Zemërimi: “ I çmenduri i përkohëshëm ”, paraqitet! / Shkëputur nga libri ” Planeti i emocioneve ” të autorit Petrit Sulaj.

Zemërimi: “ I çmenduri i përkohëshëm ”, paraqitet!

 

petrit sulaj

Shkëputur nga libri ” Planeti i emocioneve ” të autorit Petrit Sulaj.

Pjesa dërmuese e njerëzve e konsideron zemrimin një “ minë me sahat ”, një kërcënim për jetën e tyre dhe të tjerëve dhe përpiqen me të gjitha mundësitë e tyre njerzore për ta fshehur, për të mos i lënë fushë të lirë veprimi.
Në vend që të shfaqemi si jemi, në vend që të shfryjmë zemrimin tonë menjëherë, bëjmë të kundërten: e klloçisim në mendje atë, duke e kthyer heret a vonë në një fidanishte urrejtje. Kush është arësyeja e këtij qëndrimi? Thjesht frika se mos duke e shfaqur gjendjen tonë kur jemi të zemruar, torturojmë vehten dhe njerzit e tjerë. Kështu njerëzit i bëjnë dhuratë jetës së tyre dhe një sakrificë plus. Një sakrificë më shumë, pa kuptim, pa efekt e pa rezultat. Heronj teveqelë jemi, heronj injorantë!
Kjo është aq e vërtetë sa njerëzit kërkojnë që për këtë gjë, për shtypjen, për ndrydhjen e zemrimit, për “heroizmin” e tyre, madje edhe “ të dekorohen “. Kërkojnë të paktën të shpërblehen nga të tjerët, që tu jenë mirënjohës për këtë gjë, dmth që kanë përmbajtur zemrimin ndaj tyre. Por të tjerët, në përgjithësi, megjithëse besohet e kundërta, nuk u vjen mirë kur u fshihen gjerat, qoftë ky dhe njëri nga „ gjeneralët “ e emocioneve njerëzore siç është zemrimi. Shumicës së njerëzeve nuk u pëlqen sjellja jo spontane, sjellja hipokrite e të tjerëve.
I vërtetë e i sinqertë është fakti tjetër, sjellja e kundërt njerëzore. Kur zemrimi shprehet me sinqeritet, kur shprehet në mënyrë të tillë që u krijon të dy personave: „ xhelatit “ dhe „ viktimës “ klimën që të jenë pjesmarrës spontanë e të sinqertë në mardhënien e tyre, zemrimi zhduket si vesa pas diellit duke i lënë pjesëmarrësit më të hapur e më të lidhur se në rastin kur zemrimi nuk shfaqet. Kur njerëzit fillojnë e bëhen të ndërgjegjshëm për agresivitetin e tmerrin, të cilin gjithëmonë janë munduar ta shtypin e ta mohojnë, vetëm atëherë fillojnë e bëhen më të lirë.
Zemrimi njerezor ështe sentiment e emocion universal. Ndërsa shprehja e tij në praktikë dhe sidomos kuptimi i mekanizmit të tij, tepër i diferencuar, shumë i ndryshëm në njerëz të ndryshëm. Ekstremi i zemrimit, një njeri të caktuar e çon në vrasje, një tjetër në vetvrasje, ndërsa një tjetër, thjesht e bën të vërë buzën në gaz.
Zemrimin njerëzit e shprehin në dy mënyra: në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në mënyrë të tërthortë. Shprehja e tërthortë e zemrimit është shenjë sëmundje e injorance. Shprehja e drejtpërdrejtë e zemrimit teorikisht, është mënyra më e shëndetëshme e shprehjes emotive njerëzore. Por vetëm teorikisht, sepse për tu arritur kjo gjë, njeriut i duhet shumë punë, sidomos përvojë e edukatë psikologjike.
Më kryesorja në zakonin për tu bërë “ një i zemruar i civilizuar”, është që tu bëjmë të qartë të tjerëve gjendjen tonë emocionale, domethënë atë se në këto çaste ne jemi të zemruar, e për pasojë të paekulibruar, e pastaj sa të mbarojmë punë me zemrimin tonë, do të kemi mundësi e do të përpiqemi që të fitojmë ekulibrin e duhur dhe të behemi njerëz të civilizuar.
Të zemrohesh nuk është gjë alarmante, madje as negative sa e bëjnë, fiziologjikisht është njësoj si në rastet kur bie në dashuri apo ndjen frikë. Zemrimi është për njerëzit. Pra në vetvehte ky emocion nuk është problem. Problem fillon e bëhet kur zemrimin njerëzit fillojnë ta përpunojnë e kanalizojnë me mendjen e tyre, kur fillojnë të përpunojnë sisteme skadente për ta përballuar këtë emocion të komplikuar.
Fëmijët janë një praktikë autentike, në trajtimin që i bëjnë zemrimit. Fëmijët zemrohen njëqind herë në ditë, me e pa vend, bëjnë lloj lloj kapriçosh. Nganjëherë duke u zemruar arrijnë çfarë kërkojnë, shumicën e herëve jo. Sidoqoftë, ato as nuk e fshehin e as nuk këmbëngulin gjatë me zemrimin e tyre. Sidoqë të përfundojë “ lufta ” e tyre, emocionet i lënë pas krahëve sa hap e mbyll sytë, me të njejtën lehtësi, siç braktisin lodrat që nuk u pëlqejnë më. Nuk është keq ndonjëherë për të rriturit, që të marrin leksione nga fëmijët.

petrit sulaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s