Jam grua / Poezi nga Mirela Terziu

 mirela

Poezi nga Mirela Terziu
 
 
Jam grua
 
Jam grua, me mish të vrarë dhe dramë
dhe kur sorrat ndjejnë fundin e kësaj tragjedie…
të uritura presin ripërtëritjen …
 
Por unë marr frymë, le të shkojnë gjetiu.
Mbi pemën e djegur dhe të vdekur nga nata
Shpirti klithje lëshon dhe lulet ngrihen nga dheu me u dhanë erën e tyre.
 
Jam grua!
Dhe se e marrë e zhveshur, bukurinë e trupit ja përshkruen qindra e qindra ” Botticelli “
Eci mbi rrugët që “njerëzimi ” di të vrasë me kaq pasion … sikur të ish eksitim… sikur të ish orgazmë.
Mendoj…
Fytyra ime bëhet më e bukur se thellë e di kush jam dhe nga erdha.
Ah, flokët e mi të gjatë e të artë dikur u kryqëzuan me diellin dhe gjigandi Zeus i bekoi me detrat më të fortë.
Kanë erën e gjakut flokët e mi dhe loti i shndrit si vaji i Marokut.
Rërë është trupi im…
Hingëllima e kalorësve të Saharasë i bën mburojë se aty jeton ” La rosa del deserto “
“Dio sia con te ” dëgjoj brënda vetes hapa që ecin dhe mbajnë pishtarin e kësaj rruge të gjatë që kur u ndava nga ty nënë.
U ndjeva jetime, por në ëndërr më the : ” Je Grua “!… Mos më tradhëto!… vazhdoje gjakun tim!
Mos u harro dhe kur ditën do ta braktisë nata.
Ti ec… fluturo me melodinë tënde që i jep shpirtit dhe syve të shkruar.
Se unë ti shkruajta për një qëllim.
Puthi buzët e dashurisë si di të puthë një Grua
Bëj dashuri si një e sëmurë për të.
Këndo bija ime dhe kur pak zë të kesh, se jeta do të bëj të sajën.
Ti, recito me vehte zemrën tënde se kurrë nuk do të vdesësh.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s