Plaku i azilit / Tregim nga Marjeta Shatro

marjeta-1

Tregim nga Marjeta Shatro

 

Plaku i azilit

Një diell i qeshur depërtonte përmes gjetheve të freskëta, të lulëzuara dhe plot dritë.

Ai mendonte plot dhimbje për mpakjen e trupit, përtesën dhe vrerin e shpirtit që e grryente përditë nga brenda. Kishte një shpërthim nervash, por gjithçka përmbyllej e ndrydhej   në skutat më të errëta. Nuk kishte forcë as të pikëllohej.

Kishte një përthithje melankolike ndaj mjedisit, aq sa ndjesitë e jashtme e preknin shumë.

I mbështetur në stol dëgjonte zogjtë që cicërinin dhe beftas e përfshinte ndjenja e lirisë, e lumturisë së momentit dhe e argëtimit.

Ëndërronte aty i vetmuar dhe shkrihej një me zhurmat e gëzuara të natyrës.

Papritur dëgjoi një zë të njohur, që po i thoshte:

:-Sa të kam kërkuar! Ah! Sikur ta dinit! A e dini ç’ më ndodhi? Oh! Sa ju kam kërkuar rrugëve të qytetit! I pyeta gjithë kalimtarët nëse ju kishin parë.

Ai heshti  dhe dukej i trishtuar që e gjetën. E dinte fare mirë që do kthehej sërish në azil dhe donte të përfitonte sa të mundëte nga shkëlqimi i  rrezeve më të fundit të diellit. Për përjetimet e kujtimeve të shkuara nuk bëhej më fjalë, pasi gruaja me të bardha i shkoi krahun dhe e drejtoi nga rruga tepër e njohur për të.

-Bijë, faleminderit që kujdesesh për mua – i tha me një ton shumë mirënjohës plaku. -Të më falësh për shqetësimin që të shkaktova, por janë kujtimet e jetës ato që më sollën në këtë park. Rrethohem nga një vetmi e thellë,  pa njerëzit e mi të dashur dhe për më tepër  i përçmuar prej fëmijëve të mi. Jam fatkeq. Pse nuk më mori vdekja më mirë?- dhe një lot i shpëtoi nga sytë, ndërsa dora që i dridhej shtrëngonte dhe  më shumë krahun e infermeries.

Para syve ngrihej godina e vjetër, ndërsa hapat e tij dukej sikur nuk shkelnin më në trotuar, por shkelmonin gjithë qeninen, që çapitej si e mpirë drejt ankthit të pashprehur të shpirtit të tij.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s