Cikël poetik i shëputur nga vëllimi “Muzgu shkund gjethe” i autorit Koço Qorri.

koco qorri

Cikël poetik i shëputur nga vëllimi “Muzgu shkund gjethe” i autorit Koço Qorri.

 

 

RRAPI PLAK

 

E solli fati dhe u pamë,

Ishe më i rrënuar se në mend e mia,

Ashtu si ndodh rëndom mbas famës.

Trungu rrudhur thellë,

Por degët të dridhen,

Siç dridhet historia.

Një trajektore kapëse,

Si në teknikat moderne.

 

Një lastar i ri,

Fërfërin në erë,

Si zë fëmije,

Si duket e ke merak trashëgimië,

Që nga dita kur të ra rrufeja,

Sfidojnë katranin,

Filizat e njomë.

Tek lëkunden sikur vallzojnë.

 

-Mos u çudit tokësor,

Ka shumë zera dhe lot në dejet e mia,

Të tutë këndojnë,

Unë kthej iso me shushurimë,

Derisa bie mbremja,

E tek tuk,

Ndonje gjethe keputet,

Si gjurmë gjigandi tek duket,

Ato kohëra rodhën,

Me të parët e mi,

Si uji në përrua që këndon me ne.

 

Po plakem ëmbel,

Kujtimet e vjetra po më bëjnë dembel,

Përjetimet janë aty,

Puthje rinie,

E me tej pengje burrërie.

Le të mbeten këto ndodhi humus,

Dhe fletët shtresa.

Për farat e reja,

Që do guxojnë në sfida.

 

Kanë thithur shumë musht,

Kokrat e ralla me push,

Marin ç’marin ditën,

Natën në dritën e henës,

Kullojnë ëndrra me limfë.

-Tani ika,

Takimi shkurtër është më mbreslënës,

Po me bren zilia,

Mora mësim pa fjalë.

Hijerëndë mësues,

Hijerëndë.

 

Koço Qorri@ Dhjetor 2014.

 

 

MENDIME NЁ DITЁ TЁ “SHENJTЁ”

 

Sot palcë e dimrit,

Kur nata sa nisi vogelinë,

E shpresa për ditën,

Feks si dritë e zbehtë,

Mendja e servir për shenjtëri.

Mistifikim i një harku jete.

 

Shoh shumë shkëlqim,

Ku është fryma?

Ndjehet si e imponuar,

Vetëm disa bëjnë sikur e kuptojnë,

Sikur kanë nëntë shqisa.

Gjithësesi urime historisë humane të lartuar,

Që i bën njerëzit ëndërrimtar.

 

Rend o mendim,

Si reze e dritës,

Në ato skuta ku ka nevojë.

Raketat shpojnë në trajektore,

Njësoj si shigjetat në Afrikë,

Në një kohë,

Se edukimit,

I është thyer paterica nëpër stepa.

Tani për tani,

Pabarazia bëhet zap me sundim.

Nga kamzhiku,

Teknika mbëriti në atom.

Por dije o dritëshkurter,

Se dëshira për jetë,

Ka uri,

Ёshtë shkatërimtare.

 

Kemi dy e më shumë shpejtësi,

-Kujdes konsumues të  hi-tech-ut,

Rreth e qark tymon egërsi,

Edhe lloji Zulu *1)është krenar.

Rrugën e kemi bashkë.

Deri kaq mësova,

Kur vrava varfërinë,

Tani me ballin e lagur,

Në epilogun e dëshirës,

Po ndihem më i lirë.

 

-Njatjeta vendi im,

Përuljen ala Tereze*2) ndjej në frymë,

Ёshtë shpëtim për ne.

Po më shijon ky ajër,

Poshtë qiellit me grimca gri,

Anash një lisi,

Që hijeshon një gur të moçëm.

Bari ndrin tek tundet në fllad.

-Jam brenda mrekullisë toka ime,

Sa ta kuptoj,

Po lutem për ty.

 

Koço Qorri@ Dhjetor 2014.

 

*1)-Fis në Afrikë.

*2)-Nëna Tereze, shenjtorja shqiptare.

 

 

DIALOG I NJЁ VETMITARI

 

Ti erësire e kthjellët,

Ç’ti them bashkësisë,

Tani me  zë,

Kur dhëmbët kërcasin si llamarinë,

Në mbrëmjen që pret suferinë.

-Sa dite feste aq psherëtima,

O hije e rrugës,

Me ndriçim të mekur.

 

“Ec drejt,

S’ka njeri,

Shiko përpara,

Bulevardi sikur është bërë për ty.

Ne fakt ç’i dua,

Kështu kam liri,

Vetëm pse më shikojnë,

Sikur më shpojnë shtiza në trup,

E brishtësia ime e strukur,

Që melodon edhe kur s’ka zogj,

Sikur gëryhet me zhavor.

 

Ritëm,ritëm,

Ti muzikë e panjohur’

Të lëvizin pak këto të shkretat e mia’

Që alternohen nën stof të vjetër,

Në baltën mëmë,

Kallkan të ngrirë.

Gjiri është tharë.

 

Ç’kërcen o i marosur,

Pranoje me zemër të venitur,

Struktura s’ka themel,

Vullnetet periferike acari i shuan,

Bijtë lëvizin si pupla në erë,

Rrudhu, rrudhu ti fisnikëri e coptuar,

Derisa të mbetemi fosil.

Nën dritën zjarr të hënës,

Që sa e sheh të futen mornica.

 

Do pi nje uje,

Tani që republika u depilua,

Dolli për ty njeri i punës me kanace,

Japi një mësim këtij portreti dordolec,

Përpjekja jote ndrin.

 

Vetëm kaq,

Se duf s’ka,

E shumta shkon deri në majë të mjekrës,

Se revolta ka bërë alkimi në durim.

Më mirë të iki,

Po ku të iki,

Shtresat presin ftohtë,

Më hidhur se cikma,

Po dhe unë ç’i kujtoj,

Zero mendim, o njeri,

Në këtë prodhim tabori,

Ndjenja është mëkat.

 

Gjynah,

Gjynah them dhe unë,

Ashtu thotë edhe kori i shurdhët,

Si tokë e shkretë,

Ku guximi s’mbin.

Po dhe unë nguroj,

Si duket më dhimbset ky ritual,

Kurajo më ka marë plagë të thella,

Betohem se këtë botë do ta hajë vetmia,

Qoftë e mallkuar,

Për atë zot,

 

Kam ftohtë,

Kam ftohtë.”

 

Koço Qorri@

Dhjetor 2014.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s