Shtëpia Botuese “NACIONAL” publikoi vëllimin poetik “Sonte dyshoj që yjet shuhen “ të autores Nexhi Baushi dhe redaktim nga autori Sokrat Habili

16344420_10207689307221865_205090892_n

Shtëpia Botuese “NACIONAL” publikoi vëllimin poetik “Sonte dyshoj që yjet shuhen “ të autores Nexhi Baushi dhe redaktim nga autori Sokrat Habili

Ishte ditë hëne atë vit dhe dita e ekuinoksit të pranverës. Në një nga lagjet më të vjetra e më të dëgjuara tiranase, pranë “Selvisë” herët në mëngjes u dëgjuan të qarat e një foshnje të sapo lindur nga nëna më e ëmbël dhe babai më i bukur në botë. Erdhi kështu në jetë vajza e nëntë e Ajdin Baushi, i cili priste me ankth prapa derës së dhomës. Shpresonte ky baba, që perëndia do t’i dhuronte një bir trashëgimtar. Të qarat e foshnjes përtej derës e shkundën nga përhumbja, kur u gjend papritur përballë me gjyshe Hatixhenë, që mbante në krahë një foshnjë me sytë mbyllur, rehatuar në pelena. E ndjeu në krahë atë krijesë të brishtë, por jo, nuk qe e thënë, zëri i gjyshes e solli për së dyti në vete kur e urojë për vajzën, duke pritur që ai ta bekonte! Vitet rrodhën si ujë dhe foshnja e vogël u rrit e u bë një zonjushë plot hire. Për prindërit vogëlushja ishte një yll që ndriçonte netët e bukura të jetës plot halle e derte. Zoti kishte krijuar netët e stinëve për të na kujtuar se sa shumë njerëz dhe jetë ka. Sipas babait çdo yll simbolizonte një jetë, dhe kur nga qielli shkëputej një yll, na thoshte se në tokë shuhej një njeri. Babai trishtohej e lutej për ne, nëntë yjet e tij, sepse i kujtohej nëna, që e la të vogël jetim. Kur qielli ishte pa re dhe i falte dritë tokës, babai kthehej nga puna i shoqëruar nga hëna e plotë ngjyrë rozë. Pasi na puthte me radhë ne vajzave, do të ulej në shilten e të vetmit minder që kishte kuzhina modeste e do ja merrte shtruar e ngadalë këngës së tij të preferuar me atë zërin aq melodioz, e do të këndonte atë këngë malli e dhembje nën tingujt e kavallit të vjetër trashëguar brezave. Ishin momente sublime që i prisja me padurim strukur pranë atit tim, ndërsa truri i njomë thithte me etje tinguj e poezi. Në shtëpinë e vjetër tiranase fluturonin notat muzikore të cilat shndroheshin në melodi të ëmbla e përhapeshin të aromatizuara me aromën e jargavanëve që mbushin oborrin e kalldrëmtë të atyre viteve.

Në shpirtin tim kishte veç poezi.

“Sonte dyshoj që yjet shuhen”.

 

nexhi

Autorja

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s