sh
pellën Hira
Syri i kaltërtë që shkëlqen
Do të të ruajmë si Librin e Shenjtë
Në Dheun Shqipfolës.
Zonjë e Vjetër Europiane
Në fron me kurorë mbretëreshe
Do të gëzosh mëvetësinë
Shtetësinë e merituar.
Kalorësit bujarë të bjeshkëve
Vallëzojnë në lartësi të foleve të shqiponjave
Gjëmojnë 36 shkronja të bekuara
Lindje perëndim jug veri.