PJETËR BOGDANI
KRIJIMI I RROZULLIMIT
Parë se qiellja, dhe, deti e zjarmi
Ishte, kje zjarmi, dheu, qiellja e deti;
Ma shempton qiellja dhenë e detinë zjarmi,
Se ku ish qiellja, dheu, zjarmi e deti.
Aty ishe dheu, qiellja, deti e zjarmi:
Dheu qiellnë mbëlon e zjarminë deti,
Qiellja, deti ende zjarmi ishte ndë dhet,
Dheu, zjarmi ende qiellja ishte ndë det.
Mbë qiellit nuk’ ishte as yll as diellī
Qi me dritë të vet zbardhën dritë të rë,
As hana delte me dy të rgjanta brij,
As prej qiellshit vinte ndonji rreze për dhë.
As dheu si shqype nalt qëndron e rrij,
As niegullë me shī, as breshën, as rrëfē,
As deti me valë epte të madhe gjamë,
As lymënatë me breg ishin zanë.