SHALIMI I KUAJVE TË HUAJ / Nga: Rexhep SHAHU

SHALIMI I KUAJVE TË HUAJ

 

Rexhep shahu

Nga: Rexhep SHAHU

Nuk ka terror islamik apo rrezik të terrorit islamik apo çfarëdo lloj terrori fetar në Shqipëri.

Kush e ndjell, e stis apo e lut, do të zhgënjehet. Shqiptarët asnjëherë nuk kanë shaluar kuajt e huaj. Feja, cilado qoftë ajo, nuk ka qenë, nuk është e nuk do të jetë kurrë as urë bashkimi në dhunë e për dhunë a terror, as humnerë ndarje për shqiptarët.

Shqiptarët nuk janë imun nga vrasjet, terrorizmat mes bandave, por nuk mund t’i ngjyrosësh me islamizëm krimet në Shqipëri.

Nëse ka probleme terrorizmi dhe natyrisht, nëse guxohet të shihen në sy apo të zgjidhen, ato janë me një lloj terrori tjetër, me terrorin e skamjes, urisë, varfërisë, përbuzjes, talljes, shpërfilljes, indiderencës qeveritare ndaj një mase të madhe shqiptarësh në hapsirën e tyre. “Kënduar” me ato nota të larta që “kënduan” krerët e shtetit, tek shqiptarët qeveria ushtron dhunë e terror shtetëror me paqartësinë e saj, me paaftësinë e saj, me pazotësinë e saj, me diferencimet e saj ndaj shtetasve. Terror live me tritol ushtroi qeveria për të groposë para të pafundme shqiptarësh. Në burg për arsye banale, për fatura energjie, fut njerëz qeveria e aty njerzit pastaj varën vetën. S’ka administratë civile këtu që zgjidh problemet e qytetarëve por duhet kudo priu policia me uniformë.

Me arrogancën e saj, sikur shteti është vetëm qeveria, e cila me zell të pashoq ua ka vënë shkelmin në kokë e don t’i fundosë thellë në tokë shtyllat e tjera të shtetit, për të dhënë mesazhin e gabuar se shteti është qeveria dhe askush e asgjë tjetër. Sikur pushteti në këtë vend është vetëm qeveria e askush e asgjë tjetër. Sikur këtu s’ka parlament, që në fakt është shtojcë e vullnetit të qeverisë, s’ka pushtet drejtësie, pasi drejtësi bën e shpall vetëm qeveria, s’ka media e shoqëri civile, pasi media është pushkë druri me leje apo çifte me kripë në dorë të qeverisë dhe shoqëria civile është grup skuadrash ushtarake me veshje civile në shërbim e roje të qeverisë.

Arroganca e lumi i turbullt i fjalimeve qeveritare që sjell kërcunj e gurë urrejtje sa herë vërshon, duhet të ndalet nëse don të mos derdhet ajër terrori e urrejtje në tokën e qiellin e shqiptarëve.

Shqiptarët shkojnë në Siri se nuk u premton asgjë atdheu i tyre. Shkojnë për rrogë, për punë e nuk shkojnë për fe. Nuk ka shqiptar që i ha palla për fe, për terror islamik apo çfarëdolloj terrori të bardhë a të zi, të kaltër apo rozë.

Kur nuk i punëson e nuk ua siguron jetesën atdheu, bien pre e krahëve të tjerë që i presin “t’i përqafojnë”, që i paguajnë, u japin rroga edhe pastaj edhe i përdorin. Atdheu as nuk i punëson as nuk u krijon mundësi, shanse. Ndoshta është atdheu I vetem që nuk të ofron punë dhe mungesa e vendit të punës të bën skllav, skllav seksi, depresiv, të deshpëruara, të padobishëm, kontigjent kazanësh…

Një pjesë shqiptarësh që arrijnë të hyjnë ilegalisht në shtetet e perëndimit e të punësohen, bëhën shembull atje ku punojnë. Ata që nuk mundën të hyjnë në shtetet e perendimit, ndodh që të “punësohen” në ushtritë e terrorit, por asnjëherë jo për fe, për asnjë lloj feje. Këto janë alternativat aktuale të shqiptarëve që ua mundëson qeveria, emigrimi ose të bëhen pre e mercenarizmit në vatrat e luftrave.

Kur nuk i punëson njerzit në vend, t’i punëson ndokush tjetër. Si ajo thënia e moçme dhe gjithmonë e re, kur nuk e punon vetë arën tënde, ta punojnë të tjerët.

Vende pune këtu trumbetohen fasoneritë dhe call center. Fasoneri ose skllavëri e re moderne e grave e vajzave shqiptare, skllave të kooperativave e ndërmarrjeve të djeshme. Ndaj disa vajzave e grave, që e refuzojnë fasoneritë, këtë skllavëri të re moderne të qeverisë, u është ofruar një mundësi tjetër : mbani shamia në kokë, vishuni me veshje jo shqiptare, enduni kot udhëve të qyteteve e fshatrave, demostroni veshjet e femrave të mbuluara dhe paguheni së paku më mirë se sa në fasoneritë e qeverisë. Si edhe mjaft djemve që u thuhet mbani veshje të caktuara me pantallona mbi kockën e këmbës, mbani mjekra të palame dhe natyrisht për këtë mundim, paguheni kënaqshëm, jo vetëm për të mbajtë familjet por edhe për të bërë ndonjë riparim e kompletim të banesave me pajisjet e duhura.

Në mbledhjen për sigurinë kombëtare, të sigurtë në harmoninë e tolerancën e skajshme fetare mes shqiptarëve, krerët e shtetit nuk pyesin e nuk mendojnë kurrë se sa i paguan shtetit institucionet e veta fetare në vend. Sa lekë u jep shteti bashkësive fetare të Shqipërisë. Nëse nuk u jep shteti, do t’u japë dikush tjetër, që është i interesuar t’i marrë peng institucionet tona fetare dhe të përpiqet t’i përdorë kur t’i duhen. Fati ynë është që institucionet tona fetare e kanë patur mision të pacënuar kurrë çeshtjen tonë kombëtare. Ky është fati ynë, paravësisht se shtete të ndryshme kanë dajritë ndonjë komunitet tonin fetar qoftë edhe me investime bamirësie.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s