Poezi nga Agetina Ruqi
Bekim lotësh
Po ta takoja unë “lotin” tënd
Luftë ndjenjash do të nisja
Mos i kërko lotët e mi
Janë mes nderit e lavdisë.
Kulti i inkopetencës të çon në shkatërrim
Kurrësesi s’ e njohe brendësinë time
Takimi i lotëve humbet çdo kuptim
Fuqinë e dashurisë sublime.
E bukura, artistikja, duhen kërkuar
Barazi gjer në zgjerim total
Egzistenca e lotëve të bekuar
ësht’ fjala magjike (të pakteë) Më fal!
(Për ty)
Erdhe në dhimbjen time
Ashtu padashur, si relike
Nuk e di s’ e ku ngjasojmë
N’sy e n’vetull, a në shpirt.
Një valle “tango”
E imja ësht’ kënga ..tingujt, ritmi
Dhe netët e para të këtij janari
Ish’ mike imja e atij viti
një rrudhë fisnike, qe s’e zinte balli
Një disk i vjetër heshtur rri
T’ më kthejë prapa, mbase nuk do
e vogël jam sonte.., si një fëmijë
Nis të mësoj një valle “tango”.
Një qiell larg
Në qiellin kaltërsi
Luhatja e lehtë shpërndan ëmbëlsinë e ditëve t’ mia.
U ktheva me mall të ri
Tek një breg i huaj
Dëshmi dëshpërimi
Më bën prap të vuaj.
Pasthirmë…
Sa të thirra gjer në mbrëmje
Në mëngjes u bëre dritë
Në trishtim prehje s’ po gjej
Lotin dhimbjes
do t’ ja kthej.