Poezi nga Sonja Haxhia

sonja Haxhia
Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
VARGJE…
 
Si fëmijë kërkoni ekuilibër mbi valëzat,
të lidhur në ëndrrat tuaja lozonjare.
Ju vraponi në lëndinën e lotëve,
dy sytë i shndërroni në kristale,
në një varg planetësh
dhe i jepni hije njëri-tjetrit.
Vargje!
Ju fluturoni nga dy duar,
që lëshojnë Pëllumbin e Paqes
dhe prapë nisni të vraponi me mua,
bashkë pimë ujin e oazeve,
ku rrjedh ujëvara e pashtershme
dhe fluturojmë bashkë në të rinj universe…
Sa shume ju dua! o ju vargjet e mia!
 
 
 
KUAJ TË BARDHË
 
Kalë i bardhë,
me thundra të hekurta,
që ecën si era mbi dallgët shkumore.
Valët vëllazërohen mbi lëkurën tënde të brishtë,
që zbardhëllon kudo errësirën,
ashtu, si nën dritën e yjeve.
Shkrijnë zinxhirët që të kanë lidhur,
se ti s’je pjellë e skllavërisë,
Ty të përdorin në luftëra fitimtare,
si dhe në paqeje,
Dhe Ju, o kuaj,
mbi shpinën tuaj mbani Engjëj!
Sa të pakuptueshëm që jemi,
për të lexuar mendjet tuaja të fshehta.
Kuaj,
Ju nuk i trembeni të ftohtit mëngjesor,
sepse ju njihni vetëm një zjarr përvëlues,
Ju dini të puthni me shpirt të dëlirë
dhe të mbani nën magjinë e forcës:
Dashurinë për fëmijët…
 
Askush nuk mund të prek parajsën,
pa praninë Tuaj…
 
 
 
ENIGMA E NJË DHURATE
 
Kohë e keqe,
gri,
me rrebesh
dhe trazirë…
U nis enigma
e dhuratës sime të çmuar…
E rrallë si vetë ajo,
me brishtësi engjëllore,
drita e saj vezullon verbuese,
deri në polin e Veriut,
atje, ku akujt
kanë filluar të shkrijnë
dhe krijesat e përgjumura
zënë të lëvizin…
Forca e pjekurisë
Kërkon një zgjedhje,
Një fund çastesh magjike,
nga rrugëtimi i tej-zgjatur,
i lodhshëm dhe sfilitës.
Orët vrapojnë të çmendura,
pas akrepave të tyre,
duke u përballur me minutat,
deri sa të vijë çasti,
që të mbizotërojë,
enigma që po rrugëton,
enigma e dhuratës engjëllore,
të vonuar…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s