Poezi nga Leonora Lokaj

leonora

Poezi nga Leonora Lokaj

 

NË PËRVJETORIN E DASHURISË

Melodia e një kitare
Bëhet rojë e dashurisë
Pikturë e vizatuar në sytë e mi

Shpirtin tënd të fjetur
Zgjoj me përkëdhelje shiu
Faqeve të dashurisë rigojnë kujtimet

Mos u tremb nga vargjet e mija
Ëndrrat tona luajnë me flutura
Qiellit kaltërosh valle hedhin

Syrit tim lexoje dashurinë e moteve
Gjeje strehën ku mund të pushosh
Në tonin përvjetor të dashurisë.

 

ERA QAU IKJEN TËNDE

Malli djegë shpirtin e venitur nder vite
Hiri i tij mbuluar kujtesën ka
Në sytë e dimrave të stuhishëm
Vetminë mbi supe mbajë

Fjalën që s’ta thashë dikur
Relikte ruajtur e kam
Shëtitë vërdallë me vetminë
Stinëve të jetës sime acar

Syri lotoi plagët t’i puthi
Era qau ikjen tënde
Mumie e heshtur mbeta pa ta thënë
Fjalën e një zemre.

 

ËNDRRA E LEXUAR

Hëna ngarendur
Maje malesh të zhveshura ecën
Përplasë heshtjen
Drejt saj shkoj
Lë pas copëzat e natës
Shtratin dashnor
Me gjuhë etjesh në duar
Këpucëgrisur vrapoj

Kur hapin ndalë
Hënë nusërorja zhduket
Nata në gjoks agimi digjet
Shohë që ngatërruar rrugën kam
Gojëkyçur hëna
Ëndrrat m’i ka lexuar
Shpirtgërvishtur nga e pathëna fjalë
Heshtur mbetem ëndërrtrazuar.

 

DASHURI KOMIKE

Dielli është stepur
Nën thonj rrezet i mbanë peng
Heshtja mortore shëtitë
Qiellit të pa fund
Pylli pijanec nuk bë zanë
Blerinat qetësia i kafshon

Hëna bije mbi burime
Shuan etjen e stinës
Këndon baladën e mallit
Për gjethet e fjetura
Ujërat derdhën qetas mbi mendime
Fjalëve u thyhen eshtrat

Mbretëria e ëndrrave
Dashuri komike përjeton.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s