Poezi nga Monda Hamitaj
Nuk e kisha njohur më parë at’,
mu shfaqe para syve si shqiponjë,
në të 100 -ntat e sekondës e pashë
Dikush thirri: “Është heroi ”
Sytë më ngelën nga ike ti
në duar mbaje fëmijën që nga
aksidenti shpëtove ,
drejt spitalit rende si rrufe,
nga vdekja fëmijën të shpëtoje.
Kisha ngrirë mes rrugës, s’ fola ,
Gjithë sheshi mu kthye në fushë lufte,
mes plumbash pashë heroin tonë ,
që plumbat i kthente tutje.
Si dhimbsej jeta e tij,
me vdekjen kishte hapur duel,
” Largoju prej njerzeve lubi,
deri në varr do të ndjekë !”
Duar që zgjateshin mes plumbave,
Heroi i largonte prej luftës që shkrumbonte,
si shqiponjë i mblidhte mes krahëve
dhe frymë prej frymës së tij i dhuronte .
Tani Ai ngrihej si ante para meje
sypatrembur mes rrezikut jetë shpëton,
shkëndija shprese sjell mes njerëzve,
Ti mbetesh përherë mes nesh, Hero!




























Leave a Reply