Poezi nga Petrit Sulaj

HUMBËSI I MADH

Koka ime,
figure gjeometrike e papërcaktuar qartë;
brenda kontureve të saj,
zihen e puthen një milion humbjet me dhimbjen.
Koka ime natë e gjatë e ditë e shkurtër:
pesë dekada,
që kristalizon lehtë një pikë vese
mbi krahët e një fluture,
po të dojë.
Humbjet e mia,
mos të ju mbajë mendja kot
dhimbjen time nuk e dëshpëroni
dhimbjen time dot nuk e lodhni
dhimbjen time kurrë nuk e shuani.

E ti bukuroshe
me emrin ” humbja e radhës”
më thuaj pse heziton,
pse nuk e vë né lëvizje mokrën e mullirit
me forcën e turbinës sé ujit?
Ti zonjushë hileqare,
pse pret tinëzisht dorëzimin tim?
Ti bukuroshe me kengen e kukuvajkes ne buzë
e me paraqitjen e rremë të gjigantit të vrarë.
Humbja ime e radhës,
mos bëj numra,
e di qe je dinake
e di që do mbish kapriçioze
si një kerpudhë livadhi pas një shiu tetori.

Humbjet e mia
Më parë se të vinë
të më përshëndesin intelektin;
shiun që kullon nga ulluqet
e bëjnë thithka gjiri
të ngrira pa ngjyrë
që përkujdesen aq shumë,
të mëkojnë kaplloqen time
këtë metamorfozë gjeometrike të përjetëshme
tendencë unike për torturë
që nuk do marrë fund kurrë.
Sa gjëra kam humbur, sa shumë…
pikat e shiut dhuruar tokes nga qielli
janë më pak se humbjet e mia…
Numëroni pikat e shiut
pastaj hajdeni të bisedojmë
një për një rreth tyre.

Pesë dekada humbje janë dyqani i pengjeve
Ku kam lënë peng dhimbjen time gjithë jetën.
Dhimbja,
rruli i vetëm që i kris lëvozhgën intelektit tim.
Nje dimër pa dhimbje nuk del gjallë në pranverë.
Vetëm kur koleksionoj humbjen e radhës
kam rast të gjej para këmbëve pasuri të patundëshme.

Vetem pasi e humba fëmijërinë
e jo më parë,
kuptova se sa e pafajshme është
kjo moshë;
pastaj humba adoloshencën
duke bërë pyetje e mos marrë përgjigje
e bashkë me të dhe një dashuri,
sytë e të cilës
më ndjekin dhe sot
si ndjek korniza,
kuadrin më të bukur të Van Gogh- ut
ngado që e çojnë njerëz pa talent.
E humba dhe rininë
duke bërë punë pleqsh
e ja ku jam
këtu mes jush
një kampion né humbje
që nuk është ngopur akoma me dhimbje.

Shkretira nuk ka kuptim po të ketë stinë
shkretira nuk ka kuptim po të ketë pranverë e dimër
njeriu nuk ka kuptim po mos ketë humbje
njeriu nuk ka kuptim po të mos ketë dhimbje.

Kam humbur birin tim të vetëm
ditë për ditë
si humb varfanjaku pa një grosh, pasurinë
kam humbur interesa
dëshira, pasione, ëndërra.
Nuk pi më duhan
nuk ha ëmbëlsira
nuk pi raki
nuk më pëlqen sporti
politika më neverit me keq se kaka
kam humbur vese e vyrtyte
dhe flokët;
madje kam shkuar
deri afër idesë fikse
për të mos ndryshuar
dhe më besoni e humba dhe atë ide.

Kam humbur e do të humb sa të jem gjallë
e një milion humbjet e mia
një fitore ma kanë dhuruar:
qëndrushmërinë
për të pritur me dinjitet
humbjen e radhës.

gusht 2012

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,226 hits

June 2018
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List