Cikël poetik nga Bedri Dula

b

Cikël poetik nga Bedri Dula
 
 
SHQIPËRI
 
Ah ! Shqipëri bashkoma atë copë Çamëri
Gëzoma Jonin e Janinën e Arbërisë
Atë copë Toplicë tek molla kuqe bashkoje
Gëzoje Karadakun e të bukurën Luginën
Kthema në rrënjët e trugut tënd Malësinë e Ulqinin
Gëzoje Shkodrën, liqenin e Detin pa kufi
Merre në gji të bukurën Ilirida me diellin e kuq
Gëzoje Kosovën në fusha e bjeshkë të nalta
Mblidhi copat nga jugë e veri,përendim e lindje
Gëzoi trojet e bukura pellazgo – ilire në një
Shqiponja e lirë të fluturoj mbi fusha e male
Gëzoni gurrat e bukura ku shqip flasin zogjët e gurët
Shqipëri me zemër të madhe bashkohu edhe Ti,,,!
 
 
 
TI…!
 
Erdhe me shikime rrezësh
Si perla në thellësi deti
Në qerpikun e fjetur nate
Mbi lëndinën e syve kristali
Shpërndarë valësh si hije drite….
Në fije flokësh mbështjellur
Aromë trendafilash
Nektarë buzëve dehur
Mbytur n’agoni yjesh
Si shtizë gjuhë mjalti
Shikime akujsh shkrihën
Skalitur në piktura arti….
Ndizën llampat e shpirtit
Melodinë e zemrës vrasin
Nëpër patiturat e yjesive
Karizma emblemash ngjitur
Në maje galaksish shndërrisin
Mbi qiejt e lagur nga retë
Zogjët mbi vetulla shkruajn fatin
Në kopshte bulëzojnë lulët
Skofjare rritur mbi zjarre
Si rreze dielli varur n’amshim…!
 
 
 
NATË……!
 
Mos e fik atë dritë
Nata në petkun e errët u mveshë
Hënëza lozonjare braktisi qiellin
bulevardet e boshatisura heshtin
Flasë vetëm me rrathët e vetmisë
Shtegu i vetëm në dritarën e krisur
Shpresa në të cilën zogjët pushojnë
rrugicat mbesin si pirgje t’errta
Shtigjet e zymta shikimet zbehën
Rojet vrasin nëpër skutat e pijetorve
Në sheshët misterioze k’ti qyteti t’akullt
Atë dritë mos e fik
Të vetmin shtegë tek ata sy gjëjë
Në dhomën me perde t’hirta bëje një vend
Edhe nese dritën fik të rigjëjë përseri
Valët e shpirtit edhe nëpër erresirë me dërgojnë aty
Mos e fik atë dritë
Sa harqe dhimbjesh mbysin t’vetmin shpirt….!
 
 
 
SIMFONI E HESHTUR…!
 
Kohës mekatare sytë ju vërbuan
Dielli vononë zbardhjën e shikimeve
Hëna më pak loti qanë vetminë
Yjet shtigjeve t’errta tretur n’largësi
Shkëndija të lehta s’arrinë tek ti…!
Vetëm me një lule trendeline
Zbardhi dhe ngrysi në t’ hirta kujtime
Në ëndrrat që zgjuan bebzat e fshehura
Kanarinat shtegtuan aromë buzëve zjarri
Përkdhelin si tërfili shpresat e humbura
Në melodinë e kitarës mbi tela varur….!
Mbase nata përtyp t’trishtat mendime
Në shpirtin e dhimbjes nga malli i dashurisë
Të gjitha kujtimet zgjohen si valë deti
Zjarrin e fjetur nuk e shuajn lotët e syrit
As dritë e mekur nëpër fijet e mendafshta
Përhumb në valsin e qerpikeve t’etur
Si dallandyshja në t’huajat strehë ……!
 
 
 
JETA….
 
Si hije fluturash pirgjeve t’kaltërta
Gërryen ngapak shterpsinë e kohës
Ndjenja eksituese kriztalizohën n’shikime
Në zemër akujt shkrihën n’krater zjarri
Valësit e natës bjerrin kotësin simfonike
Në të dashurin shpirt lozin djajt marrëzisht
Grisin rrënjët e imazhve tretur reflekshësh….
Ëndërrat i vetmi ngushllim krehin shpresat
Me fijet e mendafshta mbysin trishtimin
Në bebzat e perlave të syrit varën yjet
Ujvara stolisur me ngjyra gënjeshtrash….
Mbi lëndinën e vetullave si oqean i zbrazët
Grimcohen petalët e zverdhura vjeshte
Premtime boshe me dafina çelur pranverash
Iluzione që pikturohën me ngjyra vajguri
Në oazën e braktisur stolisur unaza t’vjetra
Virgjëreshat me varse buzësh harlisur
Mbi muzat e bardha në hijet misterioze
Ndizën e shuhën si flakë kandili pafundësisht….!
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s