SHTEGËTIMET E SHPIRTIT NËPËR GALAKSINË POETIKE TË JULJANA MEHMETIT / Nga: Bedri Dula

         SHTEGËTIMET E SHPIRTIT NËPËR GALAKSINË POETIKE TË JULJANA MEHMETIT

 

D:DCIM100HDCAMHDP_0851.JPG

Nga: Bedri Dula

 

Juljana Mehmeti lindur me 29 tetor 1973 në qytetin e lashtë të Durrsit, hyri në universin e artit poetik duke gërmuar në thellësitë e shpirtit të saj gjithë thesarin e mbushur me kristale të këndshme poetike. Ajo eksploron këtë univers duke shpërfaqur gjenialitetin e botës së brendshme poetike deri në pafundësi.

Juljana Mehmeti e frymëzuar nga valët shkumëzuese në dallgët e detit, e herë në pistën e lartë në kaltërsitë qiellore me forcën e shpirtit, ajo mbushet me nektarin e bukur që dhuron shija e këndshme poetike, me etjen që ka shpirti i saj përpiqet të kapërcejë përtej vetvetës në shtegëtim të dimensioneve të reja, nëpër lartësitë e pashkelura deri më tani, është në përsosshmëri për të krijuar identitetin e vetë poetik, në harmoni me një ndjesi të veçantë largë në horizontet poetike postmoderne.

Juljana Mehmeti me një sensë të veçantë tejkalon rrymimet e artit poetik, në kërkim të frymës sensuale, për të ndërtuar një botë  të veçantë poetike. Në poezitë e saj gjejmë ndërtimin e figurave stilistike të transformuara në një varg nuancash e ngjyrash poetike të kompunuara me një melodi artistike dhe sensualitet  që i tejkalon specifikat poetike nga motivet erotike, sociale në një intimitet të veçantë, ajo niset nga e thjeshta, e zakonshmja duke u ngjitur në dimensione të larta deri në pakohësi dhe amshueshmëri, për të krijuar piktura të larmishme poetike. Këto janë forca shpirtërore të cilët na vënë në një kryqëzim udhëtimesh në të cilën gërshetohen mes veti figurat poetike të antikitetit me modernën, e tashmja me pafundësinë e duke krijuar figura e simbolika të reja stilistike për ta bërë akoma më të bukur shijen artistike që si galaksi yjesh shkëlqen me forcën e shijes artistike në shpirtin e ndjeshëm poetik. Ajo shprehet me një refleksion impulsiv tek poezia :

“përqafim hyjnor”

Aroma të shpërndara myshqesh

…dhe zogj shtegëtarë në ikje,

që fluturojne lart …

e rrëzohen papritur,

si një vello e mëndafshtë

në frymëmarrje ere,

që hap porta qiellore

prizmit shpirt në përthyerje.

Poetja me një mprehtësi të penës në ketë poezi shpreh një vizion poetik mjaft të pastër dhe me frymë shumë realiste, për bashkombësit që më braktisjen e vendit të tyre shtegtojnë për një jetë ma të mire ndër vendët e huaja!….por fatkeqësisht ata rrëzohen në fluturim e mbesin gjithnjë në porta të hapura qiellore më shpresa të thyera se një ditë edhe nënqielli tyre do të gjëjë paqën dhe lirine e ëndrruar….!

Intuita e saj poetike e cila la gjurmë impersionuese edhe në kritikën italiane si një krijuese që tejkalon kornizat e kohës! Thyrjet e saj shpirtërore në ujëvarën e jetës gërshetojnë në vetvete labirinthet e panjohura, përmes reflektimeve drithëruese në harmoni  vijëzimesh artistike në rrathët hapsinor deri në yjësi për të komunikuar me një botë transformuese në një univers të qetë, të butë e ndjenësor me gjuhë poetike.!

Vargjet e Juljana Mehmetit nisën në shtegëtimin e bukurisë, që shpërfaqin universin e  brendshëm të unit të fuqishëm artistik…. në shikimet poetike shumë dimensionale  varet shumë metrika e vargut , që shkrihet si kristale në një melodi shpirtërore duke bartur emocione  dhe ndjenja të forta deri në shkrirje nuancash e ngjyrash dhe figura të fuqishme stilistike. Ajo sikurse yjëzit në universin e pafund shpreh botën e mendimit filozofik në mbretërinë e unit artistik….si shprehet më vrullin e saj shpirtëror me nuanca të thella poetike tek  Poezia:

“Dritëhije”

 ndoshta jemi meteorë

e djegim të errtën nate…

Mendimet në kufij të padukshëm,

dritëhije ankthi,

si flakë e zbehtë qiriri

dridhen..

Poetja me një stil të veçantë në ketë poezi shpreh forcën intuitive, për të arritur në dimenzione kohe nga një energji e pa dukshme të shikoi se do të digjen meteoret e anktheve që si flakë qiriri dridhen në heshtjen e zbehtë të natës, për të arritur tek drita e vërtetë pa ngjyrat e hijeve që pengojnë shkelqimin reflektues në valet e kohës në vendin e saj të bukur…!

juljana

Juljana Mehmeti

Frymëmarrja dhe aroma poetike  tejet e veçantë dhe sublime në vetvete është një tjetër dimension poetik që dhuron shija e botës së artit, të rrëmben nga brenda vetes e të shtegëton thellësive të larta tejkohore në pakohësi në një galaksi poetike të panjohur deri në pafundësi. Përmes frymëzimit poetik me vijëzime të holla të ngjyrave dhe figurave poetike të Juljanës mbesim të hamenësuar se kjo poete po krijon një pistë të re shtegëtimi në galaktikën e artit poetik e cila përmes një refleksioni përtej të përkoshmes në kohë dhe përtej hapësirës në kosmosin e pambarim duke shtegtuar si zog shtegëtar diku në galaksinë e magjishme në kërkim të përsosshmërisë së artit poetik në vetveten e saj….na sjellë ketë frymë të re të panjohur deri me tani tek  poezia : “Tejkalim”

Përshfaqur në sekuenca vazhdimësie…

Dashurive rilindur

dhe dëshirash mëkatim

… në tejkalim të vetvetes

nëpër natë

me të vetmin kujtim.

Endemi,

Vargjet poetike të shprehura në ketë poezi me ngjyra dhe nuanca mjaftë shkelqyese tejkalon vetvetën për të shtegtuar në lartësitë qiellore atje tek yjet në galaksi të reja për të ndërtuar një shtrat  alegorik jete, në kerkim të imazheve kristalizuese me një dimension artistik sublim dhe ngacmues për të stimuluar notat e një melodie dritheruese me një optimizem realist se kjo frymë sjellë yjësinë e një galaksi të re.

Mbase poetja në intimitetin e brendshëm zgjohet si një shtojzovalle me muzat poetike në majën e gjuhës së shpirtit për të rrëmbyer nektarin e bukurisë natyrore sikur fluturat e kaltërta nëpër polenin e luleve e për ta shpërndarë si shkëndija drite përtej  botës së brëndshme poetike, deri në pafundësi kohe e duke shtegtuar shpirti saj në galaktikën e pafund me shijen e bukur që dhuron arti i saj poetk..ku poetja e talentuar Juljana Mehmeti shprehet me suenergji refleksive, tek poezia :  “Vegim”

shikimin në ujvara lotësh tretur ..

oazeve të tharë,

mirazh …

shkretetirës shpirt

ndër dallgë …

…, flokët lëshuar mbi fytyrë

shelgje të pikëlluar

mbi liqene të zbrazur shpirti ,

që derdhen dëshirash të mbytyra

Aromës tënde përzier…

Me një shpirt të ndjeshëm e më thellësinë e mendimit poetja tek kjo poezi shpërfaq zgjimin nga një natë e gjatë vegimesh, në të cilën mbytën lotët e së kaluarës në shkretirën e shpirtit, për tu ngritur si një perlë bukurie artistike më forcën e muzave nëpër kopshte, lumenjë dhe liqei, duke shpërndarë aromën e frymës së re në shpirtrat e mbytur nga heshtja, le të rilind epoka e ripërtrirjes në dimenzione ngjyrash dhe imazhesh të përziera që shpërndahën në galaksinë poetike.

Juljana Mehmeti vjen në botën e artit poetik me ëndrrime të pashterrura brenda rezervuarit të magjishëm, për të na dhuruar ndjesitë e saj shpirtërore që janë shumë premtuese,  në të ardhmen margaritarët imagjinues do të shtegëtojnë në pafundësi kohe, për ta përmbushur misionin e saj poetike me valët elektrizuese e magnetizuese që  kënaqin shijën e këndshme të lexuesit i cili do gjenë dimensionin e bukur artistik të mjeshtrisë së artit poetik në vazhdimësi shtegtimesh nga shpirti refleksiv në galaksinë poetike.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s