Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

dhimiter kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

DETIT

Detin!… Përgjumjesh
e shihja
dhe bashkë me agun
shtronim
magji!… Kjo madhështi e tij
përkulte
ritmin, riktheja dhe shtroja
në kaltërsitë
e valëve, krijimin!…
Më të bukur
në kushte të një poezie
të thjeshtë!…
Ja ngjita, detit dhe deti?……
Më kërkonte
lartësitë!… Nuk më përkulin
dallgësh
përmbi furi ngarkuar
më vinin!…
Vazhdimësisë, levizjet
më përkundnin
si melodi, e valëve krijimit tim?…
Ritmit përplasen
mes rrokjeve në karakter
të stilit!…
Asimetrinë përzgjidhja
dhe ndiqia
valën, pa harmoni
mes dehjesh
dhe unë?!… Dehur
mes tyre
zbusja, valet, po hidhnin shtat!…
Krijimit tim.

 

TEJ BUKURIVE

Si ishull koralor
po të kërkoj
tej bukurive!… Vjelur.
Harremi yt?!…
Mbi ngjarje plotë
më çorodit
kronologjitë!… Në një startim
më lën shijen!…
E vesës.

 

NUK FAL

E vrisja shpirtin
të reagonte
ndaj bukurive egoizmat
shkujdesur
a mund t’i fal?.. Ato!…
E mbysin
joshjeve në ç’do kërkim
të bukurisë
përulem, bukurinë e dua
t’i jem pranë
ndryshimesh mbi lartësi
aty e ftoj
aty e mbaj në madhështi
kjo bukuri
po më qëndron, si fishekzjarret
mes gëzimesh.
Fishekzjarret?… Zbërthehen
lartësish aty
ku bukuria nuk tretet as nuk venitet
shkëlqimit
diellor, na udhëton dhe
na zbërthen
si një gjerdan i ndritur
mes yjesisë?…
Kush konkuron në gojë të dritës
ndezur?!…
Shkëlqim mes çastesh
nuk e mbaj
as mes puhizash flladesh
lodhur!…
Në ledhatime, vetëm do t’i ndal
dhe ndaj
mes buzëqeshjesh, po më kreh
o shpirt diellor
përkulur penës, trurit të botës!…
Gjeneron.

 

KUNDËRVEPRIME

Momentet përmblidhja
në bashkësitë
e dehjeve, mendimet
udhëtoja!…
Νjë melodi!… Me fishkëllim
përcillej
gjendjeve n’ ekstazë
të antitezave
dhe rrezonancat, i importonin
taktikave
në hapësirë si propagand
i kundërshtoja
zhgënjimeve!… Mbetej e lirë.

 

NUK FAL

E vrisja shpirtin
të reagonte
ndaj bukurive egoizmat
shkujdesur
a mund t’i fal?.. Ato!…
E mbysin
joshjeve në ç’do kërkim
të bukurisë
përulem, bukurinë e dua
t’i jem pranë
ndryshimesh mbi lartësi
aty e ftoj
aty e mbaj në madhështi
kjo bukuri
po më qëndron, si fishekzjarret
mes gëzimesh.
Fishekzjarret?… Zbërthehen
lartësish aty
ku bukuria nuk tretet as nuk venitet
shkëlqimit
diellor, na udhëton dhe
na zbërthen
si një gjerdan i ndritur
mes yjesisë?…
Kush konkuron në gojë të dritës
ndezur?!…
Shkëlqim mes çastesh
nuk e mbaj
as mes puhizash flladesh
lodhur!…
Në ledhatime, vetëm do t’i ndal
dhe ndaj
mes buzëqeshjesh, po më kreh
o shpirt diellor
përkulur penës, trurit të botës!…
Gjeneron.

ENDUR, PRITJES

Përballem me ty
një jetë?!…
Më e madhja pasqyrë
na shpërbën
lartësitë, mes jetës
lodhur
u ndodha, jo rastësisht
dhimbjes
por dhe ajo?!… Përballur
shthurrjes
si nyje e një rrobe
të vjetër
dhe të reckosur
më mban
por s’mund ta mbaj!…
Si një rob
lufte të reckosur
në vlerë
të humbur mallit!…
A mund ta tjer, a mund ta shqep
si Penelopa
e ëndur viteve të pritjes
në ndryshim?…
Atë e mbaj, mes vlerash!….
Nuk më ndryshon.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s