Në kërkim të vetvetes / Nga: Marjeta Shatro

Në kërkim të vetvetes

 

marjeta-1

Nga: Marjeta Shatro

Nata kishte rënë gjithandej.

Disa kujtime rinie, disa yje që ndritnin në qiell, qetësia e rrugëve të shkreta, pragu i aventurës që po kalonte, i jepnin një bukuri të trishtë vargjeve të poetit, të cilat murmuritnin me gjysmë zëri në mugëtirë. Ky zë dukej sikur vinte përmes errësirës, kapërcente mistizmin kohë dhe thërriste nga përtej qenësia e tij. Ishte zëri i fatit që po e thërriste. I paqartë në tru, rrethuar nga ato shtjellat që e rrethonin gjithmonë dhe i pushtuar nga retë e zeza të dëshpërimit  donte t’i jepte fund jetës. Kudo kërkonte shtegun e vetëm të dritës, por veç hone dhe hije që e ndiqnin pas si erenitë e mallkimit. Dukej i pashpresë dhe për më tepër ishte pushtuar nga një rrëmujë totale mendimesh, nga ato më absurdet deri tek pakuptimësia  e ndërgjegjies  për të ftilluar dhe kthjelluar arsyen e vërtetë. Papritmas brofi përpjetë. Një mendim i  shkëlqyer  u përftua në mendje e tij, pikërisht kur ishte në kulmin e krizës dhe ishte pranë vdekjes. Po arrinte të shikonte të vërtetën.

“ Shpirti i njeriut ka një aftësi të çuditshme që të arsyetojë në çaste kulmore. Dëshpërimi i thellë në agoninë e monologut të zi për vdekjen diskuton të gjitha tezat e mundshme. Logjika përzihet me përpëlitjen dhe pluskon në stuhinë e përzishme të mendjes. “

Ndjente një hallaktje misterioze nga thirrja e humnerës së brendshme. Trutë i zienin si furrë. Ç’ farë po ndodhte me të? Ç’ forcë e keqe e kishte zaptuar dhe po e bënte të humbte gjykimin?

Jeta ishte e shenjtë si mund të mendonte vdekjen, kur kishte shumë gjëra për të realizuar?!

E dinte që të dobëtit dorëzoheshin, por ai nuk ishte i tillë. Iu kujtuan gjithë njerëzit që do të vuanin për të dhe u betua që asnjëherë nuk do ta shkonte nëpër mend vdekjen. Kishte shumë më tepër arsye, se pse duhej të jetonte dhe ç’ farë idesh kishte ende për të shprehur përbrenda misionit të tij.

Edhe ata që ndoshta ndiheshin si ai në momente të vështira, s’ duhej të kalonin kurrë pragun e fundit dhe të zgjidhnin  largimin ose më mirë fshehjen nga realiteti përjetues. Gjithçka  ka një kuptim dhe asgjë nuk është e rastësishme, edhe kur nuk sheh rrugëzgjidhje nga turbullimi i mendimeve dhe ndjenjave të lënduara njëkohësisht.

Tashmë e dinte, se duhej të vendoseshin ekuilibra të rinj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s