Poezi nga Anita Hoxha

arianita Hoxja

Poezi nga Anita Hoxha

 

E nëse ti nuk vjen

E nëse ti nuk vjen unë netëve do të pres gjatë
E n’oborre dritën ndezur si fari mes detit do ta lë
Frikë të mos ndjesh kur t’vish i vetëm nepër natë
Unë hënës do ti lutem rrugën ta ndrijë e vec atë

E nëse ti nuk vjen unë me gjethet trotuarit do t’luaj
Kohën kur ti shkove do t’kujtoj asaj rruge s`di ku
Si një dritë e artë brenda zemrës time do të ruaj
E me atë dritë udhëkryqeve do t’kërkoj sytë e tu

E nëse ti nuk vjen nga mungesa malli yt do të vij
Si meteorë mes qielllit dhe yjeve do shihemi
Ne si zjarre kujtimesh do t’ndrijmë e ndrijmë gjithnji
E prej ankthit t’dashurisë e mes pritjes do njihemi.

 

Nga malli i saj

Viteve larguar ai u kthye në shtëpi
Kohë e gjatë kaluar larg zemrës saj
Kyc i ndryshkur sikur i foli sa cudi
I shkreti burrë nuk dinte nga t`ja mbaj

Braktisur shtëpia mbetur pa njeri
Rrobat thërrisnin andej këndej
Kishte mbetur dhomave vec malli tij
Gjurmët e saj s`mund dot ti kthej

Tutje hedhur një kornizë e madhe gri
Foto që buzëqeshte dhimbjes pafund
Të dy përqafuar në të bukurën rini
Kujtime që koha i kthehu në shkrumb

Karfica blu e saj në tokë hedhur
Duarve ju drodh ju duk zjarr i ndritur
Silueta saj si zanë flokët mbledhur
Trishtimit fliste shumë të kam pritur

Burri i gjorë mbetur n`mes dhomës
Nata vejushe hodhi këmishën e zezë
Si ëngjëll ajo luante mes yjesh e hënës
Me hijen e tij fliste deri në mëngjes

Sy perlotur te sirtari i zbrazët i saj
Peshqir i bardhë ca fije floku mbetur
Ju duk sikur celën qindra lule maji
Aroma e trupit t’saj akoma e patretur.

 

Baba sikur të vije ti !

Shiu filloi të binte si i cmendur
Lumenj zgjateshin syve të mi
Retë njëra tjetrën shtynin dëndur
Buzëqeshur baba mu shfaqe ti

Mu kujtua papritur cadra e vjetër
Kohë gjatë mbështetur në sallon
Ah baba më ktheve në kohë tjetër
Oborrit të shkollës ,prisje gjithmonë

U ndala para cadrës syt me lot
Bojë dalë prishur në ca vënde
Në duar e mora,e të kujtova sot
Malli e mori, të voglën bijën tënde

Në këtë dimër të ftohtë, e me shi
Më mbështolle kujtimeve ngrohtë
Ajo cadër e vjetër mbajtur nga ti
DiellIin pranveror solli shpirtit sot.

 

Një ditë

Kur të lexosh ti zemrën time
Si një ditar kujtimesh shkruar
Mos u perhumb ti në mendime
Sa herë kam humbur e kam fituar

Mureve të saj do kërkosh si fajtorë
Atë fronin që ndërtova për ty dikur
Lotëve do pyesësh veten me orë
Cudi dhe zemra ndërton mur?

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s