Poezi nga Sofia Doko Arapaj

sofia-doko-arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj
 
 
Stolit jeshil
 
Në lulishten e qytetit tuaj
dikur, dikur, qyteti im.
një stol jeshil, më bën të vuaj,
ajo gozhdë e tij, në shpirtin tim…
I thashë t’ a mbajë gojën mbyllur!
Mos të më flasë për kohw rinie!
Se… çelin Vjollcat e sa herë çelin,
dëgjojnë e vdesin prej mërzie…
 
 
 
Kujdesu për mua
 
Kujdesu për mua,
se gënjehem shpejt.
I qepem dritës,
si xixëllonjës atëherë…
Po u vrava,keq,
më duhet të vdes e…
kush dëgjon,
tringëllimat në ferr….
 
 
Gratë e përrallave
 
Nëna mua më lindi me të meta të mëdha,
akoma besoj në përrallat për burrin…
gjoja…, se do shkoj në qytet
do me blejë një fustan të ri,
ah–hahaaa,
hedh fustanin e vjetër në zjarr,
dhe shoh veten në pasqyrën e flakëve…
Nuk jam e keqe, jo,
por vetëm se, …zhveshur lakuriq…
Gjithmmonë, i njëjti fund,
shfaqet burri, pa fustan në errësirën që vetëtin,
dhe flakët… prishen në trup të huaj.
Derdhem në imazhet e shpresës,
si filmat e ngadaaaaltë,
një dorë pas, një mbrapa, vrapooooj…
vrapoj të arrij gratë e tjera të përrallave,
Vetëm se, ato janë më të ndershmet deri më sot…
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s