VEÇANTIA E LIGJËRIMIT TË GUXIMSHËM POETIK – poetit  Agim Desku! / Nga Musa Jupolli

VEÇANTIA E LIGJERIMIT TË GUXIMSHËM POETIK

Tashmë talenti prej krijuesi i Agim Deskut, po shenjon pashlyeshëm të gdhendurat në shiritin e letrave, duke vënë kështu një dëshmi të një pene të spikatur. Vargjet e tij, kanë thyer  muret  e temave tabu dhe po futen pashmangshëm tek lexuesi, duke i krijuar njëkohshëm edhe ndjenjën e kënaqësisë së të qenurit shijues i fjalës artistike.

Dhe vërtetë, pena e spikatur e krijuesit Agim Desku, sjell në sirtarin e letrave shqipe tema të paprekura gjer më tani, aq më shumë të spektrit parapsikologjik, që kanë të bëjnë me brishtësinë poetike, ku bota e ndjenjave dhe përjetimit përballen me një botë ku dëshira për të mbisunduar përpiqet të ngre krye. Nga ky kundrim, guximi i tij, shfaqet si  kod i dëshirës për të jetuar në botën e përjetimit të ndjenjës së ekzistencës, spikatur me varg të rrjedhshëm, mendim të qartë, të mprehtë si dhe figurshmëri të lartë teoriko-estetike.

Në spektrin tematik, tek vëllimi me poezi ,,Fishtiane’’i autorit Agim Desku vërehen qasje prej arti të lartë, ku mbisundon estetika e lartë vetëkuptueshëm kjo ngërthyer në penën e tij të spikatur, ku jeta shpaloset si nocion prej arti. Madje, herë-herë, tematika e vargjeve merr aq guxim sa hovi për të bërë jetë, tejkalon përmasat e imagjinares, sa lexuesit në radhë të parë i duhet të ndalet me një frymë, e herë-herë të ndalojë frymëmarrjen, për ta parë veten si pjesë e atij përjetimi të çiltër poetik.

Duke krijuar vargjet origjinale të tij, dhe pse jo edhe veçantinë e ligjerimit, Agim Desku po shënon tashmë plejadën e autorëve, të cilët në fushën e ligjerimit poetik, i llogarisim për të guximshëm dhe jo pa talent!

 

Dy fjalë për poetin Agim Desku

Një derdhje e bukur poetike, estetike në filozofi arti  n’vargjet e vëllimit , “ANATEMË E PATHËNË”

Hipoteza  e shekullit tonë, liria e fjalës, n’betejë me “dekadencën”, penë në vallëzim të dheut që e lindi, dhe na del si kalorës i memoareve në një kohë ku arti dhe filozofia, arti dhe politika kërkojnë mirënjohje, përputhje me jetën e njeriut tonë, me gjendjen shpirtërore të shoqërisë sonë.

“ Syri i qetësisë”, poet i  jetës n’adhurim të paqes dhe shkrimit, vlerat më të larta të njeriut, mjeshtër stili, vargje “të gabuara” me një veshje të bukur poetike. Vargjet e poetit, kronologji imagjinare, me ngjyra të refuzimit psiko-dialektik, lirizëm i  kërkuar. Historia  e vargut të poeti, Agim Desku, është kuptimi i jetës me mesazh kombëtar, i  angazhuar, ironi elokuente n’udhëtim që ta njohim vetveten, po edhe vargje debati padyshim.

Me poetin Agim Desku, pimë kafe shqiptare, zaten kafet shqiptare kanë  idenë e letrave të bukura shqipe. Vargjet e Deskut janë me zë e ngjyra të qiellit tonë, aty ku n’maje mali takohen historitë e legjendave arbërore, arbëror që është ai vetë .

Poeti Desku është edhe dedikues, zgjedh figurat që ndritën çështjën kombëtare, penave t’arta merr guxim t’u thotë fjalë që burojnë nga shpirti .

Jo rrallëherë u shpërblye me çmime të larta, modestia e të cilit veç sa i dha edhe më elan dhe elegancë, martesa më e bukur e një krijuesi të vyer , ku penë e ide ndahen

këndshëm . Agim Desku, “n’fajësi pene” quhet poet ! Askush nuk lindë poet, po dashuria për njeriun, dheun e vet, artin, e bënë atë Poet !

Diellit dhe Penës nuk i zihet drita, ndaj Poeti dhe Dielli artësojnë mendje, e mveshin Atdheun ma t’arta, dhe  lexuesit i dhënë ide e frymëzim ndërgjegjësie, respekt dhe

mirëkuptim me një shoqëri n’idealin e së cilit edhe natyra i buzëqeshet .

Vargjet janë lumenj që burojnë dhe nuk shterin, janë valë deti që formojnë nota jete, janë dashuri që rinojnë lexuesin, janë shtojzovalle që ushqejnë shpirt .

Në këto valë-rrjedhash notojnë dhe udhëtojnë edhe vargjet e poetit Agim Desku, me to udhëton edhe lexuesi !

Kur shkruan vargje, një kafe me një gotë raki, një verë rrushi t’ardhur n’gjenezë nga Iliria dehjet janë veç se poetike, janë “gabime” të dashura arti !

Duaje vargun që ta duash Atdheun,

Duaje Atdheun që të dashurosh,

Atdhe dhe Varg janë ushqim e dashuri për jetë …(m.j)

Poeti, Agim Desku, me xhelozi mbron kulturën, trashëgiminë e saj në kujdes që të vazhdohet deri majat e maleve tona ku flitet me qiellin e dëgjohet zëri i ëmbël i shqiponjave …

 

Nga: Musa JUPOLLI

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s