Poezi nga Lumo Kolleshi

lumo kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

TI TREMBESH KOT MË KOT

Ti trembesh kot më kot e kot ke frikë
Nga tigra dhe luanë që rojnë në Afrikë.

Ti trembesh kot më kot e frikën kot e mban
Për pshkaqenët larg e larg në oqean.

Ti trembesh kot më kot nga ujku e çakalli
Dhe pse ngjitur kurrë s’e pate një shpat mali.

Ti trembesh kot më kot, Ezopi ulëriu,
Frikë e kësaj bote ka veç emër njeriu.

 

ANTITEZË

Dëgjoj një baba dhe s’është si të tjerët,
Që përgjërohet për tërë një popull,
Copë e çikë këput shpirtin për të mjerët,
Këtij dimri ku macja dhe miu flenë në një strofull.

Dhe ky baba, që të lë pa fjalë
Dhe ky baba aga,pasha e mbret,
Një vend të tërë e shet për një djalë,
Një vend të tërë shkreton për pushtet.

Dhe djalin e nis në palcë të dimrit
Në anën e dielltë të planetit,
Të pijë atje kupën e eliksirit,
Të bredhë lirshëm livadhet e qejfit.

Dhe prapë e dëgjoj të çirret për popull,
Dhe fjala “bllokmenë” s’i shkulet prej gjuhës,
Mjerimi qërron mizat në fasule e koçull,
Mjerimi mblidhet galiç përreth stufës.

 

***

Sy

që kurrë s’më patë drejt në sy,

Vështrimi juaj mban era dhe.

Qentë e pabesë kam gjetur aty,

Zgjedhoni pas shpine veç foljen “leh”.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s