ADRIANA, UNË MENDOJ PËR TY. TI, A E DI? / Tregim nga Sotir ATHANASI

 

ADRIANA, UNË MENDOJ PËR TY. 

TI, A E DI?

 

 

sotir athaasiu

Tregim nga Sotir  ATHANASI

 

Takimi me Nikon në Lozanë, s’ishte vetëm një befasim i kënaqshëm, siç rëndom u ndodh dy shokëve. Qe, si të thuash, një domosdoshmëri kulmore për të vazhduar bisedën e nisur vite më parë. Diskutimin mbi një temë sociologjike. Dhe ja, rasti e solli të ndodheshim mbase në vëndin dhe kohën e duhur. Madje, në një stinë tejet të përshtatshme. Trinia, nuk është se harmonizohej me klimën. Sepse, edhe ky fillim maji, nuk mund të themi se kishte ardhur njëkohësisht me pranverën. Përkundrazi. Ai qe në një kuotë ku mëngjeset karakterizohen me një të ftohtë b r i s k. E ndjeshme kjo, sidomos për ne që vijmë nga Greqia e një klime mesdhe – tare. Por, edhe nuk mund të ankohemi.

Dielli i Gjenevës është i nxehtë, ashtu si hija të rënqeth…

Gjjthsesi, pas bisedave të para, Nikua, duke kujtuar diskutimin e lënë pa përfunduar, ndonëse me shaka, më tha:

– Nuk besoj se më ke ndjekur nga Athina për të argumentuar tezën e një debati aspak shterues mbi: ” Temperamentin e popujve në vartësi nga klima”.

– Kurrësesi, – thashë unë dhe shtova: – megjithse është rasti ideal për ‘të.

Ai qeshi me shpoti dhe me një humor të lehtë, m’u kundërvu:

– E ndjej që je paisur me argumente për të më mbërthyer me ‘to për muri dhe mezi pret t’i shpërfaqësh . Veçse, edhe unë, kam të miat; ndonëse shpien ujë në baçen tënde. Prandaj, paraprakisht të them se, e ke të fituar tezën tënde. Por më parë, shpjegomë pse u ndodhe në këtë Spital Onko-logjik, për të cilën nuk gëzohem aspak, që të shoh.

– Ke plotësisht të drejtë. Kam mbesën dhjetë vjeçe të shtruar.

– Nga se?

– Për momentin nga një kollë e vazhdueshme me temperaturë.

– Dhe pse pikërisht këtu?

– Sepse është me l e u ç e m i dhe në raste të tilla, imuniteti është pranë zeros. Prandaj kërkon rregjim dhe kujdes të rreptë spitalor. Kërkon e m p a t i…, që do të thotë…

Dhe shoku im, nuk më la t’a shpija deri në fund spjegimin.

– Kërkon n g r o h t ë s i, d as h u r i dhe m b ë s h t e t j e. Kërkon, por – dhe ai më bëri shenjë të lexoja një tabelë në frëngjisht. Unë ngrijta supet dhe ai e përktheu:

“T I  N U K  J E  V E T Ë M “!

Kështu shkruhet në ‘të. Dhe kjo i drejtohet atyre fatkeqve që kanë këtë diagnozë. Ky është një nga argumentet për të cilën e kisha fjalën aty më parë. Dhe kjo s’ka të bëjë me…, “Temperamentin e Popujve në Vartësi nga Klima “.

Përpara kësaj s e n t e n c e  s o l i d a r i t e t i  t e j e t  m b ë s h t e t ë s, kushdo do të mbushej me kurrajo. Kuptova se Niko kishte të drejtë kur tha se ‘provat’ e tij, e dërgonin ujin në “baçen time”.

Vura buzën disi në gas, më tepër për t’a zbutur klimën e acartë që u nder dhe në çast, u kujtova se në dorë kisha p l i k o n me disa kartolina . Por më parë duhet të uleshim diku dhe të vazhdonim bisedën. Se edhe ai, për një shkak të ngjajshëm, u ndodh në atë spital.

Ishim në katin e njëmbëdhjetë. U dëgjua uturima e një helikopteri që u ul në taracën e një tjetër godine të këtij kompleksi të madh spitalor, jo shumë larg nesh.

– Kjo pliko është për ty, si zotrues i frëngjishtes, – i thash unë.

– Nuk mund të them se e njoh mirë gjuhën, por mjaftueshëm. E mbase aq sa të merrem vesh, por edhe të lexoj.

– Atëhere, kjo pliko, është për ty. Veçse së pari duhet të dish se, mbesa, nga që tri javë ka qënë me një kollë të vazhdueshme, mësuesja i vinte në shtëpi dhe i spjegonte të gjitha lëndët që zhvillonte në klasë. Dy ditët e fundit, ajo e pa që fëmijës nuk po i binte temperatura, mori makinën e saj dhe bashkë me të ëmën e sollën në këtë spital. Mësuesen e quajnë PATRICIA FREHNER. Një grua, për të cilën vogëlushja ADRIANA, e ndjen kaq shumë dashurinë, sa që është e pamjaftueshme t’a krahasosh me nënën e saj. Kjo ndërkëmbyeshmëri ndjenje, shoku im i viteve të rinisë, nuk mund të jetë assesi në vartësi të shumçkaje; aq më pak e kushtësuar nga ndonjë faktor, jashtë njerëzor. Kurrsesi klimaterik.

Ai buzëqeshi, nga ky n g a c m i m i imi për t’i dhënë ritëm bisedës dhe e shtyu atë më tutje:

– Le të shohim ‘ p r o v a t.’

– Po. Veçse më parë, duhet të nënvizoj se mësuesen e ADRIANËS në shkollë, e quajnë KATHERINË CONOD. Ajo u shpjegoi nxënësve në klasë se, shoqja e tyre, ndodhet e shtruar në spital në një gjëndje tepër të rëndë. Temperatura prej 40°, nuk i është ndarë për dy ditë rresht. Kjo do të shqetësonte çdo organizëm, sado të shëndetshëm të qe. Prandaj, mendoj se e ka të domosdoshme ndihmën tuaj morale. Mbështetjen tuaj. Të merrte forcë nga forca juaj. Të merrte kurajo nga guximi juaj. Të merrte zemër për të mbijetuar, nga zëmrat tuaja.

Gishtat u ngrijtën dhe në pjesën e dytë të ditës, kur fëmijët erdhën në shkollë për të bërë dy orët e mësimit të pasditës, ata kishin marrë me vete secili nga një kartolinë.

Atë çast, unë hspa plikon dhe dolën KARTAT POSTALE. Ishin të gjitha, pa përjashtim, në formë zemre. Po t’a shkruante këtë tregim, miku im, Resmi Osmani, dhe t’i shihte ato, njëra mbi tjetrën, do t’i quante: OBELISKU I DLIRËSISË. Por unë i vendosa p e r p e n d i k u l a r i s h t me tryezën dhe ato më ngjasuan me një parzmore mbrojtëse.

– Ky rreshtim – tha Nikua si poet, është sa stolisës, aq edhe në një funksion mbrojtës. Këto zemra të gardhuara përballojnë çdo temperaturë. ADRIANËS, duhet t’i jenë ulur në normale, shifrat e saj.

Unë miratova me krye:

– Tani fjalën e ka përkthimi nga frëngjishtja.

Niko mori kartolinën e parë që i zuri dora.

Le t’a lexojmë atë:

“Të uroj të kesh kurajo, ADRIANA!

Dëshiroj të shërohesh sa më shpejt. Ne të duam të gjithë. Shumë!

E M M A”

“Kurajo të mirë për ty ADRIANA!

Shprespoj që së shpejti të jesh pranë nesh

E L O I S E”

“ADRIANA!

Ti më mungon shumë. Shpresoj të bëhesh mirë shpejt.

L O I C. M”

“Kurajo të mirë, ADRIANA!

Unë mendoj për ty. Ti, a e di?

M E G A N E”

“Mirëmëngjes ADRIANA!

Shpresoj që temperatura të të kalojë shpejt. Gjatë gjjthë kësaj kohe

mendoj për ty.

A M B R E”

“Paç fat, ADRIANA.

Pres me padurim të të shikoj.

A L E X”

“Për ADRIANËN!

Shpresoj që të bëhesh mirë sa më shpejt.

Kryqëzoj gishtat që ti t’a kalosh më shpejt luftën.

Të dua shumë dhe do të doja që të kthehesh sa më shpejt në shkollë.

Paç FAT!

N I N A”

“ADRIANA!

Uroj të shërohesh sa më shpejt.

R A P H A E L”

Janë edhe disa kartolina të tjera, të cilat kanë thuaj se një tekst të ngjaj-shëm. Kështu, mund të shkruajmë vetëm emrat për t’a lehtësuar disi redaksinë nga një ngarkesë e tepërt. Konkretisht:

G E N N Y, L O I C, R, O C E A N E, G. O C E A N N E, F. D I A N A, T H O M A S.

Mbas kësaj, ne mbetëm si të nemitur për disa çaste. Dlirësia fëminore na kishte vënë përfund. Nga kjo gjëndje, na nxorri të dy Nikua. Ai, për t’a ndry-shuar krejt tabllonë dhe për t’a futur në   t r y e z ë n  e  d i s k u t i m e v e  qp r o b l e m i n, tha:

– Shumë mirë!

Por unë, do të jap edhe një argument s u b s t a n c i a l, ashtu siç edhe të pëlqen ty, të përgjithësosh dhe të plotësosh kushtin e të quajturit TREGIM.

– Nuk mbaj kënd se në ç’muaj isha në këtë spital vitin e kaluar. Ky institu – cion mjaft dinjitoz Universitar, në oborrin e tij, ishte tejet, po tejet ama i mbushur me njerës. Në fillim mendova se janë studentë dhe nuk e kisha aspak gabim. Por, veshja e tyre më bënte të dyshoja. Kur pyeta, e di se ç’më thanë?

Unë ngrijta supet.

– Po. Ka edhe studentë. Por shumica janë qytetarë të thjeshtë që kanë zënë rradhën për t ë d h u r u a r g j a k .

Nuk gjeja fjalë për t’u përgjigjur kësaj të vërtete fisnike. Këtij gjesti aristo-kratik. Apo këtij superhumanizmi g a l a k t i k.

Kujtoj se edhe në Athinë dhurohet gjaku. Por ai bëhet, thuajse i detyrue-shëm nga familjarët e pacientit që e ka nevojë atë. Kurse në Tiranë, gjaku b l i h e t  n g a  i n s t i t u c i o n i.

* * *

Ndërsa po përgatisja këtë shkrim për portalin tim të dashur, vjen mësues-ja PATRICIA FREHNER në shtëpi për të bërë mësimet me ADRIANËN dhe thotë se: klasa e ka marrë vesh që ka dalë nga spitali dhe po bën fushatë për t’i blerë një dhuratë të veçantë. Ky solidaritet, është më shumë se prekës. Ai ka mbërrijtur krenajën e humanizmit dhe e lë ku e ku diskutimin shterpë mbi:… TEMPERAMENTIN E POPUJVE NË VARTËSI NGA KLIMA.

 

SOTIR ATHANASIU

Gjenevë, 7 tetor 2015

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s