Vilheme Vranari “Historia ime” / Nga Flori Bruqi

vilheme

Vilheme Vranari “Historia ime”

 

Nga Flori Bruqi 

Vilheme Vranari ka lindur në Kaninë të Vlorës më 08.12.1944. Origjinën e ka nga një familje të vjetër kulturore dhe atdhetare , pinjolle e familjes së princit Gjergj Arianiti. Qysh fëmijë ka njohur jetën e internimeve. Lufta e klasave, e ka fshikulluar pa mëshirë qysh 6 vjeçe . Por ky internim ka vazhduar shumë gjatë . Pas diplomimit në shkollen pedagogjike ,Vilheme Vranari punoi pak vite si mësuese në fshat dhe njëkohësisht vazhdonte universitetin shtetëror të Tiranës, dega gjuhësi -histori. Por, kur duhet të përfundontevetem edhe tre lënde iu ndalua diplomimi. Ëndrra e saj ishte krijimtaria letrare .

Vilhemja është njëra nga femrat e para që u ngriten kundër diktatures. Ështe themeluese dhe ka qenë Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas në degën e Vlorës. Por ëndrra e saj vazhdoi të mbeten librat dhekrijimtaria letrare .

Në dhjetor të vitit 1996, në moshën 52- vjeçare ,u realizua ëndrra e saj. U botua vëllimi i saj i parë poetik. Tani ajo po mbush 13 vjet si krijuese dhe po boton veprën e saj të 21.

Në të gjithë krijimtarinë e saj ndihma kryesore ka qenë bashkëshorti dhe familja. Edhe pse është në moshën 72-vjeçare e pranon sfidën duke u ballafaquar me të gjitha krijimet e letërsisë shqipe.

Në 17 vite karealizuar 35 vepër letrare, si dhe 3 ribotime. Ka gati për botim 2 romane, një poezi, ese publicistikë, një me prozë të zgjedhur, vëll.” Letra nga burgu”, një studim filozofik etje. Gjinia letrare, ku autorja gjen veten të plotësuar, është romani. Deri tani ka botuar 18 romane, ku spikat personazhi femër dhe problemet sociale që tjetërsuan njerinë si rezultat i varfërisë ekonomike, shpirtërore dhe mendore, që shqetësojnë shoqërinë shqiptare dje dhe sot. Tejet e suksesshme është: Trilogjia“Vështroni Meduzën”( 3 vol), ku në mbi 1100 fq. përshkruhet realiteti shqiptar, që nis nga shek. i XV-të dhe deri në rënien e diktaturës. Në romanin“Rrëfim në të perënduar”, ngrihet me forcë kundër dhunës ndaj femrës. Te romani “Unaza e Prangosur”e njeh lexuesin me dashurinë e dy të rinjëve, që sfidon diktaturën, e cila ngrihet mbi ndarjet e shtresave shoqërore. Është e para dhe e vetmja autore që solli Babanë e Kombit, Ismail Bej Vlorën të gjallë pas 100 vitesh, si personazh. Ndaj edhe Dr. Fatmir Terziu -Londër dhe Prof.Dr.Eshref Ymeri në ShBA, e kanë quajtur romanin e saj”Rikthim i Ismail Qemalit” “E Munguara në Letërisnë Shqipe”. Ose shkrimtari Bedri Çoku kur flet për vlerën e këtij romani bashkëkohor, thekson:” Shkrimtarja e kombit ngriti Babanë e Kombit nga varri shekullor që t’i rrëfehej, se s’kishte tjetër se kujt t’i qahej…” Aktualisht krahas letërsisë artistike dhe punës studimore, vazhdon publicistikën në disa gazeta me rëndësi në Tiranë, Kosovë, SHBA, Londër,Kanada, Bukuresht, Itali, Zvicër ,Austri, Gjermani, Suedi etje…dhe për disa vite ka qenë Kr/redaktore e Gazetës “Kanina”.

kopp

Puna e saj është vlerësuar nga kritika profesionale, si:Kallulli, Grillo, Laço, Spahiu, F.Sina, Bubani,Terziu, Prençi, C.I.Fortino, M.Antonesku, Qelaru, V. Muça, O.Gargano,F. Minguli, si dhe shumë analistë, shkrimtarë dhe lexues. E vlerësuar me mbi 20 çmime prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, krijimtaria e saj është përfshirë në 18 antologji në disa shtete. Edhe pse është në moshën 70 vjeç, e pranon sfidën me krijimtarinë e saj autentike, filozofike, psiko-sociale dhe shpresëdhënëse, duke u ballafaquar me krijimet e letërsisë shqipe. Ka botuar tek ShB “Toena” dhe tani boton te ShB”Nacional”

Shkrimtarja Vilheleme Vranari Haxhiraj, pasardhëse e familjes më të lashtë të Kaninës,të Princit Gjergj Arianiti, të cilën sot pa frikë e quajnë “ Herta Muleri Shqiptare”.

Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ka lëvruar disa gjini letrare : poezi, skicë, novelë, tregim, roman dhe pjesë teatrale(skenarë) për fëmijë.

Si publiciste në mediat brenda dhe jashtë vendit, është paraqitur me analiza, opinione, histori, politikë, kulturë, përshkrime dhe intervista. Publicistika e saj botohet në Shqipëri, Kosovë, Angli, Itali, Arbreshët e Italisë, Bukuresht, Francë, Suedi, Gjermani, Austri, Zvicër, ShBA, Kanada etje…

vilhelme-vranari-haxhiraj-cmimi-i-dualizmit

Ka përkthyer 3 libra nga gjuha italiane.

E vetmja ai utore shqiptare që futet në Antologjinë italiane(2010-2012) mes 100 autorëve fitues nga e gjithë bota.

Është e para autore femër, brenda trojeve shqiptare, që u përkthye në gjuhën rumune.

Duke i dhuruar lexuesit 36 vepra brenda 17 viteve, mjaft publicistikë në mediat e vendit dhe të huaja, bija e Kaninës së lashtë nga kritika profesionale dhe nga lexuesi, renditet mes emrave më të shquar të letërsisë shqipe.

Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi komunist, nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar sa Vilhelme Haxhiraj.

Ajo i bëri disa shërbime të rëndësishme letërsisë shqipe.

Së pari prishi hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në mënyrë të pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e oientuar politikisht.

Së dyti solli një një pasuri të pafundme origjinale të stilit , frazës, gjuhës, duke prishur uniformitetin e një letërsie standarte gati 50 vjeçare.

Së treti ajo shndërroi në letërsi vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidën letrare dhe psikologjinë që e prodhoi dhe e mbrojti atë

Proza e saj ka përmasat e një drame globale. Përmes saj ajo ka ribërë shpirtin e humbur të njeriut dhe të kombit.

“Nëse vepra e Vilhelme Vranari (Haxhiraj) do të ishte përkthyer në gjuhët kryesore ndërkombëtare, atëherë bota do të njihte letërsinë dhe artin e saj tronditës. Veç pa frikë mund të them se proza e saj është e një niveli europian dhe botëror. Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren shqiptare V. Vranari si Herta Mulerin, e cila fitoi çmimin Nobël për letërsinë 2009. Të dyja këto shkrimtare që e kaluan jetën në “Perandorinë e së Keqes”, siç ka deklaruar Presidenti Regan, kanë të përbashkët jo vetëm persekutimin e gjatë komunist, përndjekjet, burgosjet dhe internimet, por edhe artin e të shkruarit, tematikat dhe personazhet. Dallimi ekziston vetëm në faktin se Herta shkruan në një gjuhë të madhe si gjermanishtja dhe ka pas vetes një shtet si Gjermania. Ndërsa Vranari dallon se vuajtjet e saj janë të tmerrshme, të vazhdueshme dhe rrënuese. Vranarit nuk iu lejua nga regjimi komunist të ushtronte profesionin dhe as të botonte asgjë deri në rënien e tij në dhjetor 1990.

vilhelme-kopertinat-01-300x212

Vepra të autores:

 

Poezi

Loti nuk ka faj, 1996

Të pres, 2000

Rãdãcinile-Rrënjët, shqip/rumanisht, 2009.

 

Prozë e shkurtër

Mamaja, novelë 2000

Kush e vrau Kaftanazin (skica, tregime, novela, (2001)

Rrugë pa kthim (skica, tregime, novela, 2009.

Mamaja, novelë Rumanisht, 2011

Çmimi i Dualizmit, novelë, 2012 ShB Nacional

Një mall i pashuar, novelë, 2014, ShB Nacional

 

Romane

Dhembje nëne, 1998

Jetë në udhëkryq, 2001

Ringjallur si Krishti, 2002

Amanti i Arbërisë, 2003

Rrëfim në të perënduar, 2007

Unaza e Prangosur, 2008

Zonja me karafila të bardhë, 2009

Dritëhijet e medaljes… enigmë, 2010- ShB Nacional

Vonë tejet vonë, 2011- ShB Nacional –

Ankthi i së Vërtetës, botoi -2011- botoi LULU-USA-2011

“Pa Titull” Ese-publicistikë

ShB Nacional-2011–Rikthim i Ismail Qemalit, botoi Lulu-USA-2012

Bashkë në dashuri dhe atdhetari-studim-Bukuresht 2012

Rikthim i Ismail Qemalit-botimi i II- Sh.B.Nacional-2012

Ankthi i së Vërtetës, botoi – botimi i dytë, ShBNacional-2013

Bashkë në dashuri dhe atdhetari –botim i dytë- Bukuresht 2014

Loja e Mëkatit- Sh.B.Nacinal- 2015

Unikale – Sh.B.Nacinal- 2015

 

Trilogji

Prolog Jete, roman I, 2007

Vështroni Meduzën, roman II, 2005

Dilema e së Nesërmes, roman III, 2006.

 

Ese-publicistikë

“Pa Titull”, 2011

 

Letërsi për fëmijë

10 Fabula, 2000

Bëmat e Dhelprës fabula, 2002

Ne jemi lulet e jetës fabula, 2003

Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj, përralla, 2008

E dini se ç’emër kam?! fabula e gjëegjëza , 2009

Përrallat e vendit Blu/cikël me përralla:

Kuçedra dhe Dragoi -libri i I- përralla, ShB Nacional-2010

Xhuxhi dhe Gjiganti -libri i II-përralla, ShB Nacional 2011

Shoku im arushi-përralla – ShB Nacional -2013

Krijimtaria e Vranarit përfshirë në 22 antologji. Veç atyre me autorë shqiptarë, është përfshirë në antologji italiane, arbëreshe, Mal i Zi, Kosovë, Vushtrri, Rumune e shqiptaro-rumune, Angli, Suedi, Greqi, etje, që janë në shqip apo gjuhët e vendeve përkatëse

vilhelme-vranari-haxhiraj-1

Vlerësime Letrare dhe Mirënjohje:

 

Shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj është vlerësuar me mbi 20 çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare,si:

Çmimi “Petro Marko” për romanin “Dilema e së nesërmes”, nga Bashkia Vlorë dhe Lidhja e Shkrimtarëve Vlorë (2006).

Çmimi për “Poezinë e mirëinterpretuar”, Lidhja e Shkrimtarëve (2007).

Çmimi “Protagonist i vitit 2008” për romanin “Unaza e Prangosur”

Çmimi internacional Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Torino (Itali), çmim që vjen për herë të parë në Shqipëri (2009).

Çmimi “Mirënjohje e Lidhjes së Prizrenit” (Kosovë, 2009).

Çmimi “Personazh i Vitit 2009” Sondazh i mediave-2009

Çmimi “Mirënjohje e Kaninës” (Kaninë, 2010).

Çmimi “Mirënjohje e Klubit Drita” (Athinë, 2010)

Çmimi “Mirënjohje e Vlorës” me Medalie Argjendi (2010)

Çmimi i “Karrierës” konkursi letrar në Prozë (2010)

“Çmimi i parë” Mal i Zi” -2011

Çmimi i tretë në prozë -2011

Çmimi “Mirënjohje e Arsimit Shqiptar” -7 mars 2012 (për 100 vjet Pavarësi)

Vlerësohet me Urdhrin “Mjeshtre e Madhe e Penës” dhe Medalje Ari nga Presidenti i Republikës

Prof.Dr. Bamir Topi ,më 27-6-2012 (në 100 vjetorin e Pavarësisë kombëtare)

Çmimi “Mirënjohje e Bukureshtit” për 100 vjetorin e Pavarësisë (28 Nëntor 2012)

Shpallet “Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë” në 100 vjetorin e Pavarësisë.

Fituese e çmimit “Premio internazionale di Poezia “Firence- Italia -2013. E vetmja autore shqiptare mes 100 autorëve nga e gjithë bota që përfshihet në antologjinë Italiane të 3 viteve (2010-2012)

Çmimi “Pena e Kristaltë”dhe “Çmimin e Dytë” në Suedi-14 Mars 2014

Merr titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë”nga Shoqata Atdhetare kulturore Mbarëkombëtare Labëria.

“Çmimin e Parë Internacional”-Suedi-28 mars 2015

 

Dy fragmente nga analizat e romanint “Loja e mëkatit “ të shkrimtares shumëdimensionale, tashmë e mirënjohur dhe e vlerësuar si brenda dhe jashtë vendit, Vilhelme Vrana Haxhiraj:

“ …“Loja e Mëkatit” i Mjeshtres së Madhe Vranari, një roman modern me stilin e Xhejms Xhois, nis me një narrativ linear, të tendosur, me një stigmë që kapërcen det, tokë, dritë, ajër, bunker dhe izolim, madje shterpëzon konceptin njeri në itinerarin jetë-vdekje, liri-bunkerizim…, duke sfumuar në këtë gjysëmterr fate njerëzish, madje edhe të një foshnjeje të braktisur që bëhet më pas ulërimë e kontekstit. Narrativi i strukturuar bukur e thjesht, në një formë sa të kapshme e po aq të pastër dhe të pasur në gjuhë e lexim…, pasi plagët që shëron Vranari, kanë qenë, janë dhe do të mbeten debat i kudogjendshëm. Vranari, vazhdon të provojë me punë dhe me talent se është femra shkrimtare më prodhimtare, cilësore dhe më e ndjeshme e problematikave shqiptare në dekadat e fundit…”

Dr.Fatmir Terziu- Londër kritik, studiues, poet,shkrimtar, kineast, botues dhe publicist i shquar.

 

Me romanin” Loja e mëkatit” e Vilhelme Haxhiraj, jam“ngopur”me një sëri refleksionesh të cilat më trazojnë shijet estetike, si në një bahçe ku kultivohet me nikoqirllëk një prozë e vërtetë moderne… Gjatë leximit, burgo-vilat marrin përmasat e“Kështjellës” Kafkiane, por me një ndryshim esencial, se aty gjallon një jetë me lakuriqsinë e saj të pështirë, e cila mbytet në një apokalips shoqëror. Kjo përngjan me atë shkallën e fundit të Ferrit Dantesk, ku Ugolinë surealë shqyejnë mëndjet dhe shpirtërat njerëzor. Autorja me mjeshtërinë e penës i kapërcen kufijët e sureales, duke milituar në një kohë substanciale të re, në gjurmët e lëna nga mjeshtërit e mëdhenj Aragon, Brekart, Borges, Eko, duke stiluar me një koncept të ri në natyralitetin bio-shqiptar një dramacitet linear. Gjithçka zhvillohet si në një teatër të stilit tragjik Shekspirian, me çështjet e diskutueshme që mbartin e mbarështrojnë një produkt letrar sa moderrn aq dhe autokton. Nga një ngarkesë e tillë estetike, mëkati në romanin “Loja Mëkatit” ka marrë përmasat e universialitetit nga pena mjeshtërore e Vilhelmes si: mëkat moral, shoqëror, ekonomik, ndërshtetëror e institutcional.

Aktivitetin letrar e ka nisur qysh në bankat e shkollës, por realitet u bë vetëm pas rënies së Diktaturës. Filloi të botojë më 1996 në libra me fabula. Në vlerësimin që ka bërë Prof. Odhise Grillo për krijimtarinë e autores ka theksuar: “…Fabulat e saj kanë temë të larmishme, që i bëjnë jehonë problemeve të ditës edhe pse në qendër të tyre janë kafshët e shpendët etj…E veçanta e krijimtarisë së saj për fëmijë, është se ka një gërshetim të fabulës klasike të La Fontenit apo të Ezopit me fabulën bashkëkohore moderne, duke futur elementë të rinj didaktikë.”

Në ato fabula, spikat psikologjia, gjetjet poetike dhe bota e fëmijëve, e cila përmblidhet me personazhet e dashura të fëmijëve, me botën bimore dhe shtazore. Me kujdes të veçantë autorja ndërthur elementët edukativë, edukimi qytetar i fëmijëve.

Shkrimtarja Vilhelme Vranari është e veçantë në stilin e saj.

Preferon t’i shkruajë fabulat ndryshe nga ato me të cilat jemi mësuar. Krijimet e saj tingëllojnë si prozë poetike.

Autorja ka shumë për zemër edhe përrallën, gjini kaq të dashur për fëmijë. Preferon personazhe, ngjarje, vende nga më të çuditshmet, krijon e trillon, luan me personazhet, me emrat e tyre…i fut fëmijët në një botë imagjinare. Në përrallat e saj, autorja prezantohet me një emër mjaft të dashur, “Nëna Vili”. Si mësimdhënëse, si nënë, si gjyshe e dashur dhe si një person që vërtetë mundet, Nëna Vili, vërtetë ka se çfarë t’u rrëfejë dhe t’u ofrojë fëmijëve. Ajo ka gjetur bukur edhe personazhin e saj të quajtur Princesha Bianka (Princesha Bi), shqiptarja e vogël që jeton në emigracion, së cilës me shumë dashuri, ajo i rrëfen përrallat.

Tek të dy ciklet e librave “Kuçedra dhe Dragoi” dhe “Gjiganti dhe Xhuxhi”, gjenden krijime që me gjithë mend ofrojnë tek fëmijët kënaqësinë e të lexuarit, zhvillimin e imagjinatës dhe të memories historike të fëmijëve për vendin e të parëve, vendlindjen e stërgjyshave, gjyshave dhe prindërve. Të dy vëllimet që në formë imagjinare, shtjellojnë historinë e lavdishme të popullit shqiptar, shkojnë edhe më tej, në historikun e të parëve tanë ilirë.

Libri i parë përfshin tri përralla dhe një tregim, në përputhje me veçoritë psiko-fizike të moshës së lexuesve mbi 9 vjeç. Në krijime gjen episode historike lidhur me përpjekjet e ilirëve, punët, zakonet e tyre dhe zhvillimin e zejtarisë. E veçanta e këtij libri është fakti se ka një gjuhë të pasur letrare:

“Fëmjë të mirë, këto janë përrallat e bukura të vendit tuaj, që dikur quhej Iliri. Atdheun tonë të mrekullueshëm në këto përralla unë e kam quajtur “Vendi Blu”. Nuk ka vend më të bukur në botë se Shqipëria jonë.”- Kështu u drejtohet autorja fëmijëve shqiptarë.

Libri i dytë përmbledh 5 përralla, që përbëjnë ciklin “Përrallat e vendit Blu”. Në ndërtimin e të gjitha krijimeve, autorja është bazuar në historinë e popullit tonë, dhe kërkon të përcjellë dashurinë për atdheun e të parëve tanë ilirë, për gjuhën e bukur shqipe. Në faqet e librit fëmijët do të ndeshen me personazhe mistike, si me: Dragoin e maleve, me kalin Pegaso, Sirenat, Shenjtorin Yllion, Hyjneshat apo Perëndeshat. Do të njihen me Lubinë e pangopur me emrin Llufa apo Lubia e Detit, Gjiganti, Shtriga, e të tjerë personazhe.

Cilat janë vlerat që spikaten në këto përralla? Në mënyrën e ndërtimit strukturo-didaktik, kemi të bëjmë me një letërsi bashkëkohore për të vegjëlit. Në to lexuesve u rritet dëshirën që t’u ngjasojnë personazheve pozitivë që i duan dhe të urrejnë personazhet negativë dhe keqbërës. Autorja vë në lëvizje mendimin logjik të lexuesve, fantazinë e tyre.

Romani fantastiko-historik për fëmijë “Amanti i Arbërisë”

Romani me titull “Amanti i Arbërisë”, për fëmijë të moshave mbi 10 vjeç, një libër sa historik dhe po aq atdhetar, sa real dhe po aq fantastik. Ai është një udhëtim imagjinar i një fëmije, Amantit, që mban emrin e qytetit të lashtë, Amanties. Djali i vogël është trashëgimtar i mbretit Ilir, që është vrarë pabesisht nga të huajt. Fëmijës i lind një ide për të bashkuar shqiptarët që janë të ndarë e të përçarë. Në këtë mënyrë ai nis një rrugë të gjatë, të panjohur dhe shumë të vështirë, duke pasur parasysh udhëzimet apo porositë e gjyshes së tij.

Gjatë udhëtimit të Amantit dalin në pah bukuritë e vendit tonë, historia e lavdishme dhe përpjekjet e shqiptarëve për liri, emra të njohur ilirë, të cilët kanë drejtuar dhe udhëhequr popullin shqiptar. Përveç kësaj lexuesi do të mrekullohet me përshkrimin dhe informacionet që përcjell autorja që në fillim të romanit:

Gryka e shpellës dilte në një qafë mali, ku në të majtë niste lugina ndërmalore e ku derdheshin ujërat e kristalta nëpër një ujëvarë. Në të dy anët e luginës hijeshonin makjet që nuk njohin stinë. Ato gjelbëronin midis bardhësisë së maleve dhe kaltërsisë së ujit. Një tablo mahnitëse e piktores dhe skulptores natyrë (61) etj, etj.

Shkrimtarja Vilhelme Vranari përshkruan me një stil të veçantë dhe dashuri të madhe bukuritë e vendit tonë. Gërsheton ngjarjet e ndryshme historike me informacionet mbi dukuri të ndryshme. Dhe këtë gjë ajo e bën mjaft lehtë e ëmbël.

Në roman personazhi kryesor Amanti kalon shumë peripeci, ai ishte rritur jetim, pa kujdesin prindëror, duke njohur vuajtjen, dhimbjen, skamjen dhe urinë. Ai u rrit dhe u edukua nga fjalët e urta të gjyshes së tij të ëmbël. Edhe pas vdekjes së saj, do t’ i qëndronte pranë, ta ndihmonte dhe ta këshillonte djalin: – Njeriu pa tokë, është i vdekur. Toka është shpirti i tij. Mbill ullinj kudo, Amant, se nuk ka pasuri më të shenjtë, biro (f. 18).

Gjithashtu në roman përcillen dhe mjaft këshilla e thënie të cilat ndikojnë në edukimin e fëmijëve dhe njohjen e tyre me këtë pasuri leksikore dhe frazeologjike të popullit shqiptar.

Thjeshtësinë dhe bukurinë e rrëfimit ia shton edhe krahasimi që bën autorja mbi bukurinë e vashës shqiptare. I krahason me hyjneshën Diona. Përmendim princeshën molose… Ajo ishte e bukur si zanë mali. Me sy të kaltër si valët e detit të Arbërisë; me lëkurën e bardhë si bora e maleve tona hijerëndë dhe me faqet e përskuqura si lindjet dhe perëndimet e diellit. Vetëm hyjnitë mund të krahasohen me këtë bukuri të rrallë. Ajo vashëz e rritur me erën e malit dhe ujin e burimeve… (f. 33). Apo krahasimi me Hyjninë e Butrintit, Dea. Hijeshi të veçantë i jepnin sytë blu, si Joni i thellë. Veshja e saj ishte e kaltër si qielli pa re i vendit të tij ndërsa mjedisi përreth ishte i blertë, si malet hijerënda të asaj toke të përgjakur (f. 49).

 

http://floripress.blogspot.com/2016/04/historia-duhet-shkruar-sipas-fakteve.html

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s