TË DUA E PANJOHUR / Nga: Rami Kamberi

TË DUA E PANJOHUR

 

rami kamberi 1

Nga: Rami Kamberi

Të kuptosh se dashuria nuk është lojë jete, por ndjenjë që të lidh me të pamundurën në kuptimin jetik, këtë na e dëshmon libri me tregime, që kërkon te jesh kalorës i jetës, drejtë shtigjeve, për të gjetur të panjohurën dhe të pamundurën.

Pra, ecja drejt të pamundurës në kuptimin jetik, për dashurinë, është vëllimi i ri me tregime i shkrimtarit Eroll Velija. Them kështu, sepse vetë titulli i librit Të dua e panjohur të drejton andej, ku dashuria nuk preket në kuptimin fizik, por, kërkohet nëpër rrugët e jetës, ashtu siç e imagjinon vetë autori dhe atë:

  • Duke e shtruar dashurinë, mbi shtratin e imagjinatës,
    • Duke e kërkuar lumturinë e dashurisë, mbi ëndrrën e jetës,
    • Duke e kërkuar jetën, nëpër lumturinë e panjohur dhe,
    • Duke u dashuruar në dashurinë e të panjohurës.

Më tej, po të udhëtojmë nëpër tregimet e librit, do të shohim edhe drama jete mes dashurisë dhe jetikes, dhe ecjet që here-herë intrigojnë rrugën e ecjeve kah dashuria për të ra nën ndikimin e mendimit të botëkuptimit apo më mirë thënë të bindjes së lidhur për madhoren e jetës tradicionale, që më së miri na e tregon fundi i librit me tregimin Ndenja e inferioritetit, ku autori pyetet se pse jeta nuk jetohet sipas parimit të besimit të dashuri të sinqertë, dhe atë duke u pyetur, pse nuk jetohet dhe pse nuk dashurohet sipas dashurisë ku qepen bukuritë e jetës.

eroll veliu

Eroll Velija

Ndaj, lirshëm mund të them se brenda shumë tregimeve, shkrimtari Eroll Velija mëton të tërheq një paralele mes dashurisë së sotme që ka konflikt mes e përmes njohjes për dashuri të vërtet dhe, dashurisë, që, sipas kohës së sotme shikohet si sundim mbi dashurinë ku fjalën duhet ta ketë vetëm sundimtari mbi dashurinë, që aludon në faktorin e së keqes, si rojtar i dashurisë e, faktori i së mirës, si zbatuese e dashurisë.

Ky mendim, vjen si rrjedhojë i shumë dëshmive brenda tregimeve, që autori na i sjellë si shkak, për arsyen se pse edhe vetë titulli i librit qëndron Të dua e panjohur.

Dhe, e vërteta e një dashuria, siç e do autori, brenda të panjohurës, qëndron nën boshtin e fushës së dashurisë, ku jeta kërkon më shumë se ajo që shihet, më shumë se ajo që preket, qoftë në kuptimin fizik, qoftë në atë imagjinar.

lib

TË DUA E PANJOHUR

Do të doja të thosha edhe shumë detaje të tjera mbi dhjetëra tregime, ku kryqëzohen e sotmja dhe e kaluara e ardhmja dhe e sotmja, por, duke mos dashur më shumë që të zhvesh gjeografinë e librit dhe, duke dashur që secili lexues ta shijoj sipas ndjenjës së tij, do të mundohem që ketë libër me tregime të shkrimtarit Eroll Velija ta rrumbullakoj mbi tri parime, të dashurisë, të cilat parime autori i shënjon, por, me ose pa dashje i tejkalon, ngase sipas vetë tregimeve, dëshmohet se autori do te mbetet dashnor i dashurisë së panjohur.
Kështu që, tri parimet, që vërehen brenda tregimeve si:

  • koha nëpër kohë,
    • dashuria për dashurinë dhe,
    • jeta për jetën.

Mbeten si tri shtigje kah të ecet drejtë dashurisë, që për dashurinë janë të panjohura, përderisa nuk shtrohen mbi shtratin e lumturisë së jetës.

Ndaj, për të mos e prekur të panjohurën për dashuri, uroj që secili lexues të njihet me të, kuptohet, duke e kërkuar brenda librit Të dua e panjohur, libër të cilin autori Eroll Velija na e shfaq si një pikëpamje, për t’u dashuruar në të panjohurën e dashurisë, që secilit njeri i takon që ta ketë si të dashur.

 

One thought on “TË DUA E PANJOHUR / Nga: Rami Kamberi

  1. blockquote, div.yahoo_quoted { margin-left: 0 !important; border-left:1px #715FFA solid !important; padding-left:1ex !important; background-color:white !important; } Urime !

    Στάλθηκε από το Ταχυδρομείο Yahoo για iPhone

    Στις Παρασκευή, Ιανουαρίου 20, 2017, 7:56 μμ, ο χρήστης Galaktika Poetike “ATUNIS έγραψε:

    #yiv7091725743 a:hover {color:red;}#yiv7091725743 a {text-decoration:none;color:#0088cc;}#yiv7091725743 a.yiv7091725743primaryactionlink:link, #yiv7091725743 a.yiv7091725743primaryactionlink:visited {background-color:#2585B2;color:#fff;}#yiv7091725743 a.yiv7091725743primaryactionlink:hover, #yiv7091725743 a.yiv7091725743primaryactionlink:active {background-color:#11729E;color:#fff;}#yiv7091725743 WordPress.com | agronsh posted: “TË DUA E PANJOHUR Nga: Rami KamberiTë kuptosh se dashuria nuk është lojë jete, por ndjenjë që të lidh me të pamundurën në kuptimin jetik, këtë na e dëshmon libri me tregime, që kërkon te jesh kalorës i jetës, drejtë shtigjeve, për të ” | |

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s